LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Fli zemër fli”/ Basha përballet live në emision me Ramën për inceneratorët

15 Tetor 2020, 21:12, Politikë CNA
“Fli zemër fli”/ Basha përballet live në emision me

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ndërhyrë në një lidhje direkte me telefon në studion e ?Opinion? ku ka qenë i ftuar kryeministri Edi Rama.

Basha i është përgjigjur akuzave të Ramës i cili pak më herët publikoi një dokument për të cilin tha se vërtetonte një tentativë të Bashës për të dhënë me konçensionin landfillin e Sharrës, në kohën që ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranë.

Basha e konsideroi këtë si një grumbull gënjeshtrash.

“Në vitin 2011 ishte studim nga Banka Botërore objekivi i parë ishte se brenda vitit të parë të gjithë kontenierët e plehrave të futeshin nën tokë. Objektivi tjetër ishte që qytetarët e Tiranë mos paguanin asnjë qindarkë më shumë për taksën e pastrimt. Qytetarët e Tiranë nuk do pagonin asnjë qindarke më shumë dhe Tirana do kishte kontenierë në tokë?, tha Basha.

Ndërkohë nga ana tjetër Rama qeshi me ironi dhe u shpreh: Kush do i paguante këto o Lul?

?Ti theve një marrvëshje me qeverinë gjermane, Shqipëria nuk ka nevojë për inceneratorë. Ti tregoi shqiptarëve pse i vure shkelim studimit të Bankës Botërore. 11 vjet e le Sharrën siç e le, ti kishe këtë plan që po bën sot. Shqiptarëve i more miliona euro për tre inceneratorët?, u shpreh Basha.

?Ik o lul shko fli. Lul fli vëlla, fli gjumë të ëmbël. Mbylle o Fevzi ja fut kot. Fli zemër fli?, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga