LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi flet me emra/ Ja dy personat që mund të marrin drejtimin e PS pas largimit të Ramës

14 Tetor 2020, 21:14, Politikë CNA
Kryemadhi flet me emra/ Ja dy personat që mund të marrin drejtimin e

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka treguar emrat e dy personave që përfliten se do të zëvendësojnë Edi Ramën kur ky i fundit të lërë drejtimin e PS-së.

Kryemadhi tha se ka informacione që personi që mund të zëvendësojë Ramën është kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, numri 2 i PS-së Taulant Balla ose një grua, emrin e së cilës nuk preferoi ta zbulojë

?Erion Veliajn Edi Rama e ka një kafshatë. As nuk e besoj fare por do të shikojmë si do të ecë lista e deputetëve di që ka një konkurencë të madhe. Vetë në PS janë të bindur se një mandat i tretë është 1000% i pamundur. Por beteja është midis liderëve të nivelit të dytë se kush do të jetë trashëgimtari i Partisë Socialiste, Erion Veliaj, Taulant Balla apo ndonjë grua. Nuk është ide, kemi informacione, por ka kohë për këtë?, theksoi ajo në Fax News./ CNA.al

Lajmet e fundit nga