LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ylli Manjani “godet” ambasadorët/ Nuk duhet të rreshtohen pro apo kundër partive politike

13 Tetor 2020, 14:06, Politikë CNA
Ylli Manjani “godet” ambasadorët/ Nuk duhet të rreshtohen

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kritikuar rolin e ndërkombëtarëve në vendin tonë.

Manjani tha se rregullat e lojës janë të pandershme, ndërsa theksoi se nuk duhet t?i jepet më shumë rëndësi vetëm një ambasadori të një shteti.

Sipas tij, nuk është fare e dobishme që ambasadorët të rreshtohen pro apo kundër një lobimi politik.

?Ambasadorët kanë një agriment që e kanë të gjithë njësoj. Të gjithë ambasadorët kanë një marrëveshje të njëjtë, nuk e kuptoj pse disave i japin më shumë rëndësi.

Nuk është fare e dobishme që ambasadorët të rreshtohen pro apo kundër një lobimi politik. Një shtet në një tjetër dërgon ambasada dhe ambasadorë dhe i ka të përcaktuar detyrat?, nënvizoi ish-ministri në emisionin “Top Talk”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga