LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Strategjia e opozitës për zgjedhjet/ Fatmir Mediu: Synojmë maksimalizimin e votave nga e majta në të djathtë

13 Tetor 2020, 19:04, Politikë CNA
Strategjia e opozitës për zgjedhjet/ Fatmir Mediu: Synojmë

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në Ilva Now e cilësoi korrekte situatën brenda opozitës, por tejet shqetësuese atë që ndihet në tërësi nga shumica qeverisëse dhe gjeopolitika e rajonit.

?Nuk është se opozita duhet të mendojë se si të mposhtë Edi Ramën, por si të bëjë bashkë shqiptarët për të ndryshuar diçka që jep shpresë dhe perspektivë për vendin si një vend evropian,? ? u shpreh Mediu duke theksuar se platforma e opozitës për bashkëqeverisjen është kërkuar të jetë me integritet profesional dhe moral.

I pyetur nga gazetarja Ilva Tare se çfarë do të bëjë PR-ja për zgjedhjet, tashmë që mënyra e formimit të koalicioneve parazgjedhore është ndryshuar.

?Përballë shqiptarëve ne duhet të dalim me një mënyrë që garanton maksimizimin e votave nga e majta në të djathtë, sepse është koalicion ndryshe nga herët e tjera, sepse kemi subjekte të majta dhe të djathta, 140 kandidatë rrinë pak ngushtë për një koalicion kaq të gjerë, por nuk them vetëm nga cilësia e kandidatëve, por nga ajo çka kërkon elektorati ne duhet ta plotësojmë këtë mozaik për të marrë maksimumin,? ? u shpreh Mediu.

Në studio Mediu kishte përballë analistin politik Plator Nesturi, i cili u shpreh se ?brenda opozitës po përvijohen tre kampe të ndryshme? dhe se ?nuk ka frymë të përbashkët?.

Mediu u shpreh se në opozitë boshti kryesor mbetet Partia Demokratike dhe se çdo ?dualizëm në politikë është jo-normal?.

?Ai që është në krye të karvanit duhet të dijë ta drejtojë ashtu siç duhet, sinqerisht ka nevojë për një lidership të fortë. Qëndrimi ka qenë i përbashkët dhe ai derivon edhe nga faktori ndërkombëtar,? ? u shpreh Mediu./euronews

Lajmet e fundit nga