Connect with Us

Nga nikotina tek heroina/ Dhjetë substancat më të rrezikshme për jetën e njeriut

Blog

Nga nikotina tek heroina/ Dhjetë substancat më të rrezikshme për jetën e njeriut

Publikuar

-

Nga nikotina tek heroina/ Dhjetë substancat më të rrezikshme për jetën e njeriut

Ndërsa të gjitha barnat mund të jenë të rrezikshme, sidomos drogat apo ilaçet që përdoren pa recetë, disa janë më të rrezikshme se të tjert. Vdekjet e lidhura me drogën, janë në rritje në Shtetet e Bashkuara, dhe jo vetëm. Disa substanca mund të jenë vdekjeprurëse edhe pas një doze të vetme, të tjerat shkaktojnë vdekje vetëm pas një përdorimit të gjatë në kohë:

1. Nikotina

Nikotina e marrë përmes pirjes së duhanit, shkakton çdo vit mbi 480 mijë të vdekur vetëm në SHBA. Duhani i shkatërron organet vitale të trupit, kryesisht mushkëritë dhe fytin. Pirja e duhanit, shkakton 90 për qind të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive, duke vrarë më shumë gra sesa burra.

2. Alkooli

Shkakton mbi 88.000 vdekje çdo vit në SHBA. Ai mund të ndryshojë gjendjen shpirtërore të njeriut dhe krijon varësi. Efektet anësore të përdorimit të alkoolit, mund të variojnë nga të folurit konfuz, tek simptomat më të rënda si sëmundja e mëlçisë dhe goditjet në tru.

3. Fentanili

Ky ilaç është një qetësues i fuqishëm i dhimbjeve, 50 deri 100 herë më i fortë se morfina, dhe 50 herë më i fortë se heroina. Vetëm në vitin 2016, në SHBA ndodhën 18.335 vdekje të lidhura me Fentanilin. Fentanili krijon shumë varësi, dhe lënia e tij mund të arrihet pas një rehabilitimi të gjatë.

4. Heroina

Heroina është një tjetër opioid sintetik, që krijon shumë varësi tek përdoruesit. Ajo është zakonisht e disponueshme në formën e pluhurit të bardhë, por llojet e tjera kanë ngjyrë kafe. Vetëm në vitin 2016, në SHBA vdiqën prej saj gati 16.000 njerëz. Varësia ndaj saj është shumë e lehtë, dhe shumë përdorues kalojnë shpesh në mbidozë.

5. Kokaina

Ashtu si heroina, kokaina çliron një sasi të madhe dopamine në tru, duke shkaktuar një ndjenjë euforie gjatë përdorimit. Abuzimi me kokainën mund të shkaktojë arrest kardiak, konvulsione, goditje në tru dhe vdekje. Individët që e përdorin atë, kanë përjetuar ndjenja të paranojës, rënies ekstreme në peshë, ankthit dhe depresionit.

LEXO EDHE:  Ja pse turmat po shkatërrojnë monumentet në SHBA

6. Metadoni

Metadoni u përdor për herë të parë gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të trajtuar dhimbjen
për shkak të një mungesës së morfinës. Aktualisht, ai përdoret për të trajtuar varësinë nga opioidet. Por përdorimi me tepri i tij, mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut dhe humbje të vetëdijes.

7. Oksikodoni

Oksikodoni, mbetet një nga ilaçet më të përdorura në SHBA, dhe është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve të lidhura me abuzimin me substancat. Vetëm në vitin 2016, në SHBA pati 6.199 viktima. Ky ilaç është popullor, pasi shkakton përkohësisht ndjenja lumturie, duke e zvogëluar ankthin dhe relaksuar mendjen.

8. Morfina

Morfina është një drogë sintetike, e nxjerrë nga bima e opiumit. Përdoret shumë në spitale
për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve. Morfina mund të thithet, injektohet ose pihet si duhani. Me të zakonisht abuzohet për shkak të efekteve euforike në mendje dhe trup, duke shkaktuar përgjumje dhe ulur nivelet e ankthit.

9. Metamfetaminat

Klasifikohet si një simulant për mendjen dhe trupin. Nga abuzimet vdesin çdo vit mijëra njerëz. Abuzimi më të shkakton dëmtime fizike të dukshme, që mund të jenë të përhershme. Disa nga këto përfshijnë rënien e shpejtë në peshë, dhe prishjen ekstreme të dhëmbëve. Përdorimi i saj çliron dopaminën në tru, dhe gjendja euforike mund të zgjasë disa ditë me radhë.

10. Xanax (Alprazolam)

Ky ilaç dihmon në trajtimin e ankthit. Shumica e vdekjeve nga Xanax, disa mijëra çdo vit vetëm në SHBA, ishin të paqëllimshme. Edhe pse disa e kanë përdorur Xanax për të kryer vetëvrasje. Disa nga efektet anësore më të zakonshme të Alprazolam variojnë nga konfuzioni, ulja e rrezikshme e rrahjeve të zemrës dhe gjendja komatoze./ Rehabspot.com-Përshtatur nga CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Keqkuptimi i madh midis shekullarizmit francez dhe botës islamike 

Publikuar

-

Nga

Keqkuptimi i madh midis shekullarizmit francez dhe botës islamike

Nga Pierre Haski “Internazionale”

Në një përpjekje për t’u përballur me Islamin radikal, qeveria franceze po përballet me një problem që shkon përtej kufijve kombëtarë:vështirësinë për ta bërë botën myslimane të kuptojë strategjinë e saj, objektivat e saj dhe kontekstin e veçantë francez.

Simbol i kësaj vështirësie janë kritikat që vijnë nga Universiteti i Al Azharit, institucioni antik islamik me qendër në Kajro të Egjiptit, që zakonisht konsiderohet si autoriteti më i lartë suni, me kushtin që koncepti të ketë kuptim.

Rektori i Al Azhar, Sheiku Ahmed Al Tajeb, reagoi shumë i zemëruar ndaj fjalimit të fundit të mbajtur nga presidenti francez Emanuel Makron mbi “separatizmin islamik”, duke e quajtur atë si ”racist”.

Ndërkohë Universiteti i Al Azhar, bëri publike një deklaratë të gjatë pas aktit makabër të prerjes së kokës së Samuel Pati, profesorit francez të historisë, vrarë më 16 tetor në Paris nga një çeçen i ri.

Deklarata dënon gjestin, por nga ana tjetër bën një kërkesë shumë specifike:miratimin e një ligji botëror kundër “shpifjes ndaj feve dhe simboleve të tyre të shenjta”. Me fjalë të tjera, vrasja e Pati nuk është e pranueshme, por as karikaturat mbi Profetin Muhamed.

Pranimi i laicitetit

Al Azhar, nuk është siç argumentojnë disa, ekuivalenti i Vatikanit për myslimanët. Nuk ka një Vatikan mysliman, dhe mbase kjo është pjesë e problemit. Në çdo rast, ky institucion mijëravjeçar mbetet një pikë referimi, edhe pa një rregullore imponuese.

Pikërisht me kreun e këtij universiteti, Papa Françesku rifilloi dialogun midis katolikëve dhe myslimanëve në vitin 2016, që ishte ndërprerë që në kohën e Papës Benedikti XVI. Dhe po me sheikun Al Tajeb, Papa nënshkroi një “dokument mbi vëllazërinë njerëzore” vitin e kaluar.

LEXO EDHE:  Mësimet e vërteta, që duhet të nxjerrim nga qasja e Suedisë ndaj Covid-19

LEXO EDHE:  A janë vezët të dobishme për shëndetin tonë, apo shkaktare të sëmundjeve të zemrës?

Në fillimin e vitit 2019, rektori i Al Azhar bisedoi gjatë me Emanuel Makron, gjatë vizitës zyrtare të presidentit francez në kryeqytetin egjiptian Kajro. Por kjo nuk e pengoi atë të lëshonte deklaratën e fundit tepër kritike për shefin e Elizesë.

Problemi qëndron tek pamundësia e një pjese të botës myslimane, tradicionaliste, edhe pse jo domosdoshmërisht islamike, për ta pranuar shekullarizmin francez, një koncept që mbetet shumë kombëtar dhe pak i eksportuar, edhe pse i vetmi vend që e ka kopjuar atë, Turqia, është aktualisht gjithçka përveçse jo laike.

Jehona e shtrembëruar e debateve dhe vendimeve të fundit të autoriteteve franceze, e ushqen këtë keqkuptim. Në Azi dhe Afrikë, kam takuar myslimanë që më pyetën se përse Franca po lufton Islamin. Për mua nuk ishte e lehtë t’u shpjegoja se pyetja nuk duhet të shtrohet në këto terma.

Emanuel Makron foli kohët e fundit për separatizmin, dhe do ta bëjë këtë gjë sërish gjatë homazheve ndaj profesorit të ndjerë Samuel Pati. Ndoshta presidenti francez duhet të shqetësohet edhe për adresimin ndaj pjesës tjetër të botës, duke trajtuar me kujdes një çështje që është bërë thelbësore jo vetëm për mandatin e tij, por edhe për imazhin ndërkombëtar të Francës.

Ai nuk ka pse ta justifikojë veten – tek e fundit ai jep llogari vetëm para francezëve – por duhet të përpiqet t`a bëjë veten të kuptueshëm, për të shmangur një përçarje të zgjatur në kohë. Nuk do të ishte e drejtë, që ai të lejojë qarkullimin e tezës se Franca është armiqësore, jo vetëm ndaj Islamit radikal, por ndaj Islamit në tërësi në botë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Sa shqetësohen investitorët e huaj për qeveritë autoritare në vendet ku ata investojnë?

Publikuar

-

Nga

Sa shqetësohen investitorët e huaj për qeveritë autoritare në vendet ku ata investojnë?

Nga Giulia Guerrini “Emerging Europe”

* Një nga keqkuptimet më të zakonshme në lidhje me regjimet autoritare, është besimi i përhapur se ato kundërshtohen nga biznesi. Koncepti se udhëheqësit autoritarë janë populistë anti-biznes, kundër liberalizimit ekonomik dhe globalizimit, është në fakt shumë larg realitetit.

Përkundrazi, një analizë e plotë e politikave autoritare, zbulon se korporatat transnacionale dhe udhëheqësit e biznesit, bëhen nganjëherë bastione të bazës elektorale që mbështesin udhëheqës të tillë. Në veçanti, ajo që mund të bëjnë regjimet autoritare, është të garantojnë një qasje të vendosur ndaj politikë-bërjes dhe stabilitetit që e dëshiron biznesi.

Stabiliteti mund të rrisë të ardhurat, duke siguruar një besim të shtuar në drejtim të strategjive afatgjata të kompanisë. Masa të tilla, si futja e taksës së sheshtë dhe shkurtimet në shpenzimet e mirëqenies sociale, mund të rrisin akumulimin e kapitalit për kapitalistët vendas dhe ndërkombëtarë.

Presidenti i Venezueles, Nicolás Maduro

Këto politika mund të kenë efekte të zgjatura, nëse zbatohen në një regjim ku kundërshtarët e kanë të kufizuar hapësirën për të konkurruar me elitën në pushtet, duke tërhequr kështu kapitalin e huaj, dhe duke e fokusuar pasurinë në duart e bizneseve vendase.

Gabor Sheiring, profesor në Universitetin Boçoni në Milano dhe ekspert në ekonominë politike hungareze, shpjegon se ky mekanizëm është shfrytëzuar me sukses të veçantë nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Që prej rënies së komunizmit në vitin 1989, Hungaria ka tërhequr gjithnjë e më shumë investime të huaja në vend.

Niveli i investimeve është përshpejtuar që kur Orban u ngjit në pushtet një dekadë më parë.

“Shumica e analistëve e përshkruajnë Orbanomics si një politikë anti-liberale, anti-biznes në shërbim të interesave të elitës politike dhe oligarkëve besnikë. Por, ky është një keqkuptim”- thotë profesor Shiering.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Ai shpjegon se pas zgjedhjeve parlamentare në Hungari në vitin 2010, politikat qeveritare në Hungari, janë të orientuara gjithnjë e më shumë drejt një grupi masash më miqësore ndaj biznesit. “Qeveria jep subvencione të drejtpërdrejta financiare si për bizneset kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Këto subvencione e tejkalojnë shumë nivelin e para vitit 2010, dhe janë më të fokusuara ndaj bizneseve kombëtare sesa më parë.

Qeveria i hapi dyert për biznesin vendas, duke ftuar figurat kryesorë të tij, dhe që ishin më pak të politizuar në të zënin poste në qeveri. Edhe politika monetare ekspansioniste e prezantuar nga Giorgy Matolzi si Guvernatori i ri i Bankës Qendrore Hungareze, shihet në mënyrë të favorshme nga bizneset”- thotë ai.

Rasti i Hungarisë, tregon qartë se format e qeverisë që devijojnë nga rruga e demokracisë së pastër liberale, nuk janë domosdoshmërisht një pengesë për bizneset. Edrju Hander, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Ukrainë, thekson se lloji i regjimit në vetvete nuk është kriteri kryesor që merret në konsideratë nga biznesi:faktorë të tjerë mund të luajnë një rol më të rëndësishëm.

“Së pari, bizneset kërkojnë pajtueshmëri dhe parashikueshmëri mbi atë që do të ndodhë.

LEXO EDHE:  Enigmatike, spiune, biseksuale/ Kush ishte aktorja e famshme suedeze Greta Garbo

LEXO EDHE:  Pse 1979-a, ishte viti që formësoi botën e shekullit XXI

Ne duhet të shohim tablonë kryesore:se si politikat nga ana e tyre ndikojnë në sektorët socialë, mjedisorë etj. Ajo që është më e rëndësishme nuk është lloji specifik i qeverisjes, por nëse kjo qeverisje është transparente në një farë mase, dhe nëse bizneset mendojnë se mënyra e qeverisjes është e qëndrueshme”- shpjegon Hander.

Sidoqoftë, është thelbësore të kihet parasysh, se duket që ekziston një pikë ku mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave qeveritarë, e ul ndjeshëm joshjen për investitorët e huaj. Siç thotë Hander: “Në fund, gjithçka kthehet tek shteti i së drejtës. A mund ta siguroj këtu biznesin tim, pasuritë e mia? Apo shteti do të trokasë në derë në një moment, duke mi rrezikuar të gjitha?”- thekson ai.

“Për shembull në Ukrainë, ne po ushtrojmë presion për më shumë transparencë në sistemin gjyqësor. Fakti që 80 për qind e bizneseve nuk i besojnë gjyqësorit, është shumë i rëndësishëm për investimet e huaja direkte në vend”- shton Hander.

Pra ekziston një prag para të cilit avantazhet thjesht ekonomike, e tejkalojnë mungesën e transparencës qeveritare, e cila e mban në ekuilibër sistemin politik dhe ekonomik. Ky prag varet gjithashtu nga nuancat politike për sa i përket përkufizimeve teknike, thotë profesori i Universitetit të Bernmauthit, Kristofer Hartuell.

“Tani, kjo varet nga ajo që ju kuptoni me termin “autoritar”. PiS në Poloni dhe Fidesz në Hungari i kanë manipuluar institucionet, por ato ende po i fitojnë zgjedhjet me ndershmëri, dhe po u drejtohen investitorëve të huaj. Por për sa kohë që PiS nuk është një katastrofë e plotë në qeverisje, kompanitë janë të gatshme të anashkalojnë një ligj këtu apo atje, pasi Polonia është një treg i madh në BE.

Nga ana tjetër, paratë po ikin nga Rusia, pasi tregu është i dominuar nga persona të brendshëm politikë, dhe ndaj autoritarizmi i madh atje nuk josh investitorët”- thotë Hartuell.

Kjo gjë nuk është e vërtetë në Bjellorusi, ku biznesi – veçanërisht sektori në rritje i IT – ishte ndër sektorët e parë që dha alarmin për efektet shkatërruese ekonomike të represionit shtetëror, që pasoi zgjedhjet e manipuluara presidenciale të 9 gushtit.

Shumë kompani, kanë filluar të dërgojnë jashtë vendit punonjësit e tyre më të talentuar, në mënyrë që të vazhdojnë aktivitetin, të tjerët janë zhvendosur në bllok jashtë vendit. Dilema e vërtetë për biznesin është përllogaritja nëse politikat nga të cilat ai mund të përfitojë, do të zgjasin apo jo në një periudhë afatgjatë.

Nëse një regjim autoritar mund të sigurojë të paktën në një farë mase garanci, që ata të kenë një klimë të qëndrueshme dhe të begatë investimesh, drejtuesit e biznesit do të vazhdojnë të bëjnë një sy qorr ndaj aspekteve më pak të këndshme të sundimit të tyre./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse shtrigat fluturojnë mbi fshesat magjike?/ Ja si ka lindur kjo legjendë

Publikuar

-

Nga

Shtriga e keqe me lëkurë të gjelbër që fluturon mbi fshesën e saj magjike, mund të jetë një imazh ikonik i Festës së Hallouinit. Por historia e vërtetë se pse shtrigat lidheshin me një objekt kaq të zakonshëm në shtëpitë tona, është gjithçka përveçse jo magjepsëse.

Nuk është e tamam e qartë, kur u shpik vetë fshesa për herë të parë. Por akti i fshirjes daton që nga kohërat antike, kur njerëzit me gjasë përdorën tufa bimësh të lidhura pas një shkopi, kallamishteje dhe fibrave të tjera natyrore për të hequr pluhurin apo hirin nga një zjarr ose vatër.

Siç shkruan Xh.Brajan Lauder, kjo punë shtëpiake shfaqet madje edhe në Dhjatën e Re, e cila daton në shekujt I dhe II Pas Krishtit. Vetë fjala fshesë, broom në anglisht vjen një bimë me të njëjtin emër, ose kaçube, që është përdorur për të prodhuar shumë pajisje të hershme të pastrimit.

Që nga fillimi, fshesat lidheshin kryesisht me gratë. Por pavarësisht kësaj, shtriga e parë që u tha se hipte dhe fluturonte mbi një fshesë magjike ishte një burrë:Gijon Edelin. Ky ishte një prift nga Shën Zhermen-en-Laje, afër Parisit. Ai u arrestua në vitin 1453 dhe u gjykua për magji, pasi kritikoi publikisht gjuetinë e Kishës kundër shtrigave.

Rrëfimi i tij u bën nën tortura. Në fund ai u pendua, por u burgos për jetë. Në kohën e “rrëfimit” të Edelinit, ishte bërë shumë popullor ideja e shtrigave që hipnin mbi fshesat magjike dhe fluturonin në qiell. Imazhi më i hershëm i njohur i shtrigave mbi fshesa, daton në vitin 1451, kur dy ilustrime u shfaqën në dorëshkrimin e poetit francez Martin Le Shampion dë Dames (Mbrojtësi i Zonjave) .

Në të dyja vizatimet, një grua fluturon në ajër mbi një fshesë; ndërsa tjetra mbi shkop të bardhë.  Që të dyja gratë mbajnë shalle në kokë, që i identifikojnë ato si Valdensiane, anëtarë të një sekti të krishterë të themeluar në shekullin XII-të, të cilësuar si heretiks nga Kisha Katolike, pjesërisht pasi i lejonte edhe gratë të bëheshin priftëresha.

Antropologia Robin Skelton, sugjeron që lidhja midis shtrigave dhe fshesave, mund ta ketë origjinën në një ritual pagan të pjellorisë, në të cilin fermerët kërcenin mbi fshesa nën dritën e Hënës së plotë për të inkurajuar shtimin e të korrave të tyre. Kjo “vallëzim i fshesave”, shkruan ajo, u përzje me tregimet e zakonshme të shtrigave që fluturonin natën rrugës për në aktivitete okulte dhe të paligjshme.

Në vitin 1324, kur vejusha e pasur irlandeze Elis Kajteller u gjykua për magji dhe herezi, hetuesit raportuan se gjatë kontrollit të shtëpisë së saj, ata gjetën “një shkop të vajisur, mbi të cilën besohej se ajo fluturonte”.

Farmakologu Dejvid Kroll shkruan në “Forbes” se shtrigat e dyshuara në Mesjetë, mendohej se i sajonin porcionet e tyre magjike nga bimë të tilla si Atropa belladonna, Hyoscyamus niger, Mandragora officinarum dhe Datura stramonium, ku që të gjitha përmbajnë kimikate halucinogjene, të njohura si alkaloide tropane.

LEXO EDHE:  Pakti i fshehtë 103 vite më parë/ Kush janë arkitektët e dështimit që futen në kaos Lindjen e Mesme

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Si mund të jetë një valë e dytë

Sipas disa rrëfimeve historike, në vend se t’i gëlltisnin këto substanca që ndryshojnë mendjen duke i ngrënë apo pirë, gjë që do t’u shkaktonte shqetësime në zorrë, shtrigat zgjodhën t’i thithnin ato përmes lëkurës, shpesh në zonat më intime të trupit të tyre.

Në librin e tij “Vrasja, magjia dhe mjekësia”, Xhon Man citon një tekst të shekullit XV-të të teologut Xhordan de Bergamo, i cili shkroi se “vulgarët besojnë edhe shtrigat rrëfehen, se në disa ditë ose net të caktuara, ato vajosin një shkop, dhe hipin mbi të në vendin e caktuar”’.

Është e pamundur të dihet nëse histori të tilla, të raportuara në kulmin e ankthit dhe frikës mbi magjinë në Evropë në kohën e Mesjetës, pasqyrojnë apo jo realitetin. Shumica e asaj që dimë mbi magjinë e Mesjetës, na vjen sot nga regjistrat e inkuizitorëve fetarë, gjyqtarët, dhe dëshmitë e vetë shtrigave të akuzuara, zakonisht gjatë torturave.

Duke filluar nga shekulli XVII-të, dëshmitë mbi shtrigat që përdorin fshesat për të fluturuar nga oxhaqet e shtëpive u bënë më të zakonshme, edhe pse gratë u lidhën më ngushtë me familjen dhe punët e shtëpisë se kurrë më parë.

Sipas një zakoni, gratë mbështesnin një fshesë jashtë derës, ose e vendosnin atë në një oxhak, për t’u lënë të tjerëve të kuptonin se ndodheshin larg shtëpisë. Ndoshta për shkak të kësaj, legjenda popullore përqafoi idenë se shtrigat largoheshin nga shtëpitë e tyre përmes oxhaqeve të tyre, edhe pse shumë pak shtriga të akuzuara, kanë rrëfyer ndonjëherë se e kanë bërë këtë gjë.

Ankthi popullor mbi magjinë, u reduktua ndjeshëm duke nisur nga shekulli XVIII-të. Megjithëse sot në SHBA ka ende shumë “shtriga” të vetë-identifikuara si të tilla, falë rritjes së traditave fetare neo-pagane si “Wicca”, pak prej tyre pretendojnë se fluturojnë në qiell. Por imazhi i shtrigave që fluturojnë mbi fshesat e tyre qëndron ende, sidomos gjatë festës së Halluinit./ History.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE