Connect with Us

“I kemi skemat gati në të gjitha variantet”/ Agron Duka tregon kë ministri i ka kërkuar Bashës

Politikë

“I kemi skemat gati në të gjitha variantet”/ Agron Duka tregon kë ministri i ka kërkuar Bashës

Publikuar

-

“Rotacioni politike, parakusht për ndryshim/ Duka: Kostot e larta të prodhimit po varfërojnë shqiptarët

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, foli sot për skemat që ka krijuar opozita në rast se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Duka tha se PAA synon që të jetë një parti parlamentare, ndërsa theksoi se i ka kërkuar Lulzim Bashës që të drejtojë ministrinë e Bujqësisë.

Sipas tij, opozita i ka pothuajse gati skemat në të gjitha variantet për të shkuar në zgjedhje.

“Ne pretendojmë të jemi parti parlamentare me fuqi negociuese në parlamentin e ardhshëm, të drejtojmë ministrinë e Bujqësisë për të përmbushur premtimet tona, të përfaqësojmë të gjelbrit evropian, si një nga partitë moderne.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha në zyrën e Lulzim Bashës: Ja çfarë i kam kërkuar

Duke pasur parasysh dëshirën e shqiptarëve për lista të hapura dhe presionin ndërkombëtar, mund të shpresojmë të kemi një kod të ri zgjedhor. Me formën përfundimtare të kodit do të bëjmë, do të dalim me skemat si do të shkojmë në zgjedhje. Ne po merremi me PD-në, që është partia më e madhe në opozitë dhe i kemi pothuajse skemat gati në të gjitha variantet”, u shpreh ai në Abc News./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama nxjerr pamje nga Rruga e Arbrit/ Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare është realitet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot takime elektorale në Dibër.

Përmes një video që ka publikuar në ‘Facebook’, Rama ka nxjerrë pamje nga Rruga e Arbrit.
Sipas Ramës, edhe pak ngelen nga koha kur kjo ëndërr 100-vjeçare të bëhet realitet. Në video shihet tuneli i këtij aksi që ende është në ndërtim e sipër.

“Për Dibër nga Rruga e ArbëritEdhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet💪”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jo tërmet, por qamet më 25 Prill për horrat në pushtet”/ Luan Rama paralajmëron nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Largimi i Kokës dhe Naços nga LSI/ Nuk përmbahet Luan Rama: Një tufë hajdutësh, na iku e keqja

Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar se më 25 Prill do të jetë ditë e madhe në qytetin e Vlorës.

Rama thekson se Vlora do të jetë qamet dhe jo tërmet për horrat e pushtetit, ndërsa shton se LSI-ja ka mbështetje dhe përkrahjen e qytetarëve në këtë qark.

“Çfarë force e çfarë dashurie, çfarë energjie dhe çfarë vendosmërie për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit ka në të gjithë votuesit e LSI-së në Vlorë. Një takim emocionues në rajonin nr. 2 të qytetit, si dëshmi e mbështetjes dhe e përkrahjes qytetare, me bindjen se LSI do të fitojë në Vlorë dhe Vlora do të fitojë me LSI-në. Ndaj jo tërmet, tërmet, por qamet, qamet do të jetë 25 prilli për horrat e pushtetit”– shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjylameti takon banorët në Pogradec/ PD alternativë që infekton cep më cep qytetarët

Publikuar

-

Nga

Gjylameti takon banorët në Pogradec/ PD alternativë që infekton cep më cep qytetarët

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Korçë, Blerina Gjylameti në vijim të fushatës eletorale ka zhvilluar një takim me banorët e Pogradecit. Gjylameti theksoi se duhet të vazhdojë vaksinimi masiv në mënyrë që të hapet sa më parë sezoni turisitk, që është një sektor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik në këtë zonë.

“Duhet të vazhdojmë me vaksinimin në mënyrë që të heqim kufizimet dhe bizneset të punojnë lirshëm. Le të sjellim sa më parë sigurinë e shëndetit, të lirojmë ekonominë, te shtojmë vendet e punës dhe të zhvillojmë turizmin sektorin kyç të zhvillimit të ekonomisë lokale në Pogradec”, tha Gjylameti.

Gjatë takimit me banërot, Gjylameti u kërkoi atyre votën për PS, ndërsa theksoi se Partia Demokratike është aletranativa e dështimit e cila infekton qytetarët me mitingjet qytet më qytet.

LEXO EDHE:  Ish-kreu i PD –së/ Basha, tradhtitë, dhe të kuqtë buzëve të burrave pa dinjitet

LEXO EDHE:  Artan Hoxha në zyrën e Lulzim Bashës: Ja çfarë i kam kërkuar

“Ata janë alternative e dëmtimit, alternativë e shkatërrimit, alternativa e cila infekton tërë ditën cep e cep me takime që janë të grumbulluar 1 mbi 1. Ndryshe nga ajo që bëjmë ne duke mbajtur distancë dhe në mënyrë të veçantë te fokusi i shëndetit të njerëzve. Alternativa jonë është Edi Rama dhe qeveria me punë konkrete kanë vendosur dorë në çdo vend të Shqipërisë. Njerëzit e duhur duhet të jenë në krye të punëve të duhura”, tha Gjylameti./CNA.al

LEXO TE PLOTE