Connect with Us

Maska e detyrueshme edhe në rrugë/ Rama tregon pse e mori këtë vendim

Politikë

Maska e detyrueshme edhe në rrugë/ Rama tregon pse e mori këtë vendim

Publikuar

-

Maska e detyrueshme edhe në rrugë/ Rama tregon pse e mori këtë vendim

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për vendimin për mbajtjen e detyrueshme të maskës edhe në ambjentet e hapura, ndonëse është kundërshtuar masivisht.

Rama tha se këtë vendim e ka marrë komiteti i ekspertëve dhe ai po transmeton atë që anëtarët e komitetit i kanë sugjeruar.

“Unë jam askushi në këtë mes, unë jam personi që thjeshtë dëgjoj këshillat nga specialistët, i mësoj dhe i transmetoj. Unë po ju them që i dëgjoj ekspertët dhe jo nga ekspertët që gjej për t’i marrë në zyrë për t’i bërë intervista, por nga komiteti ligjor.

E dyta, përpara pak ditësh unë isha në Gjermani dhe nuk pashë asnjë njeri me maskë në rrugë dhe Gjermania e ka vendosur sot të detyrueshme”, u shpreh kreu i qeverisë në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Ironizon Artan Hoxha/Dialogu Rama-Meta, si monologu i Sandër Mafishtes!

Kryeministri tregoi se arsyeja pse e bëri maskën të detyrueshme është rritja e shifrave të të infektuarve dhe kujtesa për kujdes nga virusi.

“Pas hapjes ishte e pritshme që numrat do rriteshin dhe maskat sidomos në vendet si i yni, maska është edhe një kujtesë e përminutshme që këtu ka një problem”, theksoi ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“100 i ka marrë Basha dhe Monika, 74 Rama”/ Murrizi “zbras ankesat”: Nuk na mbeten asgjë

Publikuar

-

Nga

“100 i ka marrë Basha dhe Monika, 74 Rama”/ Murrizi “zbras ankesat”: Nuk na mbeten asgjë

Deputeti Myslim Murrizi është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix”, ku ka folur mbi krijimin e partisë së tij politike, me të cilën do të garojë në zgjedhje.

Murrizi tha se ‘Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë’ është një parti, pa humor dhe jo e blerë.

“Në postimin tim të djeshëm thashë se është e vetmja parti që nuk është e krijuar nga ish sigurimi i shtetit apo nga komunista.

Myslim Murrizi, Halit Valteri, Arlind Çarçani dhe Alban Zeneli as nuk janë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit, as nuk na i ka mbledhur firmat qeveria dhe as kemi blerë parti nga dikush tjetër.

LEXO EDHE:  “Inceneratorët po hetohen nga ndërkombëtarët”/ Paralajmëron Bardhi: Shumë shpejt…

LEXO EDHE:  Ilir Meta është faktori Anti Rama!

Kjo nuk mjafton për të qenë të bindshëm në popull. Hap pas hapi ne do të dalim me një program konkret me pak pika dhe besojmë që do na i kenë lënë këta të mëdhenjtë ndonjë deputet.

Po t’i dëgjosh, tani thonë se 100 i ka marrë Basha dhe Monika. 74 Rama kështu që ne nuk na mbeten asgjë”,  tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“A do t’i shpëtojë Amerika shqiptarët nga ky pushtim makabër?”/ Ngjela nxjerr prapaskenat e forta

Publikuar

-

Nga

“A do t'i shpëtojë Amerika shqiptarët nga ky pushtim makabër?”/ Ngjela nxjerr prapaskenat e forta

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të situatës politike në Shqipëri.

Sipas Ngjelës korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar është rrjedhoje amorale e regjimit komunist të terrorit shtetëror.

Po ta shohësh me një sy analitik gjendjen e sotme plitiko-shoqërore të Shqipërisë, menjëherë e konstaton se korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar është rrjedhoje amorale e regjimit komunist të terrorit shtetëror.

Dhe, analiza është shumë e thjeshtë…

l.

Pse, ju mendoni se komunizmi ishte vetëm terror shtëtëror? Jo, komunizmi shqiptar, mbi të gjitha, ishte korrupsion moral, dhe korrupsioni moral e çonte regjimin direkt në terror shtetëror .

Kjo është arsyeja që sot Shqipëria në mbi 25 vjet, me radhë e njëra pas tjetrës, ka qeveritë më të korruptuara në glob. Korrupsioni moral i Enver Hoxhës e kompani, erdhi në Shqipëri në vitin 1991 dhe u përfshi gradualisht në një korrupsion material banditesk.

Pse, ju mendoni se Enver Hoxha e besonte që ai vetë po drejtonte komunizmin botëror?

Pse, ju mendoni se të gjithë lakejtë e tij terroristë, e besonin që Enver Hoxha ishte një njeri i madh që drejtonte komunizmin botëror?

As Hoxha dhe as lakejtë e tij nuk e besonin këtë, por, ata, me këtë gënjeshtër të madhe, mbanin pushtetin duke mashtruar dhe trembur popullin e varfër shqiptar, të izoluar nga e gjithë bota. Por, ata terroristë ama, vetë jetonin në kushte mirëqenieje ku e ku mbi popullin.

LEXO EDHE:  “I vetëm në Facebook”/ Ramës i dezerton ushtria e Propagandës

LEXO EDHE:  Rama dhe Basha, takim i mundshëm jashtë Shqipërisë?!

Ky ishte korrupsioni moral i komunizmit shqiprar, me liderë që urrenin popullin e vet.

ll.

E pra, e njëjta gjë është edhe sot: është po ajo frymë hoxhiste që kthehu timonin: nga një dhunë korruptive morale dje, që ushtrohej me terror për të mbajtur pushtetin, në një vjedhje të madhe korruptive sot, që iu bëhet shqiptarëve përditë, dhe që pastaj, me paratë e grabitura nga populli i varfër, kjo klikë të mbajë pushtetin, me të gjithë plejadën e korrupsionit aktual shqiptar.

Ja kjo është gjendja. Prandaj është e rëndë, se korrupsioni i lartë shtetëror është realisht një pushtues barbar i Shqipërisë.

E pra, për ta mbyllur analizën e kësaj të vërtete, tani na duhet të ngremë këtë pyetje: a do t’i shpëtojë politika amerikane shqiptarët nga ky pushtim makabër?

Politika amerikane iu është zotuar shqiptarëve që do t’i çlirojë nga ky pushtim.

Dhe shqiptarët e kanë besuar, dhe prandaj shqiptarët janë në pritje…

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha: Rama fali detin dhe triliona euro naftë dhe gaz në Jon

Publikuar

-

Nga

Berisha: Rama fali detin dhe triliona euro naftë dhe gaz në Jon

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi vendimin për të shkuar në Hagë për çështjen e ndarjes së detit me Greqinë.

Berisha tha se tani Greqia shkon në gjykatë me pretendimin për t’u shtrirë me 12 milje, ndërkohë që në qeverisjen e Berishës ishte rënë dakord që Greqia të shkonte në gjykatë me pretendimin e 6 miljeve shtrirje.

Berisha tha se Rama nisi negociatat me Greqinë dhe në përfundim, qeveria e Cipras shpalli fitoren për shtrirjen me 12 milje.

“Marrëveshjen e tyre nuk e ka parë kush deri më sot. Marrëveshja u bllokua nga presidenti. Rama u tha se kemi këtë vendimin e gjykatës. Atëherë Greqia e njoftoi se do të kalonte në shtrirje prej 12 miljesh. Kjo e 12 miljeve nuk është shpallur tani, është shpallur që nga qeveria e Cipras. Unë kam një pyetje për çdo shqiptar: nga shkuarja në gjykatë me 6 për Greqinë dhe 12 për Shqipërinë apo 6 për Shqipërinë dhe 12 për Greqinë, kush humbet? Shqipëria humbet aq sa është kalimi nga 6 deri në 12 milje. Shqipëria humbet zonat e triliona eurove naftë dhe gazi në detin Jon. Ato ishin në territorin e Shqipërisë. Kjo falë Edi Ramës. Tani thotë se e propozoi Hagën, kur Hagën e gjeti aty që nga viti 2010.
Tani po mundohet të bindë shqiptarët se 6 është më e madhe se 12-ta. Këtë mund ta bëjë vetë Edi Rama dhe çdo njeri që ka shitur shpirtin. Po bëhet çdo gjë për t’u fshehur shqiptarëve humbjen e detit,” tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE