LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk kanë bërë padi”/ PD i përgjigjet Veliajt me dokumenta: Është reale, të pret drejtësia!

14 Tetor 2020, 10:35, Politikë CNA
“Nuk kanë bërë padi”/ PD i përgjigjet Veliajt me

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj se nuk ka asnjë padi ndaj tij për çështjen e makinës së kreun e PD, Lulzim Basha.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa i cilëson mashtrime dhe thotë se kanë vetëm një qëllim, të largojnë vëmendjen nga dështimet flagrante të qeverisë dhe të bashkisë

?Mashtrimi është mjeshtëria e Veliajt! Partia Demokratike e ka paditur Veliajn për shpifjet e tij të vazhdueshme që kanë vetëm një qëllim: të largojnë vëmendjen nga dështimet flagrante të qeverisë dhe të bashkisë. Të cilat kanë varfëruar shqiptarët dhe rrënuar Tiranën. Paditë janë depozituar dhe Veliaj do të përgjigjet për shpifjet e tij. Mashtrimet e përditshme dhe kasetat me regji qëndrore nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësitë për shkatërrimin e Tiranës dhe shpifjet e përditshme!?, shkruan Zhupa./CNA.al

Lajmet e fundit nga