LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ndërtimi i Gazsjellësit TAP i rëndësishëm”/ Yuri Kim: Shqipëria pjesë e arkitekturës rajonale të energjisë

14 Tetor 2020, 15:41, Politikë CNA
“Ndërtimi i Gazsjellësit TAP i

Pas pothuajse katër vjet e gjysmë që nga fillimi i ndërtimit, Gazsjellësi Trans Adriatik është plotësisht i kompletuar.

TAP aktualisht po përfundon përgatitjet për fillimin e operacioneve tregtare, ndërsa Pika e Ndërlidhjes midis tubacionit TAP dhe sistemit të transmetimit të gazit natyror të Snam Rete Gas në Pulia (Itali) pritet të përfundojë dhe do jetë gati për të transportuar gaz deri në mes të nëntorit 2020.

Për këtë lajm ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila deklaron se transportimi i gazit natyror e bën Shqipërinë pjesë integrale të arkitekturës rajonale të energjisë.

?Kjo është strategjikisht e rëndësishme. TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = zgjedhje = siguri = pavarësi?, shkruan Kim në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga