Connect with Us

“Nuk është e vështirë të ‘shesësh’ Shqipërinë”/ Yuri Kim tregon tri prioritet e saj

Politikë

“Nuk është e vështirë të ‘shesësh’ Shqipërinë”/ Yuri Kim tregon tri prioritet e saj

Publikuar

-

“Nuk është e vështirë të ‘shesësh’ Shqipërinë”/ Yuri Kim tregon tri prioritet e saj

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka apeluar për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri në 20-vjetorin e Dhomës Amerikane.

Kim tha se shteti ligjor duhet të forcohet në mënyrë që të ketë më shumë investime të huaja në vend.

“Ne duhet të punojmë së bashku për të kapur mundësitë tani për përmirësimin e Shqipërisë dhe për të siguruar më shumë mundësi për të rinjtë e talentuar shqiptarë”, shtoi Kim.

Ambasadorja theksoi se tri prioritet e saj janë demokraci, mbrojtje dhe biznes.

Fjala e plotë:

Dua të falënderoj Ilirin, Enion, Ministren Denaj dhe në të vërtetë të gjithë anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë që po na bashkohen sot online (përmes internetit), për mundësinë që të marr pjesë dhe të ndaj disa mendime me ju sot. Më duhet ta them, nuk e kisha përfytyruar kurrë se do t’i drejtohesha për herë të parë të gjithë anëtarësisë së Dhomës Amerikane në këtë mënyrë, por po jetojmë në kohë të pazakontë.

Pavarësisht nga rrethanat, 2020 shënon një gur kilometrazhi të rëndësishëm për organizatën, që shënon njëzetë vjet që nga themelimi i saj në Shqipëri. Në vitet e mi të shumtë në Departamentin e Shtetit, kam panë anembanë botës se si Dhoma Amerikane ndhmon krijimn e mundësive për Amerikën dhe për miqtë tanë. Dhoma Amerikane përfaqëson më së miri zërin e komunitetit të biznesit duke folur si një zë i vetëm,  për të ndihmuar në nxitjen e një mjedisi biznesi që do të rrisë tregtinë dhe investimet dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe vendit pritës, si dhe do të krijojë vende pune, mundësi dhe rritje ekonomike për të dyja vendet. Kjo është gjithashtu ajo që na sjell bashkë të gjithëve këtu sot.

Siç shumë nga ju e dinë, tri prioritet e mia për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri janë: Demokraci, Mbrojtje dhe Biznes. Kam dëgjuar se jam Ambasadori i parë amerikan që thekson biznesin, dhe më duhet ta pranoj se kjo më bën krenare.

Rritja e mundësive të biznesit ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve është një nga qëllimet e mia më të rëndësishme si Ambasadore e SHBA në Shqipëri. E di që të gjithë këtu ndajnë gjithashtu atë qëllim, dhe të gjithë ju keni një rol të rëndësishëm për të luajtur.

Më 3 tetor, gjatë vizitës së Keith Krach, Nën Sekretarit të Shtetit për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nënshkruan një memorandum historik të bashkëpunimit ekonomik midis vendeve tona, i cili besoj se është një arritje domethënëse në ngritjen e marrëdhënieve tona ekonomike që të përputhen me marrëdhëniet tona dypalëshe tashmë jashtëzakonisht të thella politike.

LEXO EDHE:  Analiza-Ndërkombëtarët në alarm/ Në Shqipëri të ardhurat nga droga më shumë se buxheti i shtetit

Hapi fillestar ishte shumë premtues, me firmën amerikane Bechtel që firmosi një marrëveshjeje për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, kontrata më e madhe e dhënë ndonjëherë një kompanie të vetme amerikane. Shpresoj që kjo të shënojë fillimin e një liste më të gjatë të kompanive amerikane që vijnë në Shqipëri.

Por, nuk mund të mjaftohemi vetëm me një hap të parë. Ne duhet të kemi vrullin për të bërë përpara me një Dhomë Amerikane të përkushtuar, të angazhuar dhe energjike, duke ndërtuar mbi sukseset e njëzet viteve të fundit dhe duke ecur në dekadën e ardhshme me një axhendë ambicioze. Kur të shihni mundësi për të rritur tregtinë ndërmjet vendeve tona, kapeni atë!

Qoftë nëse kjo është shpërndarja e produkteve amerikane në Shqipëri, eksportimi i produkteve shqiptare në Shtetet e Bashkuara, marketingu për turistët amerikanë, kërkimi i mundësive për ekskluzivitet (franshizë), nxitja e inovacionit në të ardhmen me teknologjinë amerikane, secila prej tyre ndihmon në forcimin e mëtejshëm të lidhjes midis vendeve tona.

Që kur kam ardhur, kam qenë dëshmitare e drejtpërdrejtë e sfidave me të cilat përballet komuniteti i biznesit dhe investitorët e huaj; të gjithë e dimë që shteti ligjor duhet të forcojë dhe përmirësojë integritetin e tij në mënyrë që investime të huaja direkte kuptimplota të vijnë në vend. Ekziston mundësi dhe potencial i pabesueshëm këtu për të rritur ekonominë.

Nuk është e vështirë të “shesësh” Shqipërinë nëse bëhet siç duhet; Shqipëria ka një qasje të jashtëzakonshme me botën përmes portit dhe pozicionit të saj strategjik si një pikë hyrëse në Evropë. Kostoja e punës është e arritshme për modelet e biznesit, popullsia është e re dhe e shkathët. Shqiptarët kanë disa nga aftësitë më të mira gjuhësore se çdokush, kudo në botë; shqiptarët janë të vendosur, punëtorë dhe mikpritës.

Ky është një terren pjellor për sukses dhe rritje dhe ne duhet të punojmë së bashku për të kapur mundësitë tani për përmirësimin e Shqipërisë dhe për të siguruar më shumë mundësi për të rinjtë e talentuar shqiptarë. Falënderoj cilindo prej jush është përkushtuar të punojnë çdo ditë për këtë përmirësim, duke shërbyer në bordin e Dhomës Amerikane, duke ndihmuar brenda komiteteve, duke sponsorizuar aktivitete dhe duke qenë anëtarë aktivë të organizatës. Me siguri ka shumë punë për t’u bërë, por komuniteti i biznesit përmes Dhomës Amerikane duhet të punojë që të ndikojë në politikëbërësit për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit.

Përmes këtij fokusi që bashkëndajmë, jam besimplotë se në njëzetë vitet e ardhshëm Dhoma Amerikane e Tregtisë do të jetë ende më e mira.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Publikuar

-

Nga

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pranishme në studion e “Ilva Now”, komentoi projektet ndërtuese për aeroportet e vendit. Ajo theksoi se qeveria shqiptare synon ta kthejë Aeroportin e Vlorës në aeroportin kryesor të Shqipërisë.

“Në Vlorën synojmë ta kthejmë në aeroportin kryesor të Republikës së Shqipërisë. Vlora do të ndërtohet me gjatësi tjetër piste. Tirana dhe Vlora do të jenë në garë me tyre, dhe kjo do të sjellë shërbime më të mira. Padyshim të gjitha këto që shkojnë në benefit të qytetarëve”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, që sipas Ballukut është konceptuar që të shërbejë si aeroport rajonal, përfitues i të cilit do jenë jo vetëm kuksianët që ndodhen në emigracion, por edhe qytetarët nga Kosova. Më tej, znj, Balluku shtoi se aeroporti i Sarandës është menduar të jetë një aeroport sezonal, që në thelb do ti shërbejë sektorit të turizmit.

“Aeroporti i Kukësit është aeroport rajonal, nuk ndërtohet vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë është Prishtina, por banorët e Ferizajt kanë më afër Kukësin.Është një aeroport për nevojat e asaj zone. Nëse ajo zonë ka emigracion, ato destinacione do të mbulojë. Aeroporti i Sarandës është aeroport sezonal që do të akomodojë nevojat e fluturimeve të posaçme, dhe flurimet do të jenë nga Prilli deri në tetor. Janë bërë të gjitha me studime”,  shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Tatimet forcojnë kontrollet/ Gjoba dhe bllokime biznesesh

LEXO EDHE:  Suedia zgjedh Shqipërinë si destinacionin “must” të 2018-s

Gazetari Neritan Sejamini u shpreh i bindur se aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u ndërtuar kurrë.

“Aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u bërë kurrë”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Publikuar

-

Nga

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u pyet mbrëmjen e sotme lidhur me kontratën e inceneratorëve, e cila sipas gazetarit Mentor Kikia është bërë brenda një dite.

Ahmetaj tha se kontrata nuk ëhstë bërë brenda një dite, ndërsa pretendon se është hartuar dhe negociuar për një afat kohor prej 4 muajsh.

Ai dekaroi në emisionin “Opinion se ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërsa impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

“Procedura ka filluar më 11/8 dhe që atë ditë ka filluar një procedurë në Ministrinë e Mjedisit, që kulmon më 16 dhjetor 2014. Fakti është që në 16 janë mbyllur procedurat. Kontrata nuk është negociuar për një ditë, ka ardhur dhe është paraqitur në ministri, është diskutuar, është çuar për aprovim në Këshillin e Ministrave. Të gjitha këto janë konseguencë e 4 muajve punë në emergjencë. Një qeveri që vendos të pastrojë plehrat, dhe do vazhdojë t’i pastrojë edhe në mandatin e tretë, ditën e parë foli me qytetarin e Elbasanit. Nuk është një ditë punë, është kulmimi i katër muajve punë. Duhet të çmontojmë një gënjeshtër. Nuk u hartua dhe negociua kontrata brenda një dite, por ishin 4 muaj punë. Ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërkohë që impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

LEXO EDHE:  Tritan Shehu: Dialogu, ai që zgjidh çështjet mes Shqipërisë dhe Greqisë

LEXO EDHE:  Analiza-Ndërkombëtarët në alarm/ Në Shqipëri të ardhurat nga droga më shumë se buxheti i shtetit

Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj. Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro, të cilat janë investuar nga privati, i cili nga shteti ka marrë deri në atë ditë 5.57 mln euro, pra gati ¼ më pak të këtij investimi. Autoriteti Kontraktor, që është Ministria e Mjedisit, ka paguar me firmë deri më atë ditë 5.57, dhe entiteti ka investuar gjithë asetin”, tha Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Publikuar

-

Nga

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” ku komentoi listën e kandidatëve për deputetë nga demokratët.

Kulluri tha se lista e PD-së do të jetë më keq se lista në vitin 2017. Gjithashtu ai tha se disa prej deputetëve në listën e 2017 kanë punuar për përçarjen e PD-së.

“Lista e ardhshme do të jetë më keq. Me disa përjashtime, 80 përqind e listës së 2017 ishte katastrof. Këtë herë do jetë më keq. Ne kemi përjetuar regjimin komunist në Shqipëri.

Degradimi demokratik do të jetë më i keq. Sa më shumë masivizon garën, aq më shumë ndriçon kryetarin.

LEXO EDHE:  “Opozita bllok kundër Reformës në Drejtësi”/ Frrok Çupi zbulon “planin” e Metës

LEXO EDHE:  Analiza-Ndërkombëtarët në alarm/ Në Shqipëri të ardhurat nga droga më shumë se buxheti i shtetit

Po ky që ka 7 vite që dështon, çfarë do të ndriçojë. Nuk më vjen keq fare për këta figura. Në atë listë kanë kontribuar për përçarjen e PD-së. Kanë qenë bashkëpunëtorë të hapur të Ramës. Janë njerëz që i kanë thënë marshalla djegies së mandateve. Zëvendësimi i tyre me disa të tjerëve, nuk ndryshon asgjë. Lista do të jenë ripërsëritje të anonimatit” ,tha Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE