Connect with Us

Përfundon pa sukses takimi me përfaqësuesit e firmës/ Naftëtarët: S’u ofrua asnjë zgjidhje për pagat

Aktualitet

Përfundon pa sukses takimi me përfaqësuesit e firmës/ Naftëtarët: S’u ofrua asnjë zgjidhje për pagat

Publikuar

-

Përfundon pa sukses takimi me përfaqësuesit e firmës/ Naftëtarët: S’u ofrua asnjë zgjidhje për pagat

Ka përfunduar pa sukses takimi i naftëtareve me përfaqësues të firmës, e cila pretendon se ka në administrim Uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh.

Naftëtarët theksojnë se gjatë takimit ka pasur premtime boshe dhe nuk është ofruar asnjë zgjidhje për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj, i pranishëm në takim bashkë me 5 specialistë të tjerë, ka konfirmuar se greva e urisë do të vazhdojë dhe paralel me të edhe protestat përpara uzinës dhe në qytetin e Ballshit.

Sipas naftëtarëve, këto takime janë tentativa për të prishur grevën e urisë dhe për të ndaluar protestat e tyre, por pa marrë një zgjidhje konkrete janë të vendosur të vazhdojnë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zero minuta vonesa në kufi në 2023/ Firmosen marrëveshjet e mëdha në Shkup

Publikuar

-

Nga

Në mbledhjen e Forumit Ekonomik Rajonal në Shkup, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë firmosur tri marrëveshjet e mëdha.

0 minuta vonesa në kufi, një leje pune vitin e ardhshëm, kualifikim i përbashkët, marrëveshje për shëndetin dhe 3-fishim i kapaciteteve kur secili prej vendeve përballet me fatkeqësi natyrore.

Pas firmosjes së marrëveshjeve është prezantuar emri i nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe nuk do të përdoret më termi që i është referuar deri më tani.

LEXO EDHE:  Takim Basha-Thaçi/ Ndihma për Kosovën do të jetë e plotë, pa rënë në paternalizëm

LEXO EDHE:  Basha kokë më kokë me aleatët një ditë pas takimit me zyrtarin e DASH

3 marrëveshjet e firmosura

1-Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

2-Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

3-Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I nxehti vazhdon edhe në Gusht/ Temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius

Publikuar

-

Nga

Temperaturat “thyejnë” termometrin/ Nga e hëna i nxehti afrikan ‘godet’ Shqipërinë

Sipas Meteoalb, i nxehti afrikan do të vijojë edhe në në muajin e ardhshëm. Parashikohet se me datën 1 Gusht, temperaturat do të ngjiten derim 42 gradë Celsius.

Ndërkohë që ditët e fundit të muajit Korrik priten të mbyllen me temperatura të larta gjithashtu, deri në kufirin e 40 gradë Celsius./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Afera me inceneratorët/ SPAK ka prova të korrupsionit në Fier

Publikuar

-

Nga

Qyteti i Fierit, mëngjesin e djeshëm është zgjuar nën pushtetin e tymit, për shkak të djegies së mbeturinave urbane.

Edhe sot është e njëjta situatë, qyteti shfaqet i nxirë nga bloza dhe njerëzit në rrugë mezi dallojnë njëri tjetrin, ndërsa automjetet janë të detyruar të lëvizin me drita të gjata. (Lexo këtu)

Sot  CNA.al publikoi një tjetër video të djegies së plehrave, ndërkohë që jepen 30 milionë euro për inceneratorin e Fierit

Inceneratori duhej të kishte nisur nga puna shumë muaj më parë, ashtu siç Kryeministri Edi Rama  kishte premtuar më herët.

Por, sot jemi në kulmin e sezonit turistik, jemi në fund të Korrikut dhe qyteti i Fierit është i mbuluar nga tymi.

Prej dy ditësh po digjen plehrat në Mbrostar, duke kryer kështu një krim mjedisor. (Lexo këtu)

Në vend që këto plehra të digjeshin nga inceneratorët, sot po rrezikojnë jetën e qytetarëve të Fierit, të cilët janë detyruar të largohen edhe nga shtëpitë, nga tymi dhe bloza e mbeturinave.

Zona e mbetjeve duhej të kthehej në një park të gjelbër, por sot plehrat po digjen dhe inceneratori ka mbetur në tentativë, dhe as po funksionon dhe s’dihet se kur do të funksionojë, megjithëse shqiptarët kanë paguar miliona.

LEXO EDHE:  Takim Basha-Thaçi/ Ndihma për Kosovën do të jetë e plotë, pa rënë në paternalizëm

LEXO EDHE:  Basha takim me komisioneren e BE-së/ Zbardhet biseda

SPAK-u ka prova të korrupsionit në Fier. Drejtuesi i SPAK Arben Kraja, mund të shkojë me makinë dhe të shikojë provën e aferës korruptive të  inceneratorëve.

Nëse vërtet SPAK është për drejtësi ashtu siç trumbeton, atëherë, Arben Kraja dhe prokurorët e tij, të marrin rrugën drejt Fierit, ndonëse do të jenë të detyruar të udhëtojnë në qytet me drita të gjata, por nga ana tjetër mund të sigurojnë provat për të cilat flasin se mbështeten.

Çfarë ka ndodhur me 30 milionë eurot e inceneratorit, pse nuk ka përfunduar, kush abuzoi me taksat e qytetarëve dhe më pas mori gucimin ti çojë ata drejt helmimit dhe vdekjes, duke iu vënë flakën mbeturinave?

Janë të gjitha këto pyetje por edhe më tepër që SPAK duhet t’u japë përgjigje dhe të hedhë dritë mbi aferën korruptive të inceneratorëve, duke çuar para drejtësisë përgjegjësit, kushdo qofshin ata.

Video që CNA.al ka sjellë dje dhe sot janë prova që hedhin dritë mbi aferën korruptive të inceneratorit të Fierit.

LEXO TE PLOTE