LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapja e kinemave/ Zbardhet udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë

15 Tetor 2020, 09:42, Sociale CNA
Hapja e kinemave/ Zbardhet udhëzimi i Ministrisë së

Zbardhet udhëzimi për hapjen e kinemave në kohë pandemie.

Në udhëzimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se nëse do të konstatohet një rast pozitiv do duhet të lahet dhe dezinfektohet kinemaja. Ndërkohë në hyrje të ambienteve të saj do të matet temperatura. Asnjë individ me temperaturë mbi 37.5 gradë nuk do të lejohet të futet brenda.

Ministria e shëndetësisë vendosi dje të heqë kinematë nga lista e aktiviteteve të ndaluara dhe lejon shfaqjen e filmave me praninë e qytetarëve, të cilët në çdo rast duhet të respektojnë distancën, mbajtjen e maskës dhe rregullat e tjera të higjienës. Ndërsa do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura teatrot./CNA.al

Lajmet e fundit nga