LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nard Noka “i shkel syrin” grupeve kriminale/ Më mirë bëhuni me ne, ju mirëpresim…

14 Tetor 2020, 21:21, Politikë CNA
Nard Noka “i shkel syrin” grupeve kriminale/ Më mirë

Kryetari i PDK-së dhe aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka, ka dhënë një mesazh për grupet kriminale mbrëmjen e sotme.

Ndoka i kërkoi grupeve kriminale të qëndrojnë në punën e tyre ose të përgjigjen para drejtësisë për financimin e PS-së.

?Rama ka bërë fushata marramendëse me para të pista. Pjesa e dukshme e financimit është probleme. Rama ka shfrytëzuar 10-fishin e buxhetit të shteti për fushatë. Edhe grupet kriminale janë larg Ramës sot. Grupet kriminale të rrinë në punën e tyre ose të përgjigjen para drejtësisë?, u shpreh ai në emisionin Arena, në Rtv Ora.

Më tej, kreu i PDK-së ka kërkuar grupeve kriminale që më mirë të bashkohen me opozitën, duke theksuar e nuk do t?i përdorë si kryeministri Edi Rama.

?Më mirë të bëhen me ne dhe të votojnë për opozitën. E mirëpresim edhe votën e tyre. Ne nuk i përdorim si Rama, po votuan opozitën nuk ka ndonjë gjë të keqe. E djathta kurrë nuk është ulur me krimin?, theksoi Ndoka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga