LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria zhgënjen sërish, barazon edhe ndaj Lituanisë

14 Tetor 2020, 17:56, Sport CNA
Shqipëria zhgënjen sërish, barazon edhe ndaj Lituanisë

Kombetarja Shqiptare nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja me kombëtaren modeste, Lituaninë. Ndeshja e zhvilluar në Vilnius mbrëmjen e sotme, e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve, ka përfunduar barazim, 0-0.

?Kuqezinjtë? ishin më të mirë në fushën e lojës, por dështuan të gjenin golin e avantazhit. Sulmuesi Taulant Seferi pati raste të mira shënimi, që nuk arriti t?i shndërronte në gol.

Në anën tjetër, pati edhe një rast kontestues për penallti në të mirë të Shqipërisë, por gjyqtari vendosi të heshte. Kujtojmë se me rezultat të njëjtë Shqipëria kishte barazuar edhe me Kazakistanin, tre ditë më parë.

Lajmet e fundit nga