LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zvarriste seancat gjyqësore/ Çfarë ndodhi me hetimet për prokurorin Dritan Nushi

13 Tetor 2020, 08:50, Vetingu CNA
Zvarriste seancat gjyqësore/ Çfarë ndodhi me hetimet për

Me dy standarte ose jo, i politizuar ose jo, Vettingu deri diku ka rritur shpresën tek qytetarët për spastrim të drejtësisë.

Nuk është vetëm korrupsioni për të cilën ankohen qytetarët, por edhe zvarritja e seancave, mungesa e profesionalizmit, që në disa raste është finalizuar me vetgjyqësi.

Komisioni i  Pavarur  i Kualifikimit në listën e fundit që ka bërë publike, është stacionuar në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë.

Në këtë institucion, gjysma e prokurorëve, kanë një pasuri marramendëse, ndërsa një pjesë tjetër jo e vogël rezultojnë me ankesa në aspektin profesional.

I tillë është edhe rasti i prokurorit Dritan Nushi. Për këtë të fundit, në vitin 2014, Institucioni i Avokatit të Populliti kryesuar nga Arben Shkëmbi ka kërkuar hetim për Nushin.

Me anë të shkresës numër 201 401 291/3, Avokati i  Popullit ka vënë në dijeni Drejtorin e  Përgjithshëm  për Çështjet e Drejtësisë, Sokol Pasho, kreun e Prokurorisë së Tiranës në vitin 2014, Petrit Fusha dhe kryeinspektoren e KLD në atë kohë, Marsida Xhaferrllari, për ankesën e një qytetari.

Në ankesën e tij datë 02.07.2014 drejtuar Institucionit të Avokatit të Popullit, shtetasi V. Ç. nga Tirana ankohej ndaj Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zvarritje pa shkaqe ligjore të gjykimit të një kërkese penale me objekt kundështim i vendimit mosfillimin të procedimit penal Nr.3624/2013 të Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

?Duke analizuar shkaqet e shtyrjes së seancave gjyqësore në këtë gjykim rezulton se shkaku kryesor del se ka qënë mosparaqitja e prokurorit Dritan Nushi në gjykim pa shkaqe ligjore.

Kryetari i seancës gjyqësore Z. Lazër Sallaku në seancën e datës 15.07.2014 ora 11.30? deklaroi se u thirr dhe nuk u paraqit prokurori Dritan Nushi,  i cili është njoftuar rregullisht me shkresën datë 02.07.2014 drejtuar Drejtuesit Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, Z. Petrit Fusha duke e vënë në dijeni se seanca gjyqësore është shtyrë me datën 15.07.2014 sepse nuk është paraqitur prokurori i çështjes Dritan Nushi dhe kjo seance gjyqësore është caktuar me datën 15.07.2014 ora 11.30?, duke sqaruar se në rast se ky prokuror nuk ka mundësi të paraqitet në gjykim nga ana e tij të caktohet një prokuror tjetër.

Kryetari i seancës gjyqësore vendosi të shtyjë seancën gjyqësore me datën 25.07.20140ra 14.30? duke i dërguar përsëri shkresë drejtuesit Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë Z. Petrit Fusha për marrjen e masave për të siguruar pjesmarrjen e prokurorit në gjykim?, thuhet në shkresën e Avokatit të Popullit, i cili kërkon inspektim të dosjes gjyqësore.

Më tej nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë inspektim. Sa i përket pasurisë, të ardhurat e prokurorit Dritan Nushi vijnë nga paga e tij dhe e bashkëshortes, shkruan CNA.al.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar prej tij.

Viti 2003

Të ardhurat nga paga në shumën 586 659 lekë.

Viti 2004

Shitur Automjet Benz 190 me vlerë 450 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 772 608 lekë.

Paga, Nikollaq Nushi, Spitali Fier në shumën 360 000 lekë.

Paga, Aretina Nushi, Spitali Fier në shumën 220 000 lekë.

Viti 2005

Llogari rrjedhëse page me vlerë 579 998 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 790 611 lekë.

Viti 2006

Llogari rrjedhëse page me vlerë 1 031 716 18 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 807 172 lekë.

Viti 2007

Depozitë bankare në shumën 1 060 000 lekë.

Tërhequr depozita me vlerë 1 080 198 66 lekë.

Depozitë me interes në shumën 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë dhe Kavajë, në shumën 933 737 36 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 254 800 lekë.

Viti 2008

Depozitë me interes në shumën 1 000 000 lekë.

Depozitë me interes në shumën 20 305 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Kavajë, në shumën 938 676 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste në OST, në shumën 1 113 586 lekë.

Viti 2009

Depozitë rrjedhëse e pagës me vlerë 937 284 lekë.

Depozitë me interes në shumën 70 256 04 lekë.

Llogari page e bashkëshortes me vlerë 238 900 lekë.

Llogari rrjedhëse me afat në shumën 1 676 15 lekë.

Depozitë kursimi me vlerë 5 789 29 euro.

Autoveturë Volsvagen Passat me vlerë 4 500 euro.

Viti 2010

Depozitë rrjedhëse e pagës me vlerë 915 261 lekë.

Bashkëpronar në një ap me sip 62.5 m2.

Bashkëpronar në 1/3 e ap me sip.153 m2, ia pahipotekuar në Tiranë.

Bashkëpronar në 1/3 e një veture Volsvagen Golf 4.

Të ardhura nga paga si prokuror në Kavajë, në shumën 915 261 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore juridike në OST, në shumën 1 541 943 lekë.

 Viti 2011

Pronar i vetëm Volsvagen Golf 4, fituar me trashëgimi ligjore pas vdekjes së babait dhe dhuruar nga bashkëpronarët e  tjerë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Kavajë, në shumën 1 024 269 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore juridike në OST, në shumën 1 456 043 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si prokuror në Kavajë, në shumën 1 054 257 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore juridike në OST, në shumën 1 309 756  lekë.

Shitur autovetura Voslvagen Passat në shumën 630 000 lekë.

Llogari bankare e bashkëshortes 2 600 euro.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si prokuror në Kavajë, në shumën 980 521  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore juridike në OST, në shumën 1 827 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si prokuror në Kavajë, në shumën 1 254 637 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore juridike në OST, në shumën 524 019 lekë dhe 883 589 lekë.

Shpërblime të bashkëshortes si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të OST security, në shumën 216 000 lekë.

Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa paguar 885 731 76 lekë.

Bashkëshortja, llogari kursimi me vlerë 1 200 euro.

Bashkëshortja, depozitë me afat 1 160 euro.

Bashkëshortja, llogari kursimi me vlerë 37 000 lekë.

Viti 2015

Depozitë bankare, shtuar interesat me 31 398 lekë.

Depozitë rrjedhëse me vlerë 176 384 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 202 296 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore juridike në OST, në shumën 1 942 909 lekë.

Të ardhura të përfituara nga interest bankare në shumën 31 398 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të OST security, në shumën 195 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 202 296 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore juridike në OST, në shumën 1 942 909 lekë.

Të ardhura, të përfituara nga interesat bankare në shumën 31 398 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të OST security, në shumën 195 000 lekë.

Pushime në Antalia me familjen në shumën 2 400 euro.

Depozitë bankare e bashkëshortes në shumën 97 35 euro.

Llogari kursimi e bashkëshortes në shumën 126 150 lekë.

Llogari kursimi e bashkëshortes, me 714 euro.

Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa paguar 580 263 lekë.

Viti 2017

Depozitë bankare, shtuar interesat në shumën 13 304 32 lekë.

Depozitë rrjedhëse me vlerë 166 464 24 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 271 978 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore juridike në OST, në shumën 1 989 196 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të OST security, në shumën 75 000 lekë.

Bashkëshortja, interesa nga llogaria rrjedhëse e pagës në shumën 119 13 lekë.

Llogari kursimi e bashkëshortes në shumën 35 663 90 lekë.

Interesa nga llogaria e kursimit në shumën 120 5 lekë.

Llogari kursimi e bashkëshortes në shumën 681 81 lekë.

Interesa nga llogaria e kursimit në shumën 14 83 euro.

Depozitë me afat një vjecar e bashkëshortes në shumën 5 100 euro.

Interesa nga llogari bankare në shumën 69 26 lekë.

Depozitë me afat një vjecar e bashkëshortes në shumën 152 73 euro.

Viti 2018

Depozitë rrjedhëse për pagën me vlerë 309 852 23 lekë.

Depozitë bankare me vlerë 1 507 112 29 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 1 293 372 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore juridike në OST, në shumën 2 267 343 lekë.

Bashkëshortja, interesa nga llogaria e pagës në shumën 155 81 lekë.

Llogari kursimi e bashkëshortes në shumat 353 663 90 lekë dhe 25 000 lekë. Shtuar interesat me  90.04 lekë.

Llogari kursimi e bashkëshortes në shumat 681 81 euro dhe 382 35 euro.

Depozitë me afat një vjecar e bashkëshortes në shumat 405 100 euro dhe 408 887 68 euro. Shtuar interesi me 3 787 68 lekë.

Depozitë me afat një vjecar e bashkëshortes në shumat 11 557 44 euro dhe 11 557 63 euro. Shtuar interesi me 64 77 lekë.

Pension vullnetar me vlerë 225 000 lekë.

Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa paguar 71 002 93 lekë.

Kartë krediti. Borxh shuma 56 471 05 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga