Connect with Us

Zyrtare/ Ish-portieri i Teutës firmos me klubin e Serisë A

Sport

Zyrtare/ Ish-portieri i Teutës firmos me klubin e Serisë A

Publikuar

-

Portieri shqiptar, Elhan Kastrati, ka firmosur për një skuadër të re. Gardiani kuqezi ka nënshkruar për skuadrën e Citadella, në Serie B.

23-vjeçari ishte pa skuadër pas aventurës te Trapani. Kastrati ka luajtur me Teutën në vitet 2012-15, ndërsa nga 2015 deri në 2019-ën, mbrojti ngjyrat e Pescaras në Serie B.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

U infektua me Koronavirus, ndërron jetë ish-presidenti i klubit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Ish-kryetari i bashkisë së Pukës dhe ish-presidenti i Tërbunit, ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për Beqir Arifaj, i cili nuk arriti ti shpëtonte dot virusit. Ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se megjithëse tamponi i kishte dalë negativ, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ishte dërguar për në Turqi, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Një lajm i hidhur për të gjithë tifozët e futbolli shqiptar dhe sidomos ata pukjanë. Në sezonin 2014-2015, Tërbuni me president Arifajn pas rezultateve pozitive në Kategorinë e Parë, ia doli të ngjitet në Superiore, ku nuk qëndroi më shumë se një vit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Djali i Maradonës i emocionon të gjithë me gjestin e fundit

Publikuar

-

Nga

Djali i legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona, i cili vdiq të mërkurën në moshën 60 vjeçare, ka dhënë një mesazh për babain e tij të ndjerë pasi nuk mundi të jetë i pranishëm në funeral përshkak se rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ai përmes një video mesazhi emocional i dha lamtumirën babait të tij, i cili u varros të premtën.

“Do të kisha dashur ta kaloja kohën ndryshe, duke harruar momentet e vështira dhe të argëtohem për një kohë. Tani jam shumë larg teje, shpresoj të buzëqeshësh dhe të jesh gjithmonë i lumtur”, tha djali i legjendës së Napolit në rrjetin e tij në Instagram.

Kujtojmë se Argjentina shpalli tre ditë zie me rastin e vekjes së Maradonas.

View this post on Instagram

A post shared by Diego Armando Maradona Junior (@diegomaradonajunior)

LEXO TE PLOTE

Sport

Olsi Rama: Dajës ia rinovoj kontratën kur të dojë

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka prekur shumë tema rreth klubit të kuq. Fillimisht, Rama i uroi shërim të shpejtë ish-trajnerit Skënder Gega e më pas, u ndalua te ndeshja kundër Apolonisë, trajneri Ilir Daja dhe te çështja “Çinari” që është në KAS.

GEGA – “Kam qenë në kontakt këto ditë. I uroj shërim të shpejtë. Shpresoj dhe besoj të behet mirë sa më shpejt”.

LOJTARËT – “Idrizajn e urova për golin. Solomon nuk shënon por dha dy asiste. Bardhi gjithashtu po luan shumë mirë dhe Kote po bën siç duhet detyrat që i jep trajneri. Përshëndes shumë tifozët që erdhën edhe në Fier dhe na ndiqnin nga një tarracë. Kordeiro po kthehet me ngadalë. Nuk i eci me dëmtimet në fillim, por po e merr veten. Asani ka filluar stërvitjen, por ende nuk është gati. Edhe Braun po ashtu”.

DAJA – “Do ta blija përsëri nga e para. Jam gati t’i zgjas kontratën Ilir Dajës kur të dojë…”, tha fillimisht Rama në “Rubrika Sportive”.

KAS – “Jam shumë i bindur në pafajësinë e klubit tonë. Kemi dy studio ligjore prestigjioze që na përfaqësojnë dhe më kanë dhënë garanci që kemi të drejtë. Prandaj në 15 dhjetor kemi shumë shpresa”.

MERKATO – “Nuk dua të vendosim ‘karrocën para kuajve’… Presim një herë vendimin, pastaj do lëvizim. Kemi folur patjetër edhe me trajnerin edhe me presidentin. Më vjen mirë që Daja i ka idetë e qarta edhe për ata që do të afrojmë (nëse fitojmë). Por periudha e janarit është pak e vështirë për të bërë merkaton e duhur. Më ka çuditur ashpërsia e vendimit të FIFA-s që nuk na lejonte të bënim merkato as te moshat, por vetëm të formonim ekipin e femrave në futboll. Por do të kërkojmë patjetër një dëmshpërblim financiar nëse dalim të pafajshëm sepse dëmi është bërë dhe është i madh”.

RIVALËT – “Kategoria Superiore është një kampionat me 10 skuadra që luajnë 4 herë me njëra tjetrën. Është shumë shpejt të flasim për favoritë. Vllaznia ka vepruar saktë dhe bukur sidomos në merkato dhe në fillim. Për ta parë në fushë e kam ndjekur vetëm 45 minuta dhe aq sa e kam parë, më ka pëlqyer shumë në fushë. Ndoshta edhe prania e sponsorit ka sjellë qetësi, por edhe trajneri”.

LEXO TE PLOTE