LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mbushni ekranet me disa delirantë që flasin për Iluminatin”/ Rakipllari debat me Ramën: Nuk i censurojmë

15 Tetor 2020, 19:34, Politikë CNA
“Mbushni ekranet me disa delirantë që flasin për

Kryeministri Edi Rama ka debatuar pak minuta më parë me gazetarin Robert Rakipllari lidhur me protestën e qytetarëve kundër mbajtjes së maskave.

Rama i cilësoi qytetarët si delirantë që flasin për Iluminatin, ndërsa Rakipllari e ka kundërshtuar dhe tha se duhen transmetuar nga mediat.

Kreu i qeverisë deklaroi në emisionin ?Opinion? se është lajthitje që mediat të transmetojnë për një orë protestën e tyre.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Mbushni ekranet me disa delirantë që flasin për Iluminatin?

Robert Rakipllari: Ata janë qytetarë.

Edi Rama: Ata janë ca delirantë që dalin e protestojnë për mosvendosjen e maskave sepse do u vendosin çipa shqiptarëve.

Robert Rakipllari: Po mirë, kanë të drejtë të protestojnë.

Edi Rama: Jo, sepse Bill Gates do marri vesh të fshehtat e shqiptarëve.

Robert Rakipllari: Po mirë do t?i çensurojmë ne ata.

Edi Rama: Jo, por është lajthitje, të dalin ata një orë në një televizion. Ti duhet ta theksosh.

Robert Rakipllari: Ne s?jemi as kishë e as xhami? ne japim lajmin

Blendi Fevziu: Po ju s?do u thoni atyre ç?do publikojnë?

Edi Rama: Po jo more ju nxirrni ç?të doni, por thuhen të gjitha anët? ka karar dhe shpjegim.

Robert Rakipllari: Ore unë jam dakort me ju, që mbase janë delirantë por do i raportojmë.

Edi Rama: Një televizion ka përgjegjësi të madhe para publikut.

Robert Rakipllari: Po të gënjejë po ka përgjegjësi shumë të madhe

Edi Rama: Unë nuk them mos ta transmetojë, por ka dhe karar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga