Connect with Us

Nga Lorenc Vangjeli/ Edi ecën vetë dhe sindroma e Koçit që ja gjejnë nusen të tjerët

Opinione

Nga Lorenc Vangjeli/ Edi ecën vetë dhe sindroma e Koçit që ja gjejnë nusen të tjerët

Publikuar

-

Nga Lorenc Vangjeli/ Edi ecën vetë dhe sindroma e Koçit që ja gjejnë nusen të tjerët

Ka shumë paralele që mund të hiqen në të shkuarën e dy njerëzve që duelojnë për qeverisjen e ardhshme të shqiptarëve. Ka edhe më shumë veçanti mes të dyve që paracaktojnë shanset e asaj që pritet të ndodhë në 25 prillin e ardhshëm. Shumë më shumë se bilanci katër vjeçar mes qeverisjes që ka bërë secili në pjesën e vet, Rama për qeverinë dhe Basha për opozitën, ata të dy do të kenë një përplasje individuale të llojit: kush je ti dhe kush jam unë! Dhe pikërisht në këtë lojë pasqyrash mes tyre, fshihet një pjesë shumë e madhe e parashikimit për atë që do të ndodhë pak muaj më pas.

Edi Rama ishte fillimisht krijesë e rrethanave të pazakonta që afroi rrëzimi i një sistemi, e ambientit ku ka qëndruar dhe raportit vetjak me median. Ai ka pasur si pakkush aftësinë për të qenë vartësi i dobishëm në fillim dhe për t’u ngjitur tek epërsia e eprorit të padiskutuar në vijim. Por kryesisht ai është krijesë e vetvetes. Nga humnera e thellë e halleve të zakonshme të një emigranti, në kulmin e përbuzjes evropiane ndaj pasaportës shqiptare dhe i përndjekur nga pushteti i vendit të tij, ishte njerëzore që Rama të konsideronte fat çdo milimetër ngjitjeje mbi humnerën e viteve 90-të. Dhe meqë fati zakonisht zgjedh më të fortët, të fortët e kohës politike investuan besim tek Edi Rama. E kanë bërë me të të gjithë gazetarët kryesorë të vendit të asaj e kësaj kohe, me shumicën e të cilëve ai ndante të njëjtin pasion për rrëzimin e Berishës dhe talljen me komunizmin. Dhe pastaj me rradhë, të gjithë politikanët e rëndësishëm të të majtës e kanë parë atë si jeniçerin që do të luftonte në flamurin e interesit të tyre.

Duke nisur që me Fatos Nanon dhe Ilir Metën dhe pa përjashtuar madje as Pandi Majkon dhe Rexhep Meidanin. Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj, Ben Blushi e deri edhe Kaç Islami, i kanë dhënë gur mbas guri mundësinë piktorit polemist që të ndërtonte themelin e pushtetit të tij të sotëm. Aleancat e tij fluide, njëherë me njërin kundër tjetrit, me miq që shndërroheshin në armiq dhe anasjelltas, kanë pasur një rezultante të vetme: interesin e tij të pandryshueshëm për të marrë portofolin e një partie, që herët a vona, e bën liderin e saj kryeministër. Me Fatosin kundër të gjithëve, pastaj me Ilirin dhe gjithë të tjerët kundër Fatosit, Edi Rama fitonte edhe atëherë kur humbiste aleati që ai e ndihte në luftë. I dëshmuar si politikani më pragmatist në Tiranë, në borxh me të gjithë deri në pranverën e largët tashmë të 2017-ës, tani i ka lënë ai të gjithë socialistët në borxh ndaj vetes sepse fitoi i vetëm kundër të gjithëve. Ai mundi armiqtë e bashkuar që e donin të rrëzuar dhe mposhti edhe miqtë e shumtë që nuk donin më të ishin nën këmbët e tij.

Në këtë prag fushate, me paralajmërimin që i dha partisë së tij në asamblenë e fundit socialiste, ai u rreshtua sërish në fushë i vetëm dhe i vetëm kundër të gjithëve. Mes vështrimeve pothuaj anonimë të shumicës së njerëzve që tashmë dinë të qeshin përpara se ai të bëjë humor, ai ju tha se nëse fiton në zgjedhje, triumfi do të jetë vetjak dhe nëse ndodh ndryshe, humbja nuk mund të jetë e tij.

Në krahun tjetër qëndron Lulzim Basha. Në tentativën e dytë për të qenë kryeministër i vendit ai shkon me tre beteja epike të humbura njëra më thellë se tjetra. Shpreson se përplasja e katërt me Ramën do t’i japë vendin e punës me të lakmuar në Tiranë si kryeministër, qoftë edhe sepse deri më tani nuk ka pasur një kryeministër tre herë rresht.

Basha erdhi nga askundi në Tiranë. Përpara janarit të 2005-ës atë nuk e njihte askush as brenda dhe as jashtë unazës së vogël të Tiranës. Nuk e kapte as google. I ikur për fatin e tij të mirë nga Shqipëria në adoleshencë për studime, ai pati fatin e keq që komunizmin ta njihte me të rrëfyer dhe të mos kishte njohje apo miqësi personale me askënd nga aktorët me zë publik në kryeqytet. Në një vend si Shqipëria, këto lloj njohjesh janë kusht me rëndësi të jashtëzakonshme për karrierën, por jo në rastin e tij. Garancia personale dhe kredencialet e afruara prej njërës nga gratë më të rëndësishme të Tiranës së asaj kohe, rezultuan megjithatë kartat fituese të tij. E mençur si pakkush dhe cinike si gjithëkush që mendon se meriton gjithmonë më shumë sesa ka, Argita Berisha firmosi pasaportizimin e parë të Bashës në politikë. Dobësia njerëzore e babait të fuqishëm që priste të bëhej kryeministër nuk gaboi në shenjimin e emrit të Lulzim Bashës si njeriu i të nesërmes në PD. Më pas, disa dalje në Opinion me portret të qeshur përballë teritalit të demode socialist të kohës, rrjedhshmëria në të folur pavarësisht asaj që thoshte dhe madje edhe një fushatë interesante e noramale që e nxorri deputet në Tiranë, e distancoi atë nga të tjerët. Prania e tij në qeveri u quajt normale dhe e merituar. Sprova e tij e parë në krye të ministrisë së ndërtimit, ku konsiderohet gjerësisht si kazma që i hapi vendit një humnerë financiare me kontratën e Rrugës së Kombit, e më pas ministria e brendshme në të cilën ai bashkëndau deri përgjegjësinë penale për vrasjet politikë të janarit 2011 me Sali Berishën, e lidhi fort me kryeministrin e gjithëpushtetshëm Sali Berisha. Gjithashtu ai futi në dollapin vetjak edhe pajën me fishek që i dha kryeministri në manipulimin elektoral për bashkinë e Tiranës; atë fishek paje që ai do ta përdorte për të lidhur mbas vetes interesat e shumë njerëzve të rëndësishëm në Tiranë.

LEXO EDHE:  Lulzim Bashës i dështon riorganizimi/ Shpall aktivet dhe shtyn zgjedhjet në shtator

Deri këtu, sa më shumë ndryshojnë Rama me Bashën me njëri-tjetrin, në thelb karriera e të dyve ngjan. Nga posti ekzekutiv në ministri, tek bashkia e Tiranës dhe kapërcimi në parti. Pikërisht këtu fillon edhe diferenca dramatike mes tyre: i pari morri atë që ja kishin refuzuar njëherë, i dyti u zgjodh të marrë partinë.

Berisha i dha fitoren në garën partiake Bashës në garë me të ndjerin Sokol Olldashi. Vetë Olldashi besonte kështu dhe askush tjetër nuk e vuri në dyshim që Berisha e kishte bërë zgjedhjen e tij shumë kohë përpara se t’i betohej ish-ministrit të tij të brendshëm se ishte indiferent për fituesin e garës partiake.

Ndryshe nga Fatos Nano që ishte betuar shumë herë se do t’i priste Ramës edhe duart bashkë me thonjtë, Sali Berisha ka qenë mblesi i padiskutueshëm i karrierës brilante të Lulzim Bashës. Ai e ka zgjedhur kur të tjerët e refuzonin, e ka ngritur kur të tjerët kërkonin ta rrëzonin, e ka shtyrë të ecë përpara kur të tjerët donin ta pengonin, i ka dhënë garanci për të qëndruar, kur të tjerët i kërkonin të ikte. Edi Rama është në fund të fundit krijesë e ambicjes së tij vetjake. Lulzim Basha është krijesë e Sali Berishës. Ky është fakti dhe fati që e detyron Lulzim Bashën të sillet si Koçi i teto Sofkës, që pret Berishën dhe tani edhe Ilir Metën, që ta martojnë me fatin e shqiptarëve. Vetë Basha di të bëjë shumë më shumë dhe shumë më mirë sesa rolin e Koçit. Problemi i tij është që mblesët kanë vendosur ndryshe.

Në 25 prill shqiptarët do të zgjedhin mes të dyve. Mes politikanit atipik dhe modelit të katalogut. Mes djalit të keq në dukje dhe djalit të mbarë në sipërfaqe. Mes atij që e dinë mirë se çfarë është dhe atij që di mirë se çfarë do. Mes kamarierit që shërben fiks atë që do klienti dhe klientit të dy mblesëve të tij. Deri në prill, horoskopët mund të përmbysen shumë herë dhe parashikimi më i mirë është të mos bëhen parashikime. Sepse e vetmja gjë e sigurt deri në zgjedhje, është që shqiptarët, siç thotë mallkimi i vjetër kinez, do të jetojnë sërish në kohë interesante!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Andi BUSHATI/Pse Rama e la kolltukun… në studion e Opinion

Publikuar

-

Nga

Vetëm një hall i madh mund ta detyronte kryeministrin e vendit të linte kolltukun në studion e Opinion dhe të ngrihej në këmbë si showmen.

Ose një hall i madh..ose një interes i madh…atë mund ta zgjidhi me mendjen e tij secili që ka parë peformancën e Ramës në studio, e cila kishte vëtëm një qëllim, të jepte shfaqe, të ulërinte, të përbetohej se është shkencëeisht e vërtetuar se të gjatët nuk vjedhin, madje të ngrihej në këmbë në mes të emisionit dhe të spërkaste me stërklat e tij gazetarët në studio (megjithëse në kohë pandemie) vetëm me një qëllim: që të mos lejonte një debat normal për shifrat e frikshme të inceratorëve.

Historia e këtij skandali që do na kushtojë deri në fund mbi 350 milionë euro është vërtet një nga mëkatet më të mëdha të kësaj qeverie.

Aaga e inceneratorëve nis në vitin 2014 me një ofertë të pakërkuar. Për të kënaqur atë, qeveria socialiste ndryshon strategjinë e saj nga përballimi i plehrave me riciklim në atë me djegje të inceneratorëve.

Në fund të vitit 2016, pa tender ndërkombëtar të detyrueshëm nga ligji, pa procedura transparente, qeveria fillon procesin e dhënies në një dorë të vetme të tre projekteve.

Eshtë e çud itshme se si brenda një dite, datës fatale 16 dhjetor 2016, i gjithë shteti shqiptar vihet në dispozicion të këtij biznesi fitimprurës. Mbyllet “gara”, merren vendime nga 9 institucione, nënshkruhet kontrata 40 faqshe me privatin dhe fillon dizbursimi i parave për të (14 milonë eurot e para nga 75 milionë deri tani).

LEXO EDHE:  Skandal, ende pa mbaruar hetimet/ Rama shpall të vetvrarë shoferin e Xhafajt

LEXO EDHE:  Nga Lulzim BASHA/Akti i fundit kriminal i Edi Rames

Dhe e gjithë kjo maskaradë përfundon me rastin për Gines të inceneratorit të Fierit, i cili sot ka marrë mbi 23 milionë euro pa bërë asnjë ditë punë.

Pikërisht, ky hall, apo ky interes, e bëri Ramën të humbte toruan, dhe të kërcente si prifti nga belaja në “Opinion”, aq sa për disa çaste u kthye dhe në rrezik i shpërndarjes së virusit, duke lëshuar afshet e gojës së tij që vihej në punë nga inceneratorët, mbi fytyrat e të ftuarve të tjerë në studio.

Dhe policia bëri mirë që nuk shkoi ti vinte gjobë kryeministrit për këtë krim shëndetësor, sepse krimi që ai po mbronte në studio, ishte tejet më i rëndë sesa infektimi rastësor i Rakipllarit apo Shkullakut./Lapsi

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Eduard Zaloshnja/ Qarqet ku do të përcaktohet rezultati i zgjedhjeve të prillit

Publikuar

-

Nga

Nga Eduard Zaloshnja/ Qarqet ku do të përcaktohet rezultati i zgjedhjeve të prillit

Me ndryshimin e sistemit zgjedhor, llogaritë elektorale do të jenë të ngjashme me zgjedhjet e 2017-ës, kur koalicionet paraelektorale u pamundësuan nga marrëveshja Rama-Basha e 17 majit. Sidoqoftë, llogaritë nuk do të jenë identike si atëherë. Dhe ja përse.

Së pari, le të theksojmë se Shqipëria ka një sistem zgjedhor rajonal proporcional, dhe jo kombëtar. Që do të thotë se një subjekt zgjedhor mund të marrë 48% të votës popullore e të sigurojë 74 mandate parlamentare (siç qe rasti i PS-së në zgjedhjet e 2017-ës), ndërkoh që mund të marrë 52% të votës popullore e të sigurojë vetëm 70 mandate parlamentare. Gjithçka varet nga shpërndarja e votave nëpër qarqe dhe nga numri i mandateve në secilin qark.

Krahasimisht me 2017-ën, do të ndryshojnë numrat e mandateve në 3 qarqe, si rrjedhojë e ndryshimit të numrit të shtetasve të regjistruar në gjendjen civile (pavarsisht nëse jetojnë në Shqipëri apo jashtë). Kështu, qarku i Dibrës dhe i Gjirokastrës do të kenë nga një mandat më pak, ndërkohë që qarkut Tiranë do t’i shtohen dy.

Vetëm nga këto ndryshime, PS-së i pakësohen 2 mandate, krahasuar me 2017-ën (PS-ja mori mandatet e fundit në shpërndarjen e tyre në Dibër e Gjirokastër). Dhe pyetja është nëse PS-ja do të jetë në gjendje të marrë 20 mandate në Tiranë (për të rikuperuar humbjen e 2 mandateve në Dibër e Gjirokastër). Gjasat për këtë duken të vogla, për faktin se edhe mandatin e 18-të PS-ja e mori falë vetëm 34 votave që “i munguan” PDIU-së, për ta marrë atë mandat. Për këtë arsye, qarku i Tiranës do të shohë edhe betejën më të fortë, ku opozita është më e favorizuar në bashkitë periferike (Kamëz, Vorë, Kavajë e Rrogozhinë), ndërsa PS-ja në kryeqytet.

Qark tjetër ku PS-ja mund të humbasë një mandat është qarku i Durrësit, ku mandati i diskutueshëm i Agron Dukës nuk ka gjasa të ridiskutohet, pas largimit të Vangjush Dakos nga shtabi elektoral i PS-së. Sidoqoftë një plus për PS-në në garën e fortë të Durrësit do të jetë largimi i Lefter Kokës nga LSI-je e afrimi i tij me PS-në…

LEXO EDHE:  Përmbytjet në Durrës/ Berisha tregon “buburrecin” që shkatërroi qytetin

LEXO EDHE:  Nga biseda me Muharremin te kaseta/ Artan Hoxha zbulon arsyen, pse e vrau Fatmir Haklaj Azem Hajdarin

Në qarkun e Elbasanit, situata ka ndryshuar me kalimin e Aqif Rakipit nga PDIU-ja tek PS-ja (Rakipi ishte gjeneratori kryesor i votave të PDIU-së më 2017). Për këtë arsye gjasat e humbjes së një mandati nga PS-ja në qarkun e Elbasanit janë më të vogla se në dy qarqet e tjera të Shqipërisë së Mesme.

Në qarqet nën Shkumbin, gjasat janë të vogla që PS-ja të humbasë ndonjë mandat (përveç atij të Gjirokatrës, i cili është pasojë e ndryshimeve demografike). Ndërsa në qarqet mbi lumin Mat, vetëm Shkodra ka mjaftueshëm mandate (11), për të patur ndryshime. Edhe pse PS-ja do të bashkpunojë taktikisht me deputetin e PSD-së (Tom Doshi) në atë qark, historia elektorale na tregon se PS-ja mund ta humbasë një mandat në Shkodër.

Si përfundim, mund të thuhet se, pavarsisht luhatjeve në sondazhe të PS-së (pak më sipër apo pak më poshtë 50-përqindëshit), ajo që ka rëndësi do të jetë beteja territoriale gjatë fushatës në qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan e Shkodër. Në qarqet e tjera, numri i mandateve të PS-së ka fare pak gjasa të ndryshojë…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Bravo naftëtarëve, edhe minatorët duhet të reagojnë!

Publikuar

-

Nga

Bravo naftëtarëve, edhe minatorët duhet të reagojnë
Nga Tritan Shehu

Memaliaj, nje qytet qe ka egzistuar me minierat e qymyrit duke arritur ne 2800 minatore ne vitet 80-te, tashti eshte i zhytur ne varferi e braktisje te cdo lloji:

–Kjo qeveri mbylli dhe spitalin e atij qyteti kur ai mund te kthehej ne nje qender lokale parandalimi, mjekimi, reabilitimi etj per disa nga semundjet profesionale te minatoreve te qymyrit a me shume. Nje pjese e madhe e atyre vuajne nga demtime te renda pulmonare, qe kane nevoje per ndihme e mbeshtetje te specializuar dhe qe fatkeqesisht jua shkurtojne shume jeten apo demton rende cilesine e saj.

–Nuk ka asnje kujdes te vecante per gjendjen shendetesore te tyre ne nivel te kujdesit paresor, per vaksinimin gratis qofte edhe per virozat periodike, egzaminimet speciale laboratorike, pulmonare e kardiake, qe duhet te bejne periodikisht, rimbursimit te mjekimeve qofte dhe akute. Te ndodhur ne kete gjendje shendetesore edhe pasojat e semundjeve te tjera. qofte dhe te gripit te zakonshem jane shume me te renda se sa mbi pjese te tjera te popullesise etj.

–Nuk ka asnje zhvillim per pensionet suplementare te domosdoshem te tyre, per keto vite qe u kane mbetur per te jetuar. E njejta gje edhe ndaj familjeve te atyre ish minatore, qe nuk jetojne me, duke u ndare ne moshe te re e varferi te plote.

LEXO EDHE:  “Do t’i heqim tulla të tjera”/ Basha paralajmëron Ramën

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Topallit/ S’ka opozitë, Basha qeveris me Ramën

Dhe te gjitha keto elemente se bashku me te tjere te lidhura me transportin, jeten sociale etj perbejne “Statusin e Minatorit”.

Fatkeqesisht kjo Qeveri e papergjegjeshme e hodhi ne kosh projektin e paraqitur disa kohe me pare duke lene ne harese gjithecka, megjithe premtimet ne 3 D qe ka bere.

Ne keto kushte ka vetem nje mundesi, presioni i forte i atyre, organizimi i mire e protestat e pa lekundeshme, te cilat une dhe si i votuar nga ata njerez i inkurajoj, duke i cilesuar te domosdoshme dhe legjitime.

Rilindja nuk kupton gjuhe tjeter percse asaj te presionit e forces popullore.

Kush ka akoma iluzione se mund te vendose jo vetem te drejtat sociale, por dhe ato universale e demokratike me lutje, letra, diskutime etj nuk ka kuptuar asgje nga sa ka ndodhur keto vite ne Shqiperi.

Regjimet shemben!

LEXO TE PLOTE