LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjekja shqiptare në Gjermani: Maskat të panevojshme kur ruhet distanca, vendimi i qeverisë prek të drejtat e njeriut

15 Tetor 2020, 19:04, Aktualitet CNA
Mjekja shqiptare në Gjermani: Maskat të panevojshme kur ruhet

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, foli sot për vendimine  qeverisë për të bërë mbajtjen e maskave në ambjente të hapura të detyrueshme.

Ajo tha se në Gjermani maska është bërë e detyrueshme në në zonat publike në metropole, në rastet kur distanca 1,5 metra është e pamundur të ruhet.

Aurora Meta Dollenberg deklaroi se nëse qytetarët qëndrojmë më shumë se 2 metra larg njëri-tjetrit, maska nuk duhet të jetë e detyrueshme.

?Në Gjermani, duke qenë se numri i rasteve të reja është në rritje, janë rritur masat mbrojtëse, por maska është vendosur të mbahet në zonat publike në metropole, në rastet kur distanca 1,5 metra është e pamundur të ruhet. Në ambientet e hapura, në natyrë, ku njerëzit mund të ruajnë distancën nuk është e detyrueshme mbajtja e maskës.

Duhet të jemi pak fleksibël në lidhje me masat e rrepta që ushtrohen te popullata. Sa më shumë ta shtypim të drejtën për të dalë, aq më shumë njerëzit do të tentojnë ta shkelin rregullin. Nëse njerëzit qëndrojnë më shumë se 2 metra larg njëri-tjetrit, maska nuk duhet të jetë e detyrueshme. Për sa kohë ky vendim prek të drejtat e njeriut ka edhe vendim politik në të?, u shpreh ajo në A2.

Mjekia tha se vendimi i qeverisë është një devijacion i protokollit të OBSH-së që po bëhet në dobi të shëndetit, por theksoi është diku më radikal se ne në vendet europiane./ CNA.al

Lajmet e fundit nga