LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bindja Demokratike në koalicion me PS-në?/ Olli: Nuk ka shanse, ja cili është kushti për tu afruar me PD-në

14 Tetor 2020, 07:07, Politikë CNA
Bindja Demokratike në koalicion me PS-në?/ Olli: Nuk ka shanse, ja

Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Leonard Olli deklaroi sot në studion e ?Dita Jonë? në A2 se Kodi Zgjedhor bie ndesh me Kushtetutën dhe i shkakton një dëm shumë të madh demokracisë publike.

Sipas tij ka mbaruar edhe te partia më e madhe e spektrit të djathtë, e cila duhet të ishte pararojë. Në Shqipëri, thotë Olli, kemi një demokraci të uzurpuar dhe jo të përfaqësuar.

?Kodi zgjedhor bie ndesh dhe shkakton një dëm shumë të madh sa i takon demokracisë publike dhe kjo ka mbaruar edhe te partia më e madhe e spektrit të djathtë, e cila duhet të ishte pararojë. Unë bësoj se shoqëria njerëzore ka mbijetuar dhe vjijon të mbijetojë si raporti i moralit dhe triumfit të së mirës ndaj së keqes.

Në aspketin de jure ligji ka bërë parashikim që kryetarët të përcaktojnë pjesën më të madhe të fituesve dhe paradoksi është që nuk fiton një njeri që është i kuotuar maksimalisht.

Ne kemi një demokraci të uzurpuar që e përdorin sipas dëshirës së tyre, sepse në çdo moment që themi këto gjëra jemi të gjithë të humbur.?- deklaroi Olli.

Më tej, ai theksoi se ?Listat e hapura, nga pikëpamja thelbësore janë të mundshme, se ne e deklaruam për të parë si është mundësia e një Kodi Zgjedhor. Kjo do të sihte një zgjidhje përfundimatre do të synohet një zgjidhje juridike që për momentin nuk e kemi?.

Olli tha se duhet tí jepet fund një sistemi politik të deformuar që nuk vendos një demokraci reale, ndërsa përjashtoi një koalicion të mundshëm me PS-në në zgjedhje. Sipas tij do të ishte i mundur një koalicion me PD-në, nëse kjo e fundit do të mbante një qëndrim insistues.

?Po shohim mundësinë e sjelljes së kandidaturave nga qytetarë e grupe qytetarësh dhe interesa individuale përveç lidhjeve dhe miqësive politike, jo nepotike. Shteti shqiptar nuk mund të jetë pushtet, por shtet.

Ne besojmë se shteti dhe Shqipëria duhet të ndryshojë jo të ndërrojë dorë qeverisje. Duhet ti themi stop një sistemi politik të deformuar që nuk vendos një demokraci reale. Kemi 30 vjet që nuk prodhojmë dot një Kod Zgjedhor. Kemi 30 vjet që nuk bëjmë dot një palë zgjedhje të pakontestuara, por vijon e hidhet e njëjta ?valle?.

Nuk ka shanse të bëjmë koalicion me PS-në, por besoj që do kishim shumë pranë me PD, nëse PD do kishte mbajtur një qëndrim insistues?.-u shpreh Leonard Olli.

Për sa i takon hapjes së listave Olli deklaroi se Rama nuk i bëri ato në mënyrë të njëanshme duke lënë të kuptohet se edhe PD ka qenë dakort, ndërsa akuzoi edhe LSI-në si përgjegjëse për situatën ku ndodhemi.

?Unë nuk besoj që Rama i bëri në mënyrë të njëanshme hapjen e listave. Basha tha që ne do fitojmë me çdo lloj sistemi. Nuk kemi përjashtuar ne koalicionin me PD. Në fazën e parë qëndrimi me PD ka qenë armiqësor, ne u akuzuam se po hynim në zgjedhje për patericë. Por koha e vërtetoi se jo vetëm që nuk ishim ne patericë, por ata që bojkotuan zgjedhjet. LSI ka përgjegjësi po aq të madhe sa Rama për situatën ku ndodhemi sot?.-deklaroi Leonard Olli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga