Connect with Us

Banorët e Kaninës ‘përplasen’ me deputetin e zonës, Fate Velaj për pronat

Politikë

Banorët e Kaninës ‘përplasen’ me deputetin e zonës, Fate Velaj për pronat

Publikuar

-

Banorët e Kaninës ‘përplasen’ me deputetin e zonës, Fate Velaj për pronat

Një grup banorësh të Kaninës në Vlorë protestuan të enjten në fshat dhe nisën një peticion kundër deputetit të zonës, Fate Velaj, të cilin e akuzojnë se po tenton t’u marrë pronën. Banorët pretendojnë se janë paditur nga familja Velaj në gjykatë –ndonëse sipas tyre kjo familje i ka shitur pronat para Luftës së Dytë Botërore.

“Jam mbi 80 vjeç, i njoh mirë tokat dhe kufitarët. Fate Velaj të shkojë t’i kërkojë tokat në Austri. Në Kaninë nuk ka, të parët e tij i kanë shitur,” pretendoi Besim Limaj, një nga protestuesit e Kaninës.

Deputeti Fate Velaj u shfaq në gjykatë të mërkurën, por u largua prej saj përpara se të fillonte seanca gjyqësore. Velaj i tha BIRN se proceset gjyqësore për pronën kishin filluar që në vitin 1993, ndërsa shtoi se vetë nuk merr pjesë në seanca dhe se procesin po e ndiqte e motra.

“Nuk kërkoj tokat e banorëve të zonës, ata kanë shfrytëzuar deri më tani në mënyrë të paligjshme pronat tona,” tha Velaj për BIRN.

Në vitin 2017, motra e Velajt, Miranda Ngjelina paditi disa banorë të zonës dhe kërkoi në gjykatë prishjen e një vendimi të Komisionit të Kthimit të Kompensimit të Pronave, KKKP të viteve 90’, që ka njohur trashëgimtarë të tjerë mbi pronën e pretenduar prej saj.

Fillimisht, gjyqtari Ervin Trashi ka vendosur moskompetecë, por çështja është rikthyer në vitin 2019 dhe i njëjti gjyqtar e ka marrë atë në shqyrtim.

Në vendimin e dytë, gjyqtari Trashi arsyeton se e gjithë sipërfaqja e kërkuar i mbivendosej asaj që KKKP ia kishte njohur trashëgimtarëve të Spiro Papalilo dhe se duhej t’i kthehej trashgimtarëve të Laze Velajt.

Sipas vendimit të gjykatës, deputeti Velaj dhe e motra kishin provuar pronësinë mbi rreth 11 hektarë tokë, të shprehur aty në njësinë e vjetër matëse 91 vreten. Në padi, familja Velaj pretendonte pronësinë mbi rreth 30 hektarë tokë. Çështja ndodhet tashmë në gjykatën e Apelit.

LEXO EDHE:  Kompensimi i pronave/ Fatura 160 milionë dollarë për tre vitet e ardhshme

Një seancë e parashikuar të mërkurën në Gjykatën e Apelit të Vlorës dështoi për shkak të mosformimit të trupës gjykuese.

Ndërkohë të enjten, dhjetra banorë të Kaninës që preken nga padia dolën në protestë dhe nënshkruan një peticion për kryeministrin Edi Rama, në të cilin ngrenë dyshime mbi vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura nga motra e Velaj në proces.

“Pronat objekt gjykimi nuk krijojnë mbivendosje vetëm me palët e paditura, por edhe me kullotat e fshatit Kaninë si dhe fiseve Hysenaj, Xhindi, Dederaj, Bedinaj, Begaj. Ky fakt na bën të dyshojmë mbi vërtetësinë e provave të paraqitura në gjykim nga pala paditëse,” thuhet në peticionin e kryepleqësisë së fshatit.

Në protestë, banorët ngritën akuza ndaj deputetit Velaj dhe shtuan se nuk ishin njoftuar më herët për procesin gjyqësor.

“Kemi një ligjvënës që vjedh! Indinjata është e madhe,” tha Mentor Lamaj, një prej banorëve.

“Kërkon ullinjtë e mi dhe kullotat e fshatit. Ne ja ku jemi të gjithë, e dimë kë kemi kufitarë, ku i kemi pronat dhe cilat janë të secilit. Nuk kemi asnjë problem me njëri tjetrin, të vijë Fate Velaj të na thotë kë ka kufitarë,” tha Selamet Dredha, po ashtu banor i fshatit.

Deputeti Fate Velaj i kundërshtoi akuzat e banorëve dhe tha se disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të vijuar përballjen në gjykatë. Ai shtoi gjithashtu se nuk po kërkonte pronat e të tjerëve, por pronat e familjes së tij.

“Familja ime disponon dokumentin e “Daim”  ose regjistrit themeltar të pronave të vitit 1884. Nga arkiva e Perandorisë Osmane,” tha Velaj. Ai pretendoi se familja kishte shitur vetëm 33 vreten (rreth 40 mijë metra katrorë) nga 250 që kishte pasur në zotërim.

Ai pretendoi po ashtu se kishte dokumente të pagesës së taksave dhe po ashtu edhe të konfiskimit të pronës në vitin 1945./reporter.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Pesha e votës”/ Gazetari tregon çfarë po ndodh me listat e PD: Debati është i dobishëm, por jo sulmi

Publikuar

-

Nga

“Pesha e votës”/ Gazetari tregon çfarë po ndodh me listat e PD: Debati është i dobishëm, por jo sulmi

Gazetari Arsen Rusta ka bërë një analizë të situatës politike në vend teksa është ndalur tek debatet për listat e PD.

Sipas Rustës, debati është i dobishëm, por jo sulmi për një risi. Gazetari thekson se kjo që po ndodh, jo vetëm në PD, por edhe në PS me “Deputeti që dua” janë risi që nuk duhen sulmuar.

Pesha e votës
Ballkanasit, ne shqiptarët pak edhe më shumë. Rezultatin e një gare, e kthejmë në festë përtej mëhallës. Sa mirë! Por ama, humbjen e kthejmë në tragjedi. Nuk e pranojmë. Nuk pajtohemi, nuk shembet bota se përjashtohesh me votë nga asnjë garë. Në fakt, fitues e kampion cilësohet ai që pranon humbjen. Kjo thuhet shpesh në sport. Politika, është sport përgjegjësi përgjegjshmëri.  Dua të ndalem pak tek çka 24 orë qarkullon për listat e PD. Iku ky e ai, Basha hoqi këtë dhe atë. Dakord! Kur Basha disa procese zgjedhore i humbi, është kritikuar boll. Arsyeja: Ai bëri listat. Po, po ato lista që sollën edhe deputet me nivel inteligjencë nën mesataren e shoqërisë e deri në persona pa meritë. Tani, kjo që po ndodh. Jo vetëm në PD, por edhe në PS me “Deputeti që dua” janë risi që nuk duhen sulmuar. Në do ti, ai ata ato mos i mbështesni, por lërjani kohës t’i gjykoj. E pse duhet sulmuar Basha se anëtarësia vendosi që lërë jashtë për pretendent. E në fazën e dytë, ndoshta jo finale komisioni po ashtu la jashtë për pretendent. Të shohësh listën finale duhet ende kohë. Debati është i dobishëm, por jo sulmi për një risi. Aq më tepër nga ata që kanë 1 deri në 8 mandate ose 1 deri në 3 dekada në përfaqësi të popullit në parlament. Ata duhen të falenderojnë, çdo votues partinë ku aderojnë e duhet të jenë një shembull se si posti s’është i përjetshëm.
Jeni ju opozitar që i kërkoni dorëheqjen kryeministrit apo ministrave, jeni ju që s’pranoni verdiktin e anëtarësisë tuaj! Popullit votues dhe anëtarë të PD-s”, shkruan Rusta në një postim në rrjetet sociale.

Ai thekson se kjo që po ndodh në këto pak orë me PD, ndoshta do të jetë një furtunë kur me projektin “deputeti që dua” mbi 40 % të deputetëve aktual të PS t’i nxjerrë jashtë listave.

LEXO EDHE:  Pronat në Orikum / Banorët protestojnë përpara Bashkisë

LEXO EDHE:  Tokat në disa zona dalin me nga 4 pronarë/ Lame: Kemi trajtuar 7 500 ankesa

Më tej ai nënvizon se risia që vota peshon, duhet pranuar dhe vlerësuar me kohën.

Po a është kjo demokratike?! Kjo që po ndodh në këto pak orë me PD, ndoshta do të jetë një furtunë kur me projektin “deputeti që dua” mbi 40 % të deputetëve aktual të PS t’i nxjerrë jashtë listave. Vlerësoni sot peshën e votës, që nesër të mos ankoheni për deputet “Kërpërata” apo personazhe kabareje.
A ka faj Basha? JO Por risia që vota peshon, duhet pranuar dhe vlerësuar me kohën. Si ligji i dekriminalizimit hoqi të inkriminuarit. Ky projekt do risjell parlamentin në shina duke i hapur rrugën të rinjve”, përfundon gazetari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pasaporta për futbollistin afrikan përplas Ramën me Metën/ Presidenca: Ke urrejtje për Tironën

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit akuzoi Ilir Metën se i ka dhënë shtetësinë shqiptare një lojtari afrikan, pjesë e Tiranës për 8 orë edhe pse ishte nën akuzë për falsifikim dokumentesh.

Sipas Blushit, kryeministri është autor i sulmeve antikombëtare që i bëhen këtij ekipi. Blushi thotë ndër të tjera se ora e përballjes po vjen.

“Nuk kishim asnjë dyshim! Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”.
Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë. Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu! Ora e përballjes po afron! Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!” shkruan Tedi Blushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Astrit Patozi/ SPAK-u, si dordolec

Publikuar

-

Nga

Të gjithë i kanë sytë nga SPAK-u, edhe pse ai ngjan të jetë në gjumë, ose në rastin më të mirë, duke u shtirur se është duke fjetur.
Disa duke e shkundur realisht që të zgjohet, ndërsa të tjerët duke i treguar gjahun e gatshëm, që është gjithmonë në radhët e armikut.

Dikush duke bërtitur me zë të lartë se është i pastër, njësoj si ata që këndojnë natën për t’i nxjerrë frikën vetes, ndërsa të tjerët duke folur me zë të ulët apo duke ndërruar temën, nga meraku se mos edhe vetëm përmendja e emrit të tij do t’i turbullojë ujërat.
Dikush duke e sulmuar me tërbim për ta trembur, që mundësisht të mos fillojë kurrë punë, ndërsa të tjerët duke e marrë me të mirë, se mbase kjo do t’i kursejë disa ditë burgu apo ndonjë padi më pak, nga tufa e zullumeve të veta.

Nuk kanë faj, sepse e dinë se çkanë bërë, ndaj edhe janë të trembur. Si kur i drejtojnë gishtin e akuzës, për ta delegjitimuar, ashtu edhe kur e mburrin kot, edhe pse ai nuk po bën ndonjë gjë për të qenë. Të paktën, deri më sot.

LEXO EDHE:  “Santa Quaranta” e orgjive/ Çfarë po ndodh me pronat e Balilit?

LEXO EDHE:  Pronat në Orikum / Banorët protestojnë përpara Bashkisë

Është njësoj si ai efekti i dordolecit, që i frikëson zogjtë, megjithëse nuk është njeri. Imagjino se çfarë mund të ngjasë atë ditë që vërtetë SPAK-u të zgjohet dhe të funksionojë, duke kryer, qoftë edhe në minimo misionin e vet.

LEXO TE PLOTE