Connect with Us

TI ngre alarmin për nivelin e ryshfetit që kompanitë bëjnë në tregjet e huaja

Bota

TI ngre alarmin për nivelin e ryshfetit që kompanitë bëjnë në tregjet e huaja

Publikuar

-

TI ngre alarmin për nivelin e ryshfetit që kompanitë bëjnë në tregjet e huaja

Organizata Transparency International e ka renditur Rusinë, Bullgarinë dhe Hungarinë në mesin e 19 eksportuesve kryesorë globalë që po bëjnë pak ose asgjë, për të zbatuar rregullat që ndalojnë kompanitë të paguajnë ryshfet në tregjet e huaja.

Në një raport të lëshuar më 13 tetor, organizata kundër korrupsionit me qendër në Berlin tha se vetëm katër nga 47 eksportuesit kryesorë – Shtetet e Bashkuara, Britania, Zvicra dhe Izraeli – zbatuan në mënyrë aktive legjislacionin kundër ryshfetit të huaj gjatë vitit 2019.

Këto vende përbëjnë 16.5 për qind të eksporteve globale.

“Hulumtimi ynë tregon se shumë vende mezi po hetojnë ryshfetin e huaj”, tha Gillian Dell, autori kryesor i hulumtimit.

“Për fat të keq, është shumë e zakonshme që bizneset nga vendet e pasura të eksportojnë korrupsionin në vendet më të varfra, duke minuar institucionet dhe zhvillimin”, tha ai.

Një konventë e vitit 1997 e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ndalon mitmarrjen për të fituar kontrata dhe licenca, ose për të shmangur taksat dhe ligjet lokale.

Kina, eksportuesi më i madh në botë, njëherësh vendi që nuk e ka nënshkruar konventën, ka bërë pak ose aspak në drejtim të zbatimit të rregullave.

Në këtë kategori kanë rënë edhe: India, Japonia, Koreja e Jugut, Rusia, Belgjika, Republika Çeke, Hungaria, Finlanda, Peruja dhe Bullgaria.

LEXO EDHE:  Bastet si thikë me dy presa/ Rama duhet të gjejë të mesmen e artë

Gjermania, eksportuesi i tretë më i madh në botë, kryen “zbatim të moderuar” të konventës së OECD-së ashtu siç bëjnë edhe eksportuesit e tjerë të mëdhenj si Franca, Italia, Spanja, Australia dhe Brazili.

Holanda, Kanadaja, Austria dhe tre shtete Baltike janë në kategorinë e atyre që tregojnë “zbatim të kufizuar”.

Kreu i Transparency International, Delia Ferreira Rubio, tha se G20 (grupi i ekonomive kryesore botërore) dhe kombet e tjera “kanë një përgjegjësi për të zbatuar rregullat.”

“Ryshfeti i huaj ka kosto dhe pasoja të mëdha për vendet në të gjithë globin, dhe këto kosto janë bërë më të rënda gjatë pandemisë së koronavirusit sepse shumë raste të ryshfetit të huaj po ndodhin në kujdesin shëndetësor”, thuhet në raport.

Rekomandimet e Transparency International përfshin dhënien fund të fshehjes së pronësisë së kompanive “që veprojnë si një pengesë për zbulimin dhe hetimin e ryshfetit të huaj”./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rëndohet situata nga koronavirusi/ Mali i Zi vendos orën policore

Publikuar

-

Nga

Mal i Zi ka vendosur orën policore. Institucionet shtetërore bëjnë me dije se është ndaluar dalja nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Është vendosur dhe shkurtimi i orëve të punës në njësitë e hotelerisë dhe shërbimeve. Zbatimi i masave do të nisë të mërkurën dhe do zgjasin deri më 8 dhjetor.

U bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë plotësisht të gjitha masat sepse është mënyra e vetme për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Duke marrë parasysh situatën shëndetësore, vlerësojmë se sistemi ynë shëndetësor, falë planifikimit të mirë është ende në gjendje ta përballojë”, thanë institucionet shëndetësore në Malin e Zi.

LEXO EDHE:  Morën 7 mijë euro ryshfet/ Në pranga dy inspektorët tatimorë

LEXO EDHE:  Alarmi i Bankitalia dhe ISTAT/ 50% e familjeve në krizë dhe një në tre kompani në rrezik falimentimi

Këto masa të reja kanë ardhur në sajë të shifrave alarmante të koronavirusit që po regjistrohen çdo ditë në Mal të Zi. Deri më tani më shumë se 31 mijë persona janë konfirmuar pozitiv me Covid-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Osmani tregohet e prerë/ BE-ja të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës nga Serbia, e jo nga Kosova

Publikuar

-

Nga

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka thënë shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog se, për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nevojitet bashkërendim dhe unifikim i qëndrimeve të tërë spektrit politik në Kosovë.

“Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe e tillë që e respekton Kushtetutën e vendit tonë, integritetin territorial dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Askush nuk ka mandat që ta rinegociojë kushtetutën tonë e cila tashmë në vetvete përfshinë shumë koncesione”, ka thënë Osmani, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e presidentit.

Ajo ka thënë se BE-ja duhet të kërkojë ndryshime të Kushtetutës nga Serbia, dhe jo nga Kosova.
Për nevojën e ndryshimit të kushtetutës nga ana e Kosovës, pati folur përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, gjatë muajit tetor.

Më 15 tetor, në një konferencë për media në Beograd, Lajçak kishte thënë se në një proces serioz negociator, “është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta”. Në këtë kuadër ai ka shtuar se Kosova do të zbatojë të gjitha obligimet që i ka marrë përsipër në Bruksel, duke përfshirë këtu edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pasi kjo deklaratë pati nxitur reagime në Prishtinë, zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Peter Stano, i pati thënë Radios Evropa e Lirë se deklarat e Lajçakut u keqinterpretua pasi ndryshimet kushtetuese vlejnë edhe për Beogradin.

“Kur arrin një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë duhet të konsiderohen rregullimet e nevojshme ligjore nga qeveria, duke përfshirë edhe nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojë atë në rendin ligjor dhe kushtetues, dhe vlen për Kosovën dhe për Serbinë”, pati deklaruar Stano.

LEXO EDHE:  Merrnin ryshfet për kolaudimin e mjeteve/ Tre të ndaluar, dy të tjerë në kërkim

LEXO EDHE:  Morën 3 mijë euro ryshfet për leje mjedisore/ Lirohen 2 ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit

Formimi i Asociacionit është paraparë me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Bruksel, në vitin 2013.

Dy vjet më vonë, Kosova dhe Serbia arritën edhe një marrëveshje shtesë për parimet e themelimit të tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe statuti që zbaton parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet të plotësojë standardet kushtetuese.

Kjo temë ka ndikuar në shtyrjen e dialogut në Bruksel, pasi Serbia po insiston që të diskutohet sërish për Asociacionin e Kosova po konsideron si çështje të mbyllur, e cila do të zbatohet pas arritjes së marrëveshjes finale për njohje reciproke./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Studiuesit: 90% efektshmëri me vaksinën e AstraZenecas, të Universitetit të Oksfordit

Publikuar

-

Nga

Shkencëtarët e kompanisë farmaceutike AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit shprehen shumë entuziastë për vaksinën e tyre kandidate. Sipas studiuesve, vaksina e tyre ofron jo vetëm efektshmëri të lartë në parandalimin e sëmundjes, por gjithashtu prodhohet me kosto më të ulët dhe mund të transportohet më lehtë se vaksina konkurrente e kompanisë Pfizer:

Grupi i punës i Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca njoftoi të hënën se vaksina është jo vetëm e efektshme kundër përhapjes së infeksionit, por gjithashtu nuk ka pasoja anësore shqetësuese.

Faza e tretë e provave tregoi se vaksina është 90% e efektshme nëse bëhet me gjysmë doze fillimisht dhe pasohet me një injeksion të dytë me një dozë të plotë.

“Ajo që është interesante, në provat tona doli me një efektshmëri prej 70%, por kur i analizuam të dhënat më me kujdes pas administrimit të dy dozave të ndryshme me vaksinë, del se njëra metodë që përdor fillimisht një gjysmë doze, ka një efektshëri prej 90% përkundrejt efektshmërisë prej 62% nëse përdorim dy doza të plota. Metoda me gjysmë doze fillestare në fakt tolerohet edhe më mirë nga organizmi. Nga analiza duket se vaksina ka ndikim edhe tek të infektuarit që nuk shfaqin simptoma, pra ndikon tek transmetimi i virusit,” thotë Andrew Pollard, drejtor i grupit të punës për vaksinën në Universitetin e Oksfordit.

Vaksina e Universitetit të Oksfordit do të kishte efektshmëri edhe më të lartë nëse maten vetëm ritmet e suksesit për të parandaluar shtrimet në spital apo rastet e rënda të sëmundjes.

Hapi tjetër do të jetë rishikimi i të dhënave që kanë ofruar studiuesit dhe procesi i autorizimit:

“Pritet të jepet një lloj autorizimi për përdorim emergjent, gjë që nënkupton se ata që vaksinohen do të mbahen nën mbikqyrje të kujdesshme për një periudhë kohe, për të parë se mos ka efekte anësore,” thotë David Nabarro, zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Ndërkaq, grupi i punës në Universitetin e Oksfordit thotë se vaksina prodhohet me kosto më të ulët se vaksinat e tjera konkurrente.

LEXO EDHE:  Morën 7 mijë euro ryshfet/ Në pranga dy inspektorët tatimorë

LEXO EDHE:  Rryshfet/ Kapet 23 vjeçari që i dha policit 20 euro

“Qeveritë do ta blejnë vaksinën dhe do t’ua ofrojnë popullatave të tyre, por edhe Aleanca Globale për Vaksina do të marrë vaksina për t’ua ofruar vendeve me të ardhura të ulëta. Vaksina prodhohet me një kosto jo shumë të lartë,” thotë Sarah Gilbert, kryesuese e studimit për vaksinën në Universitetin e Oksfordit.

Sarah Gilbert, kryesuese e studimit për vaksinën në Universitetin e Oksfordit thotë se gjatë periudhës së pandemisë grupet që punuan për prodhimin e saj nuk do të sigurojnë fitime, gjë që do të mundësojë një çmim të ulët për vaksinën.

Sipas studiuesve, kompanitë prodhuese kanë tashmë gati sasi të mëdha për ta hedhur në përdorim të gjerë.

Besojmë se kjo do të jetë vaksina më e lirë që do të hidhet në përdorim. Po ashtu kemi arritur diçka mjaft të rëndësishme, ritme të prodhimit jo prej milionash, apo dhjetëra milionash, por prej qindra milionash. Një nga kompanitë prodhuese ka aktualisht 100 milionë doza gati për përdorim dhe sasia do të vazhdojë të shtohet,” thotë Adrian Hill me Institutin Jenner të Universitetit të Oksfordit.

Studiuesi Andrew Pollard thotë se nuk e kanë ende të qartë nëse virusi do të shfaqë mutacione dhe mund të bëjë të domosdoshme vaksinimin çdo vit, duke shtuar se nevojiten studime të mëtejshme për kohëzgjatjen e efektit mbrojtës të vaksinës./VOA

LEXO TE PLOTE