LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gjashtë në katër biznese falimentojnë”/ Murrzi ironizon Bashën, nuk kursen as qeverinë

15 Tetor 2020, 09:52, Politikë CNA
“Gjashtë në katër biznese falimentojnë”/ Murrzi

Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka folur me tone të forta sot në parlament, ndërsa është ndalur tek sektori i Bujqësisë, për të cilin tha se është lënë në harresë nga qeveria.

Deputeti Murrizi ka ironizuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me gafën e tij, disa ditë më parë, kur tha se ?gjashtë në katër biznese nuk nxjerrin më fitim?.

Gjithashtu Murrizi akuzoi qeverinë se nuk çon asnjë lek tek fermerët, por vetëm tek ata me të cilët i ndan nën dorë.

?Ai atje jashtë e di shumë mirë se 6 nga 4 biznese falimentuan, por edhe ju e dini shumë mirë se 250 mijë familje fermere, nga 300 e ca mijë hektarë tokë që ka ky vend, janë në pikë të hallit sepse kokërr leku nuk shkon tek ata, por shkon tek ata që ndajnë para nën dorë me ju.

Bujqësia është sektori i vetëm prodhues në periudhën postkomuniste, por është lënë haresë, dhe marrin me cikla nga miliardat e eurove që iu keni dhënë sektorëve të tjerë.

Bujqësia ka nevojë të marrë minimumi 2% të PPB?-tha deputeti Murrizi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga