LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eriksen thumbon drejtuesit e Interit në prag të derbit

15 Tetor 2020, 09:10, Sport CNA
Eriksen thumbon drejtuesit e Interit në prag të derbit

Marrëdhënia e Kristian Eriksen me Interin dhe veçanërisht me trajnerin Antonio Konte duket se po vështirësohet gjithnjë e më shumë. Danezi nuk është aspak i kënaqur me minutazhin që i kanë rezervuar zikaltërit, teksa trajneri Konte ende nuk është i bindur nëse mesfushori mund të përshtatet me skemën e tij.

Ndaj, ka bërë më të sigurtën duke e ulur në stol për fillimin e këtij sezoni. Diçka që nuk i pëlqen aspak Eriksen, i cili e priste të ishte titullar i padiskutueshëm, ashtu siç ishte edhe te Totenhem. Kështu, së fundmi ka pasur disa deklarata nga ana e futbollistit teksa nga grumbullimi me kombëtaren i ka shprehur hapur pakënaqësitë. Eriksen thekson se me Danimarkën është i lumtur, pasi aty të paktën ka mundësinë të luaj.

?Kudo që të kisha luajtur me klube, të vish në kombëtare është shumë kënaqësi. Dhe, tani nuk është ndryshe. Por, natyrisht të gjithë e dinë që shumë gjëra ka ndryshuar, nuk luaj më aq shumë sa te Totenhem. Gjithsesi, në kombëtare jam entuziast pavarësisht se në cilin klub luaj. Jam i lumtur sa herë kthehem sepse më aktivizojnë dhe e dua këtë?, u shpreh Eriksen.

Lajmet e fundit nga