Connect with Us

Akuzohej për vrasjen e ish-policit Bilali/ Gjykata pushon çështjen penale për “të fortin” e Myslym Shyrit

Kronika

Akuzohej për vrasjen e ish-policit Bilali/ Gjykata pushon çështjen penale për “të fortin” e Myslym Shyrit

Publikuar

-

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë cështjen penale për Gjergj Cukalin, i cili akuzohej për ekzekutimin e ish-policit Arben Bilali.

Avokatët Alban Bengasi dhe Elton Hyseni bindën gjykatën të rrezonte provën e ADN duke provuar se ishte marre nga policia gjyqësore në kundërshtim me ligjin. Ish-polici Arben Bilali u ekzekutua në zonën e Selitës në Tiranë, ngjarje e cila ndodhi në 30 Janar të 2019-tës në zonën e Selitës në Tiranë.

LEXO EDHE:  Vrasja në Elbasan/ Paralajmëron Meta: U stis nga Rama, do ndëshkohet

Cukali u arrestua me bujë tre muaj pas ngjarjes, por u lirua katër muaj më vonë nga Gjykata e Apelit. Shkalla e Dytë vlerësoi të papërdorshme provën kryesore kundër tij, një gjurmë ADN-je në një bidon plastik në “Mercedezin” e ekzekutorëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U gjet me armë pa leje/ Policia arreston 27 vjeçarin

Publikuar

-

Nga

U gjet me armë me vete/ Policia arreston 27 vjeçarin

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Forcat Speciale Renea në Fier është arrestuar një 27 vjeçar.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale I.H sapo ka parë forcat e armatosura ka hedhur nga dritarja çantën e tij ku brenda saj mbante një armë zjarri.

Gjatë këqyrjes së çantës, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të saj armën e zjarrit pistoletë me dy karikatorë me fishekë luftarakë dhe kartën e identitetit.

LEXO EDHE:  PD: Sa para mori Ajola nga Dzanashvili dhe pse nuk denoncoi pastrimin e parave?
LEXO EDHE:  Arbion e Alban Aliko, apo Bajram Boçi, kush e vrau Ibrahim Bashën?

Mësohet se 27 vjeçari ka qenë person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër jetës, drogës e armëmbajtjes pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

E kërcënoi me thikë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes/ Arrestohet 41 vjeçari

Publikuar

-

Nga

E kërcënoi dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes/ Arrestohet 41 vjeçari

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 41 vjeçar.

Sipas Policisë, shtetasi me inicilae L.Gj ka kërcënuar me thikë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Kanosi me mjete prerës dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit L. Gj., 41 vjeç, banues në Klos, pasi në banesë ka kanosur me mjete prerës dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kamioni me “kokainë shqiptare”, bllokohet në Itali

Publikuar

-

Nga

Rreth një kilogram kokainë është gjetur në Brindisi të Italisë, brenda një kamioni që vinte nga Shqipëria dhe drejtohej nga një shqiptar.

Lënda narkotike u zbulua në Costa Morena në Brindisi dhe policia fillimisht e pati të vështirë që ta gjejë drogën, pasi ishte fshehur mirë brenda kamionit, shkruan shqiptarja.com.

Është dashur edhe ndërhyrja e shërbimit të zjarrfikëses, të cilët prenë rimorkion, ku zbuluan dhe drogën e fshehur. Aktualisht hetimet nga ana e policisë italiane po vijojnë./CNA.al

LEXO TE PLOTE