LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Braktisi" Vllazninë, shiko ku ka përfunduar Mirsad Jonuz

15 Tetor 2020, 18:02, Sport CNA
"Braktisi" Vllazninë, shiko ku ka përfunduar Mirsad Jonuz

Një vit më parë erdhi te Vllaznia dhe disa javë nga fundi i sezonit ai u largua. Por, Mirsad Jonuz është shumë pranë ekipit të tij të ri për të vijuar karrierën. Sipas ?Sportmedia?, Jonuz është tashmë në Katar, por sipas protokolleve, ai do të duhet të kalojë shtatë ditë në karantinë dhe më pas do të bëhet prezantimi, ndoshta javën e ardhshme.

Kjo është një ofertë e shkëlqyer që tekniku maqedonas 58-vjeçar e ka pranuar menjëherë dhe tani mbetet vetëm ?e zeza mbi të bardhë? në kontratën e tij.

Klubi i fundit i Mirsad Jonuz ishte Vllaznia ku qëndroi vetëm një sezon. Më parë ai drejtonte skuadrën qipriote Nea Salamis, kombëtaren e madhe të Maqedonisë së Veriut, kombëtaren e Maqedonisë së 21-vjeçarëve, Rabotniçkin dhe Pobedan.

Lajmet e fundit nga