LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korrupsioni në Shqipëri/ Spartak Ngjela zbulon “paktin e fshehtë” mes politikës dhe gjyqësorit

14 Tetor 2020, 19:00, Politikë CNA
Korrupsioni në Shqipëri/ Spartak Ngjela zbulon “paktin e

Avokati i njohur Spartak Ngjela, komentoi deklaratat e djeshme të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila u shpreh se korrupsioni në sistemin e drejtësisë duhet të mbahet nën monitorim dhe të goditet në mënyrë periodike. I pyetur se nga i merr informacionet për kritikat amerikane mbi sistemin e drejtësisë, avokat Ngjela thotë se bazohet në logjikë.

?Unë i them me logjikë, natyrisht. Informacionet i ka thënë ambasadorja. Ajo flet në mënyrë diplomatike?, tha ai.

Gjatë një interviste në ?Ilva Now?, Ngjela u ndal edhe tek deklarata e Ramës, që sipas tij koka e korrupsionit nuk janë politikanët, por gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Për Ngjelën, drejtësia dhe politika kanë një marrëveshje të fshehtë, të cilën e zbuloi në Euronews Albania.

?Ai nuk e ka artikulon si profesionist, por si politikan edhe ai do thotë: që po të këtë gjyqësor të pavarur nuk ka korrupsion?. Po të ketë gjahtarë të fuqishëm nuk ka më shpend në Shqipëri. Këtu është mungesa e pushteti gjyqësor që ka sjellë korrupsionin. Si e kanë sjellë korrupsionin? Bashkë kanë pasur një marrëveshje të heshtur, dhe jo të gjitha marrëveshjet janë të hapura. Ju shisni drejtësinë dhe s?themi gjë, ne vazhdojmë korrupsionin dhe ju nuk na akuzoni, është shumë e thjeshtë. Ata janë të gjithë në një plan. Pushteti gjyqësor e ka sjellë gjendjen këtu?, tha ai./euronews

Lajmet e fundit nga