LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Surprizon La Liga, Barcelona-Real Madrid luhet në një orar të çuditshëm

13 Tetor 2020, 15:25, Sport CNA
Surprizon La Liga, Barcelona-Real Madrid luhet në një orar të

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, La Liga ka përcaktuar datën dhe orën e zhvillimit të ?El Classicos? të parë për këtë sezon.

 

Takimi i shumëpritur, mes 2 gjigantëve të futbollit botëror do të zhvillohet në ?Camp Nou?, më 24 tetor (e shtunë), ora 16:00. Një orar disi i pazakontë ky për një ndeshje spektakolare si Barcelona-Real Madrid, që mund t?i zbejë disi magjinë kësaj sfide.

Real Madrid luan kundër Kadizit në La Liga më 17 tetor, para sfidës së parë në Ligën e Kampionëve përballë Shaktar Donetskut 21 tetor.

Barcelona, në anën tjetër, udhëton në Madrid për t?u ndeshur me Getafen më 17 tetor, para se të jetë mysafire në Hungari përballë Ferencvaroshit të Myrto Uzunit. Kjo sfidë zhvillohet më 20 tetor.

Lajmet e fundit nga