Connect with Us

Veliaj sfidon Metën/ Hajde garo për kryetar Bashkie të shohim kush është më i mirë

Politikë

Veliaj sfidon Metën/ Hajde garo për kryetar Bashkie të shohim kush është më i mirë

Publikuar

-

Veliaj sfidon Metën/ Hajde garo për kryetar Bashkie të shohim kush është më i mirë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sfiduar publikisht mbrëmjen e sotme presidentin Ilir Meta.

Veliaj ftoi Metën të përballet me të në garë për kryebashkiak të Tiranës për të parë kush është më i mirë.

Ai tha se gjuha që Kreu i Shtetit po përdor ditët  fundit nuk i shkon për shtat një Presidenti, ndërsa pretendon se Meta ka dalë jashtë kornizës së tij kushtetuese.

“Është një gjuhë e padenjë për një president, presidenti Moisiu nuk do fliste kurrë kështu. T’i thuash kundërshtarit buburrec, është fjala që përdornin në gjenocidin “Hutu dhe Tutsi” (Ruanda), pra në pragun e gjakderdhjes më të madhe të kohëve moderne, një palë i thoshte palës tjetër buburrec.

LEXO EDHE:  “Provokoi djegien e mandateve te opozitës”/ Meta akuza të forta mazhorancës: Pse e thirra popullin në shesh

Kështu që ky është një fjalor i padenjë, një fjalor përçarës dhe është jashtë kornizës së presidentit, duhet të jetë aty si uniteti kombëtar, jo si përçarësi kombëtar. Meta ka humbur fokusin, merret me Astirin, Teatrin, president që do të bëjë punët që janë poshtë tij s’kisha parë. Më shumë do të japë mend për punët e tjerëve, se për atë që është caktuar. Gjuha përçarëse, fyese, nuk i shkon Metës. Hajde garo për kryetar Bashkie dhe të shohim kush është më i mirë”, u shpreh ai në Report Tv./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta tregon bisedën me artizanin 91-vjeçar/ Çfarë i tha për udhëheqësit e politikës

Publikuar

-

Nga

Meta tregon bisedën me artizanin 91-vjeçar/ Çfarë i tha për udhëheqësit e politikës

Presidenti Ilir Meta, ka takuar një artisan të vjetër në Dibër të Madhe dhe ka treguar shqetësimin e 91-vjeçarit Ilmi Krifca.

Sipas Metës, Krifca i ka thënë se në Shqipëri ka udhëheqës që nuk po ia duan të mirën Atdheut.

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë, Kreu i Shtetit thekson këta persona që nuk ia duan të mirën atdheut janë kuislingë.

Nuk mund të mos takoja në Dibrën e Madhe, artizanin më të vjetër, 91-vjeçarin Ilmi Krifca, memorie e gjallë historike e kësaj treve dhe patriot i zjarrtë për çështjen kombëtare.

Me shprehu hapur shqetësimin e tij të drejtë se “ka udhëheqës që nuk po ja duan të mirën Atdheut”.

Por për mua ata janë kuislingë, sepse Udhëheqësit e vërtetë i dalin për Zot, Atdheut!

U përshëndetëm me vargjet e këngës së njohur dibrane: “Na këndojnë pushkët nëpër kulla!”, shkruan Meta në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video- Deputeti i PS nuk i bindet shtetit/ Ja shtron këngës me 12 veta

Publikuar

-

Nga

Deputeti i njohur i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj, njëherësh biznesmen, ka publikuar dje një video në rrjetet sociale teksa ka shtruar një darkë në lokal me disa miq të tij dhe grupin polifonik “Çipini”.

Ndonëse Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ndaluar çdo lloj grumbullimi më shumë se 10 veta, socialisti duket se u bën karshillëk autoriteteve shtetërore. Sinaj ka shpërndarë videon e darkës në rrjetet sociale dhe shkruan se një mik e ka paralajmëruar të mos i publikojë pasi janë më shumë se 10 persona, por ai nuk “ka bërë mbrapa”.

“Jeni 12 vetë dhe maksimumi i lejuar është 10 persona së bashku. Mos e publiko”, i ka thënë Sinajt një prej miqve të tijë të pranishëm në darkë. Por biznesmeni e deputeti socialist ka treguar se gjoba “nuk i prish punë”.

LEXO EDHE:  “Provokoi djegien e mandateve te opozitës”/ Meta akuza të forta mazhorancës: Pse e thirra popullin në shesh

LEXO EDHE:  Flamur Noka shfrenon gjuhën ndaj Veliajt/ Je b*thë q...

“Për të ndenjur me njerëz të mirë dhe për të dëgjuar këtë mrekulli të polifonisë, e bëj hallall gjobën”, ia ka kthyer deputeti i PS mikut që e këshilloi të mos publikonte pamjet nga darka. Por disa orë pas publikimit të videos dhe shkrimit mospërfillës për autoritetet shtetërore, Vullnet Sinaj e ka “zhdukur” atë nga rrjetet sociale./CNA.al.


LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka pasur asnjë investim në shëndetësi”/ Mediu: Qeveria e Ramës ka dështuar

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka pasur asnjë investim në shëndetësi”/ Mediu: Qeveria e Ramës ka dështuar

Fatmir Mediu në një takim me kordinatorët e PR në njësinë nr 10 në Tiranë,  bëri një pasqyrim të problematikave kryesore të vendit si pasojë e goditjes së pandemisë. Duke shpresuar për një stabilizim të situatës në shifra, Mediu vuri në dukje se ka mungesë të theksuar investimi në sektorin e shëndetësisë.

“Shpresojmë që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt, me sa më pak dhimbje, më pak vuajtje e sa më pak viktima, kjo është e rëndësishme. Duke pasur parasysh edhe një fakt tjetër shumë  të rëndësishëm që për fatin e keq nuk ka pasur asnjë investim thelbësor në shëndetësinë shqiptare  për të përballuar situata të tilla”, tha Mediu.

Nga ana tjetër kreu i PR nënvizoi se shpenzimet për trajtimin e covid 19, janë kosto shumë të rënda për xhepin e shqiptarëve.

LEXO EDHE:  Banda e politikës/Monika Kryemadhi oligarkja e madhe shqiptare

LEXO EDHE:  Kriza politike/Meta: Kam një ndjesi dhe ... nuk më gabojnë!

“Kostot për çdo familje apo individ për pandeminë janë kosto të jashtëzakonshme, të cilat tejkalojnë mundësitë financiare të shumë qytetarëve”, u shpreh Mediu.

Mediu akuzoi për dështim të qeverisë së Ramës , duke vënë theksin në boshllëqet e institucioneve Shqiptare si dhe mosfunksionimin e një shteti normal.

“Jemi një një moment ku nuk kemi funksionim normal të shtetit, institucionet janë pothuajse in ekzistente, gjyqësori pothuajse nuk ekziston. Nga ana tjetër Parlamenti është kthyer në një teatër qesharak, komedi dhe tragjedi  në kurriz të shqiptarëve.

Në të tilla kushte Fatmir Mediu,  i bëri thirrje kordinatorëve të partisë që të vihen në lëvizje për të identifikuar të gjitha problematikat në mbrojtje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme./ CNA.al.

LEXO TE PLOTE