Kronika
U kap me drogë në makinë/ Arrestohet 35 vjeçari në Gramsh

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.P., 35 vjeç, banues në Gramsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjetën 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 154.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe dy aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

“Drejtuesi i BMV-së, nipi i një zyrtari të lartë”/ Plas debati mes Lalës dhe zv-ministrit
Aksidenti që ndodhi para pak ditëve te ambasada italiane, ku shtetasi Stiverjan Dashi “fluturoi” me 150 km/h në mes të Tiranës, duke rresikuar një masakër,...

Lala zbardh detaje/ Biznesmeni italian shkoi në veri për të eksploruar zonën, në makinë u gjetën…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, pasi makina që ai kishte marrë me qira u gjet...