Connect with Us

Plagosi me thikë një person/ Arrestohet 63-vjeçari në Dropull

Kronika

Plagosi me thikë një person/ Arrestohet 63-vjeçari në Dropull

Publikuar

-

Zhvillonin aktivitetin e lojrave të fatit/ Arrestohet pronari i një lokali dhe 2 të rinj në Tiranë

Policia e Dropullit ka arrestuar në flagrancë një person, pasi plagosi me thikë një 55-vjeçar.

Blutë bëjnë me dije se në parnga është vënë shtetasi me iniciale Sh. D., 63 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë pasi, mesditën e sotme, në ambientet e një biznesi privat, bashkia Dropull, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin S. K., 55 vjeç, banues në Gjirokastër.

Strukturat e DVP Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Dropull, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, shtetasin Sh. D., si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin e mprehtë (thikë).

LEXO EDHE:  Nuk respektuan masat kundër koronavirusit/ Ndëshkohen 615 qytetarë

I plagosuri ndodhet në spitalin rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, materialet në ngarkim të shtetasit Sh. D. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapen 400 kg drogë në Kosovë/ Artan Hoxha: Ishte destinuar për tregun e pasur të BE

Publikuar

-

Nga

Kapen 400 kg drogë në Kosovë/ Artan Hoxha: Ishte destinuar për tregun e pasur të BE

Ditën e sotme janë sekuestruar 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës dhe në këtë operacion policia ka arrestuar shtatë persona.

Sipas mediave kosovare, tre prej të arrestuarve janë Izet Sheqiri, Enver Belegu dhe Bajram Maliqi, ndërsa emri i të tjerëve nuk është bërë ende publik.

Për këtë operacion ka zbardhur detaje mbrëmjen e sotme gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ka treguar se kokaina është e pastër si kristali.

“Kjo drogë e kalon pastërtinë e 92%, që është ndër pastërtitë më të mëdha të kokainës. Nuk do të ishte e mundur që ajo sasi të hidhej në treg ashtu. Pra nëse janë konfiskuar 400 kg kokainë të tillë, në treg do të hidhej trefishi i saj.

Kjo pastërti e kokainës i lejon trafikantët ta zbusin drogën dhe ta bëjnë të absorbueshme për klientët, pasi pastërtia aq e madhe rrezikon jetën e përdoruesve të saj. Për fat të keq tashmë është provuar se territori i Kosovës po kthehet në një bazë operacionale të grupeve kriminale që merren me narkotrafikun”, u shpreh ai në “Debat Plus”.

LEXO EDHE:  Nuk deklaroi 20 mijë paund në kufi/ Arrestohet 29 vjeçarja në Rinas

LEXO EDHE:  Policia rrugore bën kërdinë/ Në pranga 31 shoferë, pezullohen 186 patenta

Sipas tij, droga ishte destinuar për tregun e pasur të Bashkimit Evropian dhe jo për tregun e Kosovës apo Shqipërisë.

“Që nga paketimi në Brazil, droga ishte destinuar për organizata të ndryshme. Është në praktikën e organizatave kriminale që në fillim ata testojnë sasi shumë më të ulëta të drogës.

Pra në fillim ata kanë testuar sasi më të vogla, më pas kanë shkuar në sasi pak më të mëdha, për të ardhur deri te ajo që është konfiskuara sot. Trafikantët kanë fituar siguri se ky shteg është sigurt”, theksoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrimi i 400 kg kokainë në Kosovë/ Kraja: Operacioni tregoi efikasitetin e strukturave tona

Publikuar

-

Nga

Kapja e 400 kg kokainë në Kosovë/ Kraja: Operacioni tregoi efikasitetin e strukturave tona

Kreu i SPAK, Arben Kraja, ishte i pranishëm në konferencën e përbashkët me Prokurorinë e Kosovës mbrëmjen e sotme, e cila u mbajt lidhur me sekustrimin e 400 kg kokainë.

Në fjalën e tij Kraja tha se kjo nxori në pah jo vetëm që krimi ka zgjeruar territorin e veprimit, por që nëse shtete bashkëpunojnë mund ta luftojnë atë.

“Ka dy momente qe duhen vlerësuar nga kjo ngjarja se grupet kriminale po organizohen në një territor shumë të gjerë nga Brazili, Itali, Shqipëri e Kosovë. Por gjithashtu doli në pah se bashkëpunimi mes vendeve do të sjellë sukses në goditjen e tyre.  Bllokimi i sasive të tillë 400 kg kokainë tregon efikasitetin e strukturave tona ishte i duhur dhe i suksesshëm”, tha Kraja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Kur ke fat, ke fat…”/ Artan Hoxha nxjerr pamjet, si u sekuestrua 400 kg kokainë në Kosovë

Publikuar

-

Nga

“Kur ke fat, ke fat…”/ Artan Hoxha nxjerr pamjet, si u sekuestra 400 kg kokainë në Kosovë

Policia e Kosovës ka sekuestruar ditën e sotme qindra kilogramë kokainë në një ngarkesë me mishi të ardhur nga Amerika Latine përmes portit të Durrësit

Lidhur me këto zhvillime ka reaguar dhe gazetari investigative Artan Hoxha i cili ka publikuar dhe pamjet ku u sekuestrua kokaina.

Deri më tani sipas informacioneve paraprake thuhet se bëhet fjalë për një sasi prej 400 kg, por sipas Hoxhës, sasia e kokainës është ende duke u peshuar.

“Kur ke fat, ke fat… Në kohen dhe në vendin e duhur… Në Lipjan të Kosoves, në ambjentet e kompanise ku eshte kapur nje sasi e frikshme kokaine, e fshehur brenda nje ngarkesa me mish te nisur nga Brazili.

Nderkohe oficeret e njesise speciale te policise se Kosoves dhe oficeret e antidroges nga Tirana jane ende duke punuar për te peshuar dhe saktesuar sa eshte sasia e sekuestruar e kokaines.” shkruan Hoxha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE