Connect with Us

Bravo naftëtarëve, edhe minatorët duhet të reagojnë!

Opinione

Bravo naftëtarëve, edhe minatorët duhet të reagojnë!

Publikuar

-

Bravo naftëtarëve, edhe minatorët duhet të reagojnë
Nga Tritan Shehu

Memaliaj, nje qytet qe ka egzistuar me minierat e qymyrit duke arritur ne 2800 minatore ne vitet 80-te, tashti eshte i zhytur ne varferi e braktisje te cdo lloji:

–Kjo qeveri mbylli dhe spitalin e atij qyteti kur ai mund te kthehej ne nje qender lokale parandalimi, mjekimi, reabilitimi etj per disa nga semundjet profesionale te minatoreve te qymyrit a me shume. Nje pjese e madhe e atyre vuajne nga demtime te renda pulmonare, qe kane nevoje per ndihme e mbeshtetje te specializuar dhe qe fatkeqesisht jua shkurtojne shume jeten apo demton rende cilesine e saj.

–Nuk ka asnje kujdes te vecante per gjendjen shendetesore te tyre ne nivel te kujdesit paresor, per vaksinimin gratis qofte edhe per virozat periodike, egzaminimet speciale laboratorike, pulmonare e kardiake, qe duhet te bejne periodikisht, rimbursimit te mjekimeve qofte dhe akute. Te ndodhur ne kete gjendje shendetesore edhe pasojat e semundjeve te tjera. qofte dhe te gripit te zakonshem jane shume me te renda se sa mbi pjese te tjera te popullesise etj.

–Nuk ka asnje zhvillim per pensionet suplementare te domosdoshem te tyre, per keto vite qe u kane mbetur per te jetuar. E njejta gje edhe ndaj familjeve te atyre ish minatore, qe nuk jetojne me, duke u ndare ne moshe te re e varferi te plote.

LEXO EDHE:  Punonjësit e uzinës së naftës në Ballsh 6 muaj pa marrë pagat/ Pse nuk proteston Arlind Qorri?

Dhe te gjitha keto elemente se bashku me te tjere te lidhura me transportin, jeten sociale etj perbejne “Statusin e Minatorit”.

Fatkeqesisht kjo Qeveri e papergjegjeshme e hodhi ne kosh projektin e paraqitur disa kohe me pare duke lene ne harese gjithecka, megjithe premtimet ne 3 D qe ka bere.

Ne keto kushte ka vetem nje mundesi, presioni i forte i atyre, organizimi i mire e protestat e pa lekundeshme, te cilat une dhe si i votuar nga ata njerez i inkurajoj, duke i cilesuar te domosdoshme dhe legjitime.

Rilindja nuk kupton gjuhe tjeter percse asaj te presionit e forces popullore.

Kush ka akoma iluzione se mund te vendose jo vetem te drejtat sociale, por dhe ato universale e demokratike me lutje, letra, diskutime etj nuk ka kuptuar asgje nga sa ka ndodhur keto vite ne Shqiperi.

Regjimet shemben!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

A përgjigjet Edi Rama për “krimet” e të atit

Publikuar

-

Nga

A përgjigjet Edi Rama për “krimet” e të atit

Nga Andi Bushati

Presidenti i Republikës ka rimarë një akuzë të shpërdoruar dendur duke e anatemuar kundërshtarin e tij të momentit, Edi Ramën, për prejardhjen e tij biologjike. Fjala është për një histori që fillimisht e ka përdorur Berisha dhe më pas e kanë rinxjerë nga dosja të gjithë armiqtë politikë të kryeministrit aktual, sipas së cilës, babai i tij, skulptori Kristaq Rama, ka firmosur për dënimin me vdekje të poetit disident Havzi Nela.

Madje, madje, ai e ka bërë këtë duke nënshkruar prkrah Ramiz Alisë, në një kohë kur efektet e ‘glazdnosit” të Gorbçovit ishin të njohura botërisht dhe kur regjimet komuniste në mbarë europën lindore po përjetonin gërhamat e fundit.

Thënë në këtë mënyrë, kjo fabul përdoret rëndom për të bërë një lidhje automatike mes kreut aktual të socialitëve dhe pjesës më kriminale të diktaturës komuniste, për të treguar se Shqipëria vijon të qeveriset nga “bijtë e etërve”, pra shkurt se Edi Rama duhet përmbysur edhe për shkak të geneve të tij.

Në fakt, e vërteta është shumë më ndryshe. Ajo lidhet me fatin tragjik të një kundërshtari periferik të regjimit si Havzi Nela, i cili shkruante edhe vjersha.

Kalvari i Nelës është një nga krimet më makabre të periudhës komuniste. Një djalë i ri që tenton të arratiset, që jugosllavët e rikthejnë sërish pas telave me gjemba, që për këtë dënohet me 20 vite burg dhe që pasi e kryen këtë ndëshkim të rëndë rifiton një “liri” që nuk ka se ç’i duhet, i spiunuar dhe i braktisur edhe nga njerëzit e vet më të afërt, madje edhe nga ata, dashuria për të cilët i kishte dhënë forcën të mbijetonte në errësirën e Spaçit apo Qafë Barit.

Pas dënimit atë e internojnë sërish. E prej aty ai do të largohet edhe njëherë. Por, syri vigjilent i atyre që silleshin sipas parrullës së njohur: “i gjithë populli ushtar” e pikas sërish. Atë e gjejnë një shtëpinë e një të afërmi të tij dhe aty, në gjendje të rënduar nervore, i dërmmuar fizikisht dhe i ezauruar psikologjikisht, ai qëllon, mbi Sahit Ibron, policin që kishte ardhur për ta marrë.

Pikërisht kjo plagosje u bë dhe shkak për dënimin e tij me vdekje. Pasi gjykata e lartë e konfirmoi këtë vendim dhe pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor, pjestar i të cilit ishte edhe kristaq Rama, nuk e pranoi kërkesën për faljen e jetës, Havzi Nela u var në stacionin e autobuzëve të Kuksit, në 10 gusht 1988.

Kjo pra është një nga historitë më rënqethëse të diktaturës shqiptare, që sillet e risillet në vëmendje, jo si klithmë reflektimi mbi të shkuarën tonë, por si një mjet i ulët i luftës politike.

LEXO EDHE:  “Vendi në krizë të thellë”/ Shehu: PD është gati të heqë dorë nga gjithçka

LEXO EDHE:  Hapja e shkollave/ Tritan Shehu: Banorët e Gjirokastrës kanë të trashëguar në “genin” e tyre dëshirën për shkollim

Nëse do të pyesni sot këdo që informacionin nuk e merr në mënyrë më të thelluar, por nga lajmet dhe batutat politikës ai do të thotë pa drojë se poetin disident Havzi Nela e ka vrarë babai i Edi Ramës.

Por faktet nuk thonë kështu. Kristaq Rama nuk ka nënshkruar për vrasjen e një poeti që thurte vjersha kundër regjimit, ai ka firmosur si një njeri krejt pa peshë dhe periferik në këto hulli, për mos faljen e një të dënuari që me optikën e atij regjimi, shihej me intranzigjencën barabare të atij që qëllon mbi një polic. Kjo është e vërteta e kësaj historie.

Ndërsa keqpërdorimi i saj përmban mbi vete dy mëkate të mëdha. Së pari, ai fyen angazhimin e të gjithë atyre që zbardhjen e vërtetë të krimeve të komunizmit e kanë një mision solemn, që i detyron të mos luajnë me historinë sipas rethanave.

Së dyti ai promovon në politikën e sotme shpifjen si mjet për të arritur qëllimet. Nëse Edi Rama mund të ketë ndonjë mëkat në këtë pikë, atij mund ti përmenden thirrjet e fillim viteve ‘90 për ti shpënë në litar ish komunistët. Eshtë e kotë që atë të duash ta njollosësh me faje për sensibilitet ndaj regjimit të vjetër apo për lidhje gjaku të pëçudnuara si ajo me “dajë” Spiron.

Jo, Edi Rama nuk është një nostalgjik. Por kjo nuk e bën atë aspak më të mirë sesa mijra idiotë të dobishëm që ende ruajnë nostalgjinë për regjimin e vjetër.

Me grykësinë për të grabitur, me lidhjet banditeske, me rrënimin që i ka bërë këtij vendi, ai ka kryer krime tejet më të mëdha se ato që duan ti mveshin të atit të tij të ndjerë. Prandaj, kur duam ta luftojmë, le të përballemi me atë që ai është realisht dhe jo me identikitin e rëmë që i skicojmë sa herë nevojitet.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ 10 disavantazhet e Partisë Demokratike për zgjedhjet 2021, krahasuar me 2017

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ 10 disavantazhet e Partisë Demokratike për zgjedhjet 2021, krahasuar me 2017

Zgjedhjet parlamentare po afrojnë, por ato asgjë nuk do ndryshojnë!

Kodi i ri elektoral forcon edhe më shumë establishmentin e vjetër politik dhe mbyll çdo mundësi për alternativat e reja politike sepse përjashtoinë listat e hapura për partitë e reja.

Zgjedhjet e reja parlamentare 2021 nuk garantojnë as rotacion dhe as evolucion por thjesht stanjacion.

Partia Demokratike po përsërit gabimet e 2017 dhe nuk ka arritur të plotësoj asnjë parakusht për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe barabarta.

Ajo është nënshtruar 10 herë më keq se 2017 dhe kanë disa disavantazhe në raport me zgjedhjet e kaluara:

– Në 2017 kishte një qeveri teknike, ndesa në 2021 një qeveri socialiste.

– Në 2017 policinë e kontrrollonte PD-ja (Dritan Demiraj) dhe jo Sandër Lleshi

– Në 2017 drejtsinë e kontrrollonte Gazmend Bardhi si Ministër Drejtësie dhe jo PS-ja

– Në 2017 KQZ drejtohej nga opozita (Klement Zguri) dhe jo nga socialistët

– Nē 2017 financat i menanxhonte PD dhe jo PS.

– Në 2017 LSI-ja nuk kërkonte 42 deputet në listat e PD por garonre më vehte. Në bazë të Ligjit të Ri elektoral, nëse opozita do hyj në zgjedhje me një listë atëhere në 140 emra, 42 i takojnë LSI sipas rezultatit zgjedhjeve. Nëse PD nuk i fut në lista atehere LSI del më vehte.

– Në 2017 marrëveshja u garantua nga zv/sekretari amerikan i shtetit, ndersa në 2021 garant del Gjiknuri dhe Bylykbashi.

– Në 2017 nuk kishte përçarje për emra kandidatësh dhe thyreje kutish votimi në celular e partisë ku nga 6000 kandidat do kualifikohen vetëm 60 dhe 5940 do mbeten të pakënaqur dhe “armiq”.

– Në 2017 Partia Demokratike garoi me logon e saj, ndersa ne 2021 logo e PD nuk do figuroj në fleten e votimit sepse i duhet te ketë logon e opozites bashkuar.

LEXO EDHE:  Deputeti i PD-së, publikon premtimin e Ramës për naftëtarët

LEXO EDHE:  Naftëtarët e Ballshit nuk ndalin protestat/ Duam një përgjigje nga ata që bënë kontratën

– Në 2017 Partia Demokratike drejtonte 18 bashki, Vorë, Kamëz, Shkoder, Kukes, Tropoj, Lezhë, Pogradec, Përmet..etj, ndërsa në 2021 janë 100% bashkive socialiste.

– Në 2017 Partia Demokratike hynte në zgjedhje pas 3 muajsh protestat të përditshme, ndësa në 2021 po hyn pas 2 vjetësh pas asnjë fryme protestash dhe gjumi letargjik.

– Pas një nate të gjatë negociatash në 2017, Kryetari i opozitës Basha tha: “MeRamën është arritur marrëveshja për zgjidhjen e krizës sipas paketës MacAllister Plus të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja është arritur në favor të PD me garanci amerikane”. Në 2020 s’ka marr asgje nga marrveshja me Ramën apo me amerikanët.

Pavarsisht kushteve të favorshme për PD, ajo pati humbjen më të thellë në historinë e saj me vetëm 40 deputet. DMTH: Asaj i duhen edhe 31 deputet plus që të marri pushtetin.

Demokratët janë verbuar dhe s’duan të lexojnë apo kuptojnë gabimet e zgjedhjeve të kaluara. Ata i kanë thelluar dēshtimet dhe janë mbytur nē stuhinë para elektorale dhe luftën brenda vetes me listat.

Aq shumë mllef dhe urrjetje kanë brenda llojit saj, aq sa luftuan dhe eleminuan nga kreu i KQZ, ish zv/kryeministrin e Berishës (Ilir Rusmalin) dhe votuan ish-mininstrin e Edi Ramës (Ilirjan Celibashin)

Demokratët urrejnë cdo kënd brenda vehtes. Në listat e deputetve nuk gjen asnjë nga 385 themeluesit e PD të 12 dhjetor 1990.

Lërini të shqyejnë njëri-tjetrin për lista dhe do më kujtoni në 26 Prill:

“Një popull që harron gabimet dhe të kaluarën, është i detyruar ta përsëris historinë”.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilirjan Blloshmi/ Ilir Meta ka nisur fushatën, pasi ka frikën e vet!

Publikuar

-

Nga

Lidhjet e Metës me botën e krimit/ Disa të vërteta që “fundosin” presidentin

Një paradoks logjik dhe moral, po bluhet me mjeshtëri nga makineria e propagandës së Ilir Metës dhe punëtorët “e pavarur” mediatik të tij. Me një gjuhë të lëshuar si ata rrugaçët e lagjes, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka nisur fushatën për veten e vet. Këtë gjë po e bën në emrin e popullit. Po flet në emrin tënd o popull. Por Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me popullin. Ilir Meta ka hallin e vet. Ilir Meta nuk e di se cfarë do të thotë të jesh i varfër. Pasi i ka dhënë Gimi 700 mijë euro. Ilir Meta nuk e di se cfarë do të thotë, të mos mbushësh barkun me bukë thatë. Pasi ha ngjala dhe mban dietë me paratë që i ka grabitur Shqiptarëve. Ilir Meta nuk e kupton se arsyet ekonomike nuk të lejojnë të dërgosh fëmijën në shkollë. Pasi fëmijët e tij janë në londër në një nga shkollat më të shtrenjta në botë.

Diskursi politik dhe mediatik, i Ilir Metës është shpikja e një sallate termash, bërja turli e dekoratave që shpërndanë në Shqipëri dhe jasht saj. Ilir Meta po luan fort me këtë pike për të fituar sadopak simpatinë e Shqiptarëve. Në mungesë të armiqve, pasi askush nuk po merret me të. Ilir Meta ka nisur të gërmojë për mëkatarë dhe armiqt e brendshëm.

LEXO EDHE:  Hapja e shkollave/ Tritan Shehu: Banorët e Gjirokastrës kanë të trashëguar në “genin” e tyre dëshirën për shkollim

LEXO EDHE:  Nga Tritan Shehu/LIGJ PER "MASHTRIMIN E MADH" SHENDETESOR!

Ilir Meta duke parë që është një “kartë e djegur” në politikë, po përdor mekanizma të tjera. Si psh krijimi i formacione jo politike. Ilir Meta ëndërron një lëvizje all Tcipras si në Greqi ose një lëvizje all 5 Yje si në Itali. E për këtë ka vënë në lëvizje cdo aset që paguan me paratë që i ka vjedhur shqiptarëve. Ilir Meta duke qënë një biznesmen-politikan i ushtruar fort në profesionin e vjedhjes, grabitjes, gënjeshtrës, mashtrimit. Po bën cdo gjë për shpëtuar karrierën e tij politike. E këtë po e bën në kurrizin e vuajtur e të stër-madh të shqiptarëve.

Slogani, “mbi partitë” apo “për shqiptarët” i hedhur në treg nga Ilir Meta është thjesht elektoral. Ky slogan i Ilir Metës  nuk ka çfarë të japë e të mbledhë më, në skenën politike të Shqipërisë. I vetëmi slogan që Shqiptarët duhet të mbështesin është të shohin Ilir Metën në bankat e drejtësisë!

Nëse Ilir Meta nuk dënohet, atëhere mos i besoni asnjë fjalë se çdo gjë që ai bën, e bën për vete dhe jo për shqiptarët.

LEXO TE PLOTE