Connect with Us

Atentati ndaj shefit të policisë bashkiake/ Vetëdorëzohet autori 19-vjeçar

Kronika

Atentati ndaj shefit të policisë bashkiake/ Vetëdorëzohet autori 19-vjeçar

Publikuar

-

Foto-I bëri atentat familjes së shefit të policisë bashkiake/ Kush është autori 19-vjeçar

Ditën e sotme është dorëzuar në polici Ilirjan Hasanaj, i riu që qëlloi me armë drejtorin e Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe Mentor Hasanaj, teksa ky i fundit ishte duke udhëtuar në makinë me djalin dhe bashkëshorten e tij.

Autori 19-vjeçar është dorëzuar te blutë pas negociatave me të atin, i cili është ish-efektiv policie.

Raportohet se ndonëse atentatori dhe shënjestra e atentatit kanë të njëjtin mbiemër, nuk kanë lidhje farefisnore.

Autori 19-vjeçar që jeton në Shkodër është identifikuar nga policia sepse pasi qëlloi me armë, ai la 500 metra larg vendngjarjes motorrin e vjedhur, rrobat dhe një celular.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se Ilirjan Hasanaj është përdorur si vrasës me pagesë, pasi nuk ka precedentë penalë të mëparshëm.

LEXO EDHE:  Me kë parti do bënte koalicion po të varej nga ai formimi i qeverisë?/ Përgjigjet Murrizi

Gjithashtu është sekuestruar edhe motori tip “Papaq” me të cilin autori ndoqi makinën ku shefi i bluve po udhëtonte bashkë me atin Xhelal Hasanaj dhe Vjollca Hasanaj.

Kujtojmë se nga atentati mbetën të plagosur rëndë Mentor Hasanaj i cili u soll në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore dhe babai i tij Xhelal Hasanaj ndërsa e shoqja e tij i shpëtoi plumbave./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Publikuar

-

Nga

Ju gjetën doza kanabisi teksa lëvizte me “Audi”/ Detajet nga shoqërimi i djalit të Azem Hajdarit, kush u ndalua me të

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi shoqërimin e djalit të Azem Hajdarit.

Mësohet se automjeti tip ‘’Audi’’ drejtohej nga 23-vjeçari H.Gj, kurse Azem Hajdari bashkë me një vajzë 19-vjeçare nga Lushnja ishin pasagjerë.

Ndërkohë në automjet u gjetën 5 doza me lëndë narkotike kanabis.

Azem Hajdari bashkë me drejtuesin e automjetit dhe 19-vjeçaren janë shoqëruar në Komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO EDHE:  Rama jep premtimin/ Vaksinimi i gjithë popullit do bëhet më shpejt se e kishit menduar

LEXO EDHE:  Trondit Artan Hoxha/ Policia e Xhafajt me një gur hoqi qafe dy zogj

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

I gjendet drogë në makinë/ Shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Publikuar

-

Nga

Djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë, është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ai është shoqëruar nga policia e Elbasanit, pasi i është gjetur një sasi e vogël narkotike e llojit hashash në makinë.

Së bashku me të është shoqëruar edhe një miku i tij. Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz në territorin e qarkut të Elbasanit teksa u ndaluan nga policia për kontroll./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Droga në Portin e Durrësit/ Dalin detajet e para, cilës kompani i përkiste kontejneri

Publikuar

-

Nga

Droga në Portin e Durrësit/ Dalin detajet e para, cilës kompani i përkiste kontejneri

Vetëm pak ditë pasi u kapën 11.6 kg kokainë në një kontenier në Portin e Durrësit,  të njëjtës kompani të importit të bananeve iu sekuestrua sot një tjetër sasi lëndësh narkotike.

Kokaina u kap në konteinerin e kompanisë ‘’Alba Exotic Fruit’’ , ndërkohë sipas asaj që raporton Ballkan ëeb, policia ka ushtruar kontrolle në 10 konteinerë dhe në një prej tyre u gjet kokaina e ndarë në disa pako.

LEXO EDHE:  Shtatë mitet rreth vaksinës së koronavirusit

Kujtojmë që më herët është arrestuar menaxheri i kompanisë ”Alba Exotic Fruit”, Bajron Gumeni si dhe është shpallur në kërkim administratori Eduart Dauti.

LEXO EDHE:  Rama jep premtimin/ Vaksinimi i gjithë popullit do bëhet më shpejt se e kishit menduar

 

LEXO TE PLOTE