LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gabimet që duhen evituar!/ Specialistët mjekësorë mesazh të qartë qytetarëve

15 Tetor 2020, 17:41, Lifestyle CNA
Gabimet që duhen evituar!/ Specialistët mjekësorë mesazh

Qytetarët sot nuk janë lejuar të lëvizen pa maska lirisht në rrugët e vendit tonë. Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake kanë vijuar kontrollet në rrugë duke këshilluar qytetarët për mbajtjen e maskës.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në studion e ?Ilva Now?, tha se qytetarët e kanë respektuar masën e re, e cila sipas saj, synon qartësisht uljen dhe shkëputjen e zinxhirit të infeksionit. Ajo tha se tashmë është provuar se mbajtja e maskës në mënyrë të duhur është efektive

?Më vjen shumë mirë se sot në krahasim me dje, duket se maska po behët pjese e jetës së përditshëm. Sot shumica e qytetarëve e kanë përdorur maskën, por sot kanë vënë re që është mbajtur në  mënyrë korrekte. Maska kur mbahet mirë, tashmë është vërtetuar që është efektive. Nëse nuk e ke mbajtur mirë maskën, ose ndryshe zëre se nuk e ka vënë fare.?, tha Rakacolli.

Gjithashtu edhe epidemiologu Ilir Alimehmeti ndau të njëjtin mendim me zv.ministren e Shëndetësisë, ndërkohë shtoi se maska duhet të mbulojë hundën, gojën dhe mjekrën.

?Efikasiteti është provuar në mënyrë eksperimentale tek personeli shëndetësor. Maska duhet mbajtur siç duhet, duhet të mbulojë hundën, gojën, mjekrën, por duhet të ruajmë distancë. Është masë plotësuese, ta respektojmë këtë masë.?, tha Ilir Alimehmeti./euronews

Lajmet e fundit nga