LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardhi i përgjigjet Ramës/ Nuk ka shqiptar që s’e di, kandidatët i zgjedh në bashkëpunim me krimin

15 Tetor 2020, 15:38, Politikë CNA
Bardhi i përgjigjet Ramës/ Nuk ka shqiptar që s’e di,

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili quajti zgjedhjet brenda partisë një farsë.

Bardhi shkruan se shqiptarët e dinë se Rama kandidatët e tij ia zgjedh krimi duke theksuar se ?për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anuloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij?.

?Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anulloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota!?/CNA.al

Lajmet e fundit nga