LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bëhuni gati!/ Selena Gomez po përgatit rikthimin e saj në kinematografi si asnjëherë më parë

14 Tetor 2020, 10:15, Lifestyle CNA
Bëhuni gati!/ Selena Gomez po përgatit rikthimin e saj në

Këngëtarja dhe aktorja Selena Gomez duket se do të rikthehet fuqishëm në kinematografi. Sipas ?Variety?, këngëtarja tani është në bisedime për të realizuar një film horror bazuar në ?skenën elitare të modës? të qytetit të quajtur Dollhouse.

?Bëhet fjalë për një film thriller psikologjik dhe Black Sëan-esque. Gomez gjithashtu do të mbajë edhe firmën e producentes.Kreu i STXfilms Motion Picture Group, Adam Fogelson, tha për ?Variety? se ?përfshirja e Selenës është diçka emocionuese për këtë projekt.

Ajo është jashtëzakonisht e talentuar si këngëtare, ashtu edhe si producente. Bashkëpinimi me të do e çojë projektin në një nivel tjetër dhe ne nuk mund të ishim më të emocionuar nga mënyra se si po zhvillohet kjo. ?

Në gusht, Gomez bëri me dije se do luante në serialin ?Only Murders in the Building?, që flet për tre persona(Steve Martin, Martin Short dhe Selena Gomez) të cilët ndajnë një mani me zbardhjen e të vërtetave të krimeve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga