LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dritë jeshile për nisjen e futbollit, Fidel Ylli: Shumë shpejt do të...

15 Tetor 2020, 16:47, Sport CNA
Dritë jeshile për nisjen e futbollit, Fidel Ylli: Shumë shpejt do

Fidel Ylli, i cili së bashku me një grup tjetër nga qeveria, pas takimit që kishte me Ligën, është shprehur se gjithçka është në rrugën e duhur, për zgjidhjen e kampionatit, që deri tani është në bojkot. Për ?Panorama Sport?, Fidel Ylli u shpreh se kishte debate në takim, por zgjidhja sipas tij është afër.

?Sot kishim rënë dakord me Ligën, për të bërë një takim, me ministren e financave dhe një grup serioz nga qeveria, ku pati debate dhe jemi në rrugën e duhur, jo që të zgjidhim problemet e futbollit, por të gjithë sportit shqiptar.

Qeveria dhe ministria kanë qenë gjithmonë të gatshme, që të ketë mundësi për zgjidhjen e kërkesave. Megjithatë ka qenë Liga që me anë të bojkotit e ka cuar situatën deri në këtë gjendje dhe tani është zbutur. Mendoj që shumë shpejt do të kemi zgjidhjen. Bojkoti është në dorën e tyre, ne nuk detyrojmë asnjë për bojkotin. Bisedat sot kanë qenë shumë të frytshme dhe do kemi zgjidhje?, u shpreh Fidel Ylli.

Lajmet e fundit nga