Connect with Us

Spitalet Covid 3 dhe 4 gati/ Manastirliu zbulon skenarin: Sa pacientë mund të përballojë Shqipëria

Shëndeti

Spitalet Covid 3 dhe 4 gati/ Manastirliu zbulon skenarin: Sa pacientë mund të përballojë Shqipëria

Publikuar

-

Edhe 190 shtretër të lirë/ Manastirliu tregon strategjinë nëse shkohet në kolaps

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’ ku po flitet për situatën e pandemisë dhe zhvillimet e fundit sa i përket mbajtjes me detyrim të maskave.

Manastirliu është pyetur dhe për siptalet Covid 3 dhe Covid 4, se kur të nisnin nga puna, teksa kapaciteti i pacientëve të shtruar në Infektiv dhe tek Shefqet Ndroqi sa vjen dhe ngushtohet.

Manastirliu bëri me dije se këto dy spitale janë gati, me të gjitha pisjet e nevojshme dhe do nisin nga puna sapo kapacitetet në Covid 1 dhe 2 të ezaurohen.

Ajo bëri me dije gjithashtu se për këtë janë rekrutuar 150 infermierë, jasht sistemit, si dhe janë organizuar dhe mjekët të cilët janë marrë mjek infeksionist si dhe të familjes.

Ndërsa bëri me dije se në skenarin më të keq të pandemisë Covid, Shqipëria mund të përballojë një kapacitetet prej 1600 pacientësh të shtruar në spitale.

LEXO EDHE:  Nga Bledi Mane/ Ogertën po e varrosim çdo ditë!

“Infermierët i keni rekrutuar nga portali “Infermierë për Shqipërinë” dhe sot që kemi hapur portalin kemi 1 mijë aplikues. Me mjekët jemi angazhuar me infeksionistë, mjekë të familjes dhe mjekë të QSUT-së në specialistë të ndryshme. Por duhet të ezaurohen një herë kapacitetet e dy spitaleve q ëtë hapim tjetrin. Kemi edhe 25% ose  ¼ e dy spitaleve të lira.

Ne kemi një strategji të përgjigjes së vjeshtë -dimrit. Skenari i tretë është ai ku futet edhe përfshirja e spitaleve rajonale. Pra kur mbyllen kapacitetet 550 shtretër, atëherë kemi tre skenarë të tjerë ku futen edhe spitalet rajonale: 5 spitale në skenarin e parë dhe 6 në dy skenarët  e tjerë, ku totali i shtretërve arrin në 1600 shtretër./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

A do të na mbrojë vaksina e COVID-19?

Publikuar

-

Nga

Çfarë mund të presim realisht nga një vaksinë kundër Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën globale kundër pandemisë?

Prodhuesit amerikanë të ilaçeve, Pfizer-BioNtech dhe Moderna kanë thënë se vaksinat e tyre të koronavirusit kanë një normë efikasiteti prej rreth 95% ndërsa vaksina Sputnik V e zhvilluar në Rusi thuhet se ka një efektivitet prej 92%.

Kompania britanike AstraZeneca njoftoi një nivel efikasiteti prej 70%, ende shumë më i lartë se niveli 50% që entet rregullatore amerikane kanë thënë se duan të shohin përpara se të miratojnë një vaksinë COVID-19 për përdorim.

Çfarë nënkuptojnë shifrat e efikasitetit?

Nëse një vaksinë ka një efikasitet, le të themi 80%, kjo do të thotë se nëse 100 personave që nuk janë infektuar më parë nga koronavirusi u jepet vaksina, mesatarisht 80 prej tyre nuk do të preken nga sëmundja që shkakton virusi. Këto nivele janë llogaritur bazuar në vaksinat e administruara dhe të monitoruara në rrethana të kontrolluara, siç janë provat klinike.

A do të thotë kjo se niveli i mbrojtjes për secilin individ do të jetë i njëjtë?

Jo. Një person i imunizuar me një vaksinë që ka, le të themi 80% efikasitet, ka shumë të ngjarë të mbrohet prej prekjes nga sëmundja që shfaqet me simptoma, veçanërisht të rënda.

Aa gjithashtu ka shumë të ngjarë të mbrohen nga sëmundjet asimptomatike, por kjo mund të jetë më pak e sigurt, në varësi të vaksinës.

Edhe me efikasitet 95%, për persona të caktuar, nuk ka asnjë garanci absolute të mbrojtjes.

Çfarë do të thotë kjo në realitet?

Ekziston një ndryshim midis nivelit të efikasitetit të dalë nga provat klinike dhe efektivitetit – shkallës së mbrojtjes në një botë reale kur fillon vaksinimi.

“Efikasiteti nënkupton:” A funksionon? “. Efektivitet do të thotë:” A mund të zbatohet?, thotë Marcel Tanner, një epidemiolog dhe president i Akademive të Arteve dhe Shkencave në Zvicër.

LEXO EDHE:  “Te Infektivi ka shtrime të moshave të reja”/ Manastirliu tjetër thirrje: Mbani maska

LEXO EDHE:  Manastirliu paralajmëron bizneset/ "Zero tolerancë për ata që shkelin protokollet e sigurisë"

Në botën reale, efektiviteti i një vaksine mund të ndikohet nga faktorë të shumtë, të paparashikueshëm, si për shembull: shkalla e përhapjes së një virusi; sa njerëz do ti nënshtrohen vaksinimit në dozën e duhur; si reagojnë sistemet imune të individëve; nëse vaksina është ruajtur në temperaturën e duhur; nëse njerëzit e dinë nëse janë ekspozuar më parë ndaj virusit e kështu me radhë.

Në përgjithësi, efektshmëria e një vaksine në botën reale ka tendencë të jetë pak më e ulët se efikasiteti i saj.

A do të zhduket pandemia Covid-19 nga këto vaksina?

Ekspertët thonë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Më realiste, thonë ata, është të mendojmë se do të na duhet të jetojmë së bashku me virusin SARS-CoV-2.

Dëshmitë e deritanishme sugjerojnë se vaksinat COVID-19 të zhvilluara nga Pfizer-BioNtech, Moderna dhe AstraZeneca do të ndihmojnë njerëzit që të mos preken nga sëmundja. Vetëm të dhënat e AstraZeneca-s, tregojnë shenja që vaksina e saj mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e transmetimit të virusit.

“Mbrojtja kundër sëmundjes ka vlerë për një individ,” thotë Penny Ward, “një profesore e mjekësisë në kolegjin King’s të Londrës. Ajo shton megjithatë, se vaksinat që nuk parandalojnë transmetimin nuk do të ndalojnë pandeminë.

“Derisa vaksinimi dhe masat e tjera të rezultojnë që virusi është pranë eliminimit në ndonjë vend të veçantë, dhe në të gjithë botën, do të ketë ende nevojë për distancim, maska dhe larje të duarve për të zvogëluar transmetimin e mëtejshëm sesa do të arrihet vetëm nga vaksina,” thotë Stephen Evans, një profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

“Vaksina nuk ka vlerë derisa njerëzit të vaksinohen dhe madje edhe atëherë, nuk do të krijonte ndonjë situatë ku të gjitha masat e tjera mbrojtëse mund të braktisen menjëherë.”

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ekspertja e ISHP: Duhet të bëjmë çmos të mos sëmuremi, kërkesat për vaksinën e gripit të mëdha

Publikuar

-

Nga

Ekspertja e ISHP: Duhet të bëjmë çmos të mos sëmuremi, kërkesat për vaksinën e gripit të mëdha

Erida Nelaj, eksperte e vaksinimit në Institutin e Shëndetit Publik tha për Euronews Albania se programi i vaksinimit ndaj gripit ka nisur që në fillim të tetorit me personelin mjekësor, më tej tek të sëmurët kronikë, ndërsa  230 mijë dozat e fundit janë shpërndarë në të gjithë vendin për të vaksinuar edhe mësuesit dhe edukatorët si dhe fëmijët 2-5 vjeç.

Ajo tha se vaksinimi ndaj gripit nuk është i detyrueshëm, është i rekomanduar, por kërkesa e individëve ka qenë shumë e madhe ndaj këtë vit është 4 fishuar sasia e vaksinës.

E pyetur lidhur me faktin se sa e rrit imunitetin ndaj COVID vaksina e gripit, ekspertja e ISHP shpjegoi se nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë, por fakti që vaksina e gripit na mbron ndaj një sëmundjeje virale është një lloj mburoje edhe ndaj gjendjes virale që shkakton COVID.

LEXO EDHE:  Rama pranon dështimin me skemën ekonomike

LEXO EDHE:  Nga Bledi Mane/ Ogertën po e varrosim çdo ditë!

“Pandemia bën që njerëzit të jenë të frikësuar, vaksina e gripit nuk të mbron nga COVID, por nga një sëmundje virale, sepse në këtë situatë ne duhet të shmangim të sëmuremi nga gripi, të cilin mund ta ndalojmë me vaksinim. Është me rëndësi që njerëzit të mbrohen të mos i zërë  gripi e më tej edhe COVID.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Qindra të infektuar në 24 orë/ Covid-19 merr 18 jetë njerëzish

Publikuar

-

Nga

Boom rastesh nga Covid-19/ Qindra të infektuar dhe 8 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2.201 testime, prej të cilave 423 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 645 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

8 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Nga Bledi Mane/ Ogertën po e varrosim çdo ditë!

LEXO EDHE:  Manastirliu flet për debatet mbi vendin e karantinës/ Ironizon Tritan Shehun

U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (27 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 645
Të shëruar ne 24 orë 403
Të shtruar në spitale 463
Humbje jete në 24 orë 18
Testime ditore 2.201
Testime totale 184.217
Raste pozitive 36.245
Raste të shëruara 17.755
Raste Aktive 17.719
Humbje jete 771

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9061
Fier 1347
Durrës 1339
Korçë 1006
Vlorë 858
Shkodër 855
Elbasan 825
Lezhë 739
Berat 554
Gjirokaster 545
Kukës 399
Dibër 191./ CNA.al

LEXO TE PLOTE