LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Juventusi parakalon Sitin në merkato për futbollistin e Bajernit

15 Tetor 2020, 10:19, Sport CNA
Juventusi parakalon Sitin në merkato për futbollistin e Bajernit

Merkato sapo është mbyllur në rrugë zyrtare, por klubet janë gjithnjë në punë për të përmirësuar organikën e tyre. Ndaj, së fundmi nga Anglia janë të sigurt se Juventusi ka parakaluar Mançester Sitin në garën për shërbimet e David Alabës.

Austriaku tashmë ka dalë hapur se nuk do të rinovojë kontratën me Bajern Mynih dhe në fund të sezonit të ardhshëm mund të largohet me parametër zero. Por, bardhezinjtë po tentojnë madje ta transferojnë 28-vjeçarin në janar duke qenë se në atë sektor të fushës kanë mbetur vetëm me Aleks Sandro dhe të riun Frabota.

Ndërkohë, edhe falë marrëdhënieve të mira me gjermanët, janë besimplotë se mund të plotësojnë dëshirën e tyre për t?i vënë në dispozicion një lojtar me shumë eksperiencë trajnerit Pirlo. Kështu, kjo këmbëngulje ka bërë që Juventusi të lejë pas Sitin, të cilët nga ana e tyre janë disi më të rezervuar dhe presin zhvillimet në vazhdimësi.

Lajmet e fundit nga