LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kap me kokainë gati për shitje/ Arrestohet shqiptari në Itali

14 Tetor 2020, 09:37, Kronika CNA
U kap me kokainë gati për shitje/ Arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar i cili është kapur me gjysmë kilogrami kokainë në shtëpi.

Sipas mediave italiane, 30 vjeçari shqiptar iu gjetën të fshehura në makinë edhe 14 doza të tjera, gati për tu shitur. Operacioni për arrestimin e shqiptarit u zhvillua në Breshia, pas disa ditësh ndjekje dhe vëzhgimi nga policia.

Pas arrestimit gjatë kontrollit në banesë, policia i gjeti edhe 10 mijë euro, dy peshore për peshimin e drogës dhe dy celularë. Në njërin prej telefonave, policia thotë se brenda 4 orëve mbërritën 80 thirrje nga klientë të ndryshëm./CNA.al

Lajmet e fundit nga