Connect with Us

Skandali në Korçë/ I afërmi tenton ta përdhunojë në kasollen e lopës, Prokuroria e lë të lirë autorin

Denoncim

Skandali në Korçë/ I afërmi tenton ta përdhunojë në kasollen e lopës, Prokuroria e lë të lirë autorin

Publikuar

-

Skandali në Korçë/ I afërmi tenton ta përdhunojë në kasollen e lopës, Prokuroria e lë të lirë autorin

Një 24 vjeçar tenton të përdhunojë gruan e të afërmit të vet 48 vjeçare në kasollen e lopës, por autori lihet me masën arrest shtëpie.OPGJ nuk administron raportin mjeko-ligjor i cili ‘fle’ në tavolinën e mjekut dhe ku thuhet qartë se mbi trupin e 48 vjeccares janë gjetur shenja të shumta dhune.

Drita Mujo nga fshati Zvirinë e Korçës ankohet në Fiks Fare se personi që ka tentuar ta përdhunojë është lënë i lirë. 24 vjeçari i afërt i bashkëshortit të saj dhe komshi në të njëjtën kohë edhe pse ka tentuar ta përdhunoje endet i lirë në fshat.

Ngjarja ka ndodhur ditën që znj Mujo ka shkuar tek i fqinji për të marrë disa kokrra patate. Në shtëpi ka gjetur vetëm djalin e shtëpisë S.M i cili e drejton drejt ahurit të lopës dhe i thotë të zgjedhi në një thes patatet që do.Pikërisht në këto momente 24 vjeçari ka tentuar ta përdhunojë dhe pasi ka hasur në rezistencën e zonjës Mujo dhe paralajmërimeve se do e denonconte në polici e ka lëshuar.

Më pas ai i është vënë nga mbrapa duke i kërkuar që mos ta denoncojë për veprimin që bëri. Gruaja tregon se ka ende shenja të nxira në trup edhe pse ka kaluar 1 javë nga ngjarja dhe për këtë arsye ka shkuar edhe tek mjeku ligjor. Gazetarëve të Fiksit zonja u tregon se për t’i shpëtuar arrestimit djalin e kanë nxjerrë me probleme të shëndetit mendor kur në të vërtetë ai nuk vuan nga këto shqetësime. Ajo kërkon ndihmën e Fiksit që të bëhet drejtësi, pasi 24 vjeçarin e kanë lënë në gjendje të lirë me masën arrest shtëpie.

Bashkëpuntorja e Fiksit shkon takon djalin që sipas zonjës Mujo ka tentuar ta përdhunojë. Ai thotë se nuk është e vërtetë që ka tentuar ta përdhunojë zonjën, por e ka pranuar në komisariat për shkak se e kanë detyruar policët ta bëj një gjë të tillë. Ndërkohë kryeplaku i fshatit kur e pyesin për ngjarjen e anashkalon duke bërë të paditurin, por më pas shprehet se 24 vjeçari ka probleme të shëndetit mendor.

Për të vërtetuar faktin që i riu ka probleme me shëndetin mendor gazetarët e Fiksit u interesuan në ambulancën e fshatit.Infermierja pasi gjen kartelën e 24 vjeçarit shprehet se personi në fjalë nuk ka patur kurrë probleme të shëndetit mendor. Në kartelë është shënuar vetëm vaksina e tij e fundit bërë në moshën 14 vjeçare.Ndërkohë në deklaratën e policisë në faqen zyrtare thuhet se specialistët për hetimin e krimeve në komisariatin Maliq kanë arrestuar në flagrancë shtetasim me iniciale S.M i cili dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një 48 vjeçare.

Gazetarët e Fiksit i kërkojnë përgjigje me shkrim Prokurorisë së Korçës ku ndër të tjera pyesin se a është referuar rasti në prokurori si arrestim në flagrancë i shtetasit S.M? A ekziston në dosjen e prokurorisënjë raport i cili nxjerr me probleme të shëndetit mendor shtetasit S.M?

LEXO EDHE:  Goditet nga rrufeja/ Ndërron jetë korçari

Në raportin mjekoligjor a thuhet se shtetases 48 vjeçare i janë gjetur në trup shenja dhune dhe në përfundim përse shtetasi S.M është lënë në arrest shtëpie? Në përgjigjen zyrtare të Prokurorisë së Korçës thuhet se shtetasi me iniciale S.M është lënë në arrest shtëpie për shkak se raporti mjeko-ligjor nuk është administruar. Ndërkohë për pyetjet e tjera prokuroria nuk ka asnjë përgjigje.

Pas kthimit të përgjigjes nga prokuroria për mos administrimin e raportit mjeko-ligjor qytetarja shkon takon mjekun. Ai i pohon se raportin e ka përgatitur një ditë pas ngjarjes dhe ka shënuar të gjtha shënjat e dhunës që ka konstatuar në trupin e saj, por OPGJ-ja nuk ka shkuar për ta marrë raportin, dhe si detyrë është që OPGJ-ja merr raportin mjeko-ligjor dhe e administron.

Në këto kushte qytetarja takon edhe OPGJ Ermal Metushi i cili i konfirmon se nuk e ka tërhequr raportin mjeko-ligjor, pasi prokuroria nuk i sjell dosjen dhe do e marri raportin kur t’i duhet. Ndërkohë tjetër përgjigje i kthen gazetares së Fiksit kur ajo e telefonon z. Metushi.

OPGJ tregon se ka bërë veprimet e para, por në dosje nuk thuhet që administrimi i raportit duhet të kryhet nga ai. Gazetarët kërkojnë një tjetër përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Korçës ku pyesin se kush e bën administrimin e raportit mjeko-ligjor? Në përgjigjen e saj zyrtare prokuroria thotë se administrimin e raportit mjeko-ligjor e bën OPGJ-ja që është Ermal Metushi, i njëjti OPGJ që bëri veprimet e para, por që gazetarëve të Fiksit u tha se nuk është detyra e tij administrimi i raportit mjeko-ligjor./TCH

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncim me video/ Policia terror në Lushnje, keqtrajton qytetarin pa asnjë shkak

Publikuar

-

Nga

Denoncim me video/ Policia terror në Lushnje, keqtrajton qytetarin pa asnjë shkak

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim me video për keqtrajtimin e një qytetari nga ana e punonjësve të policisë.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha deklaron se policia keqtarjton qytetarët për të bërë terror ndaj popullatës.

Ai bën thirje që të ndalet dhuna policore ndaj qytetarëve në Lushnje.



“Ndal dhunës policore ndaj qytetarëve në Lushnje! Ndiqni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

LEXO EDHE:  “Covid ka qenë para marsit në Korçë e Shkodër”/ Berisha nxjerr emrat e të infektuarve

LEXO EDHE:  500 mijë lekë ryshfet për të mbyllur dosjen e “Eskobarit”/ Procedohet penalisht oficeri i policisë gjyqësore

Përshëndetje doctor, po ju dërgoj videon se si keqtrajton pa asnjë shkak policia qytetarin e pafajshëm në Lushnje vetëm për terror policesk ndaj popullatës”, shkruan ish-kryeministri në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

DENONCIMI-Beni Blushi nuk kthen 100 mijë eurot që kërkoi me urgjencë/ U derdhën në emër të vëllait

Publikuar

-

Nga

Exclusive documents/ Ben Blushi is criminally charged for the house in Dardha

Ben Blushi, është politikani më i akuzuar dhe më i denoncuar në Ambasadën e SHBA në Tiranë për zullumet që ka bërë në kohën që ka qenë në Parlament dhe jo vetëm.

CNA.al ka sjellë një dosje të denoncimeve dhe letrave që i janë dërguar Ambasadës Amerikane nga biznesmenët shqiptarë, ndër të cilët është edhe Andon Dhima.

Biznesmeni ka denoncuar pasurinë miliona dollarëshe të Blushit në qendër të Tiranës, ndërsa ka vënë në dijeni Ambasadën e SHBA për faktin se drejtori i Top Channel ka 63 mijë dollarë karburant pa paguar.

Në kohën kur Blushi ishte deputet merrte karburant pa paguar, ndërkohë që Parlamenti u jepte deputetëve miliona lekë për karburant dhe shpenzime të tjera.

Mirëpo, sot CNA.al sjell një tjetër pjesë të letrës së Andon Dhimës, ku ky i fundit deklaron se Ben Blushi i ka kërkuar me urgjencë 100 mijë euro.

Biznesmeni tregon se drejtori i Top Channel e ka telefonuar me telefonin e bashkëshortes së tij Eva Blushi dhe paratë janë kaluar në llogarinë bankare të vëllait të tij Martin Blushi.

Në vitin 2008 Z. Blushi, nëpërmjet telefonit të bashkëshortes së tij, Znj. Eva Blushi (Brati), më kërkon me urgjencë t’i jap në formë huaje cash vlerën prej 100.000 (njëqind mijë) Euro ose nëse nuk ishte e mundur, shumën në cash t’ia kaloja në llogarinë bankare të vëllait të tij, Z. Martin Blushi. Transferta bankare u krye më datë 21.05.2008 nëpërmjet Bankës Amerikane të Shqipërisë, dhe kjo shumë nuk më është kthyer ende”, thuhet në letër.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Korçë/ Kush është zyrtari i PS-së që u përfshi në aksident

LEXO EDHE:  Zbardhet skema e mashtrimit/ Arrestohet 38 vjeçarja

Kujtojmë se ky nuk është skandali i parë, pasi më herët CNA.al ka denoncuar edhe mashtrimet e tjera që ka bërë drejtori i një televizioni për të pasuruar veten e tij. Shumë biznesmenë të tjerë përveç Andon Dhimës i kanë dërguar letra Ambasadës amerikane në Tiranë, ku tregojnë bëmat e Ben Blushit./ CNA.al

Denoncimi në Ambasadën e SHBA-ve/ Ben Blushi ka 63 mijë dollarë karburant pa paguar

Denoncimet në ambasadën e SHBA/ Biznesmenët kundër Ben Blushit dhe Top Channel

Skandali-/ Ben Blushi bëri vajzën pronare duke i falsifikuar firmën (fakte dhe dokumente)



Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Përplasja Top Channel-Nadir Çausholli/ Nga akuzat, kallëzimet penale tek “dashuria në kohën e kolerës”

Përplasjet mes Ben Blushit dhe Klodian Allajbeut/ “Urrejtja dhe dashuria” e Top Channel me Spitalin Amerikan

Letër në Ambasadën e SHBA-së për Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin/ Shantazh, kërcënime, fyerje dhe tentativë për të grabitur prona

Përplasjet mes Ben Blushit dhe Klodian Allajbeut/ “Urrejtja dhe dashuria” e Top Channel me Spitalin Amerikan

Top Channel i shpall “luftë” gjyqtarit/ Vjollca Hoxha dërgon nipin në protestë

“Dosja Top Channel”, pjesa e parë/ Si u themelua dhe filluan përplasjet në gjykata

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skandali 22 milionë euro/ Incenerator apo kaldajë me naftë në Elbasan?!

Publikuar

-

Nga

Skandali 22 milionë euro/ Incenerator apo kaldajë me naftë në Elbasan?!

Inceneratorët, korrupsioni qeveritar lidhur me to, skandalet dhe denoncimet kanë qënë të pandalshme dhe të pafundme që nga dita e parë e firmosjes së inceneratorit të Elbasanit.

Ky ishte hapi i parë për futjen e inceneratorëve në Shqipëri, i cili më pas ka shkuar në Fier, dhe në Tiranë.

Ndërkohë që flitet për disa dhjetëra milionë euro të marra nga kompanitë e inceneratorëve, vetëm ai i Elbasanit ka përfunduar, të tjerët ende nuk janë ndërtuar.

Denoncimet në media, përfshirë këtu edhe CNA.al kanë qënë të shumta dhe kanë treguar se kush janë personat e përfshirë në këtë skemë, e cila fillon me Stela Gugallën, bashkëjetuesen e Mirel Mërtirit dhe nënën e dy fëmijëve të tij. Ky është një nga personat e skemës së inceneratorëve, shtetas shqiptar dhe rezident në Bullgari, me një të shkuar të dyshimtë.

Gjithashtu në skemat e këtyre inceneratorëve përfshihet edhe Klodian Zoto, ish-zyrtar socialist. Por, edhe emra të tjerë, të cilët më pas kanë krijuar zinxhir kompanish një në ortakëri edhe me pronarë televizionesh.

Kujtojmë këtu se CNA.al ka raportuar më parë në lidhje me kompaninë e ndërtuar në Bullgari nga Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, në ortakëri me Eva Blushin, bashkëshorten e Ben Blushit. ( Lexo këtu). Kjo kompani më pas bleu 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe. Pra, bëhen bashkëaksionerë me pronaren e Top Channel, Vjollca Hoxha.( Lexo këtu)

Skandali i 22 milionë eurove

Përtej gjithçkaje që është thënë dhe është shkruar ka edhe detaje që tani po dalin në dritë. Pra, janë ende të pazbardhura dhe që ditët e fundit kanë filluar të bëhen një shqetësim për zyrtarët lokalë të Bashkisë në Elbasan, por edhe për ministritë përkatëse, të cilat kanë firmosur PPP-në e inceneratorëve.

Sipas burimeve të siguruara nga CNA.al po përgatitet që të bëhet dorëzimi i inceneratorit të Elbasanit, tek bashkia e këtij qyteti. Por, që duket se ka probleme. Dhe autoritetet qendrore dhe lokale nuk po firmosin dorëzimin e tij.

Kjo për disa arsye.

22 milionë euro koncesion për një incinerator në Shqipëri, i cili në fakt nuk dihet nëse mund të quhet i tillë, apo është një kaldajë me naftë për të djegur plehrat.

Sipas kontratës, inceneratori do të investohej nga privati dhe qeveria pas disa kohësh do të fillonte të paguante, do të bënte djegien e plehrave dhe me djegien e tyre do të prodhohej energji dhe avull.

Sot jemi përballë një fakti. Inceneratori, nëse mund të quhet i tillë ky që është ndërtuar në Elbasan, mund të jetë ndezur ndonjëherë për të djegur ca plehra dhe atje është bërë edhe kapsulimi i mbetjeve. Por, ende deri tani askush nuk ka mundur të tregojë apo të provojë se ai prodhon avull dhe energji elektrike.

Një fakt është i sigurtë. Nga një incenerator, i cili duhej të shërbente për zhdukjen e mbetjeve dhe të ruante ambientin, ai që është ndërtuar në Elbasan, është ne fakt një “kaldajë” me naftë.

Pra, nga një incinerator që duhej të ishte me energji elektrike, të prodhonte prap energji me një kosto më të ulët dhe të përfitohej edhe avulli nga djegia e mbetjeve, në fakt kemi një miksim pajisjesh të kthyera në “ngrehina” llamarinash, të cilat nëpërmjet një kaldaje me naftë djegin mbetjet dhe ndotin ambientin.

Pra, me një kosto 22 milionë euro po bëhet një djegie mbetjesh me “kaldajë” nafte, si në shekullin e kaluar.

Ndoshta qeveria nuk e kishte menduar, por ky është një fakt. Dhe tashmë zyrtarët lokalë dhe ata qendrorë, nuk po zgjidhin dot një problem madhor. Atë të faktit sesi do të përfitohet endergjia apo edhe avulli nga ky i ashtuquajtur incinerator, i cili punon me naftë. Dhe shteti shqiptar ka paguar jo pak, por gati 22 milionë euro, në një kontratë koncesionare.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, përplasja mes kompanisë koncesionare të Stela Gugallës dhe qeverisë vazhdon të jetë e fortë. Autoritetet duket se janë përballë skandalit dhe faktit se duhet të firmosin një përgjegjësi, e cila mund t’i çojë prapa hekurave. Sepse ende nuk është provuar që inceneratori të ketë të gjitha standardet sipas kontratës së firmosur me qeverinë.

LEXO EDHE:  “Covid ka qenë para marsit në Korçë e Shkodër”/ Berisha nxjerr emrat e të infektuarve

LEXO EDHE:  Goditet nga rrufeja/ Ndërron jetë korçari

Për këtë ka pasur edhe akuza se ai është një objekt i madh llamarinash të mbledhura rrugëve të Europës, që ka kushtuar të paktën rreth 7 milionë euro më pak sesa kontrata e firmosur. Por, nga ana tjetër janë hedhur edhe të tjera akuza, se ai nuk ruan mjedisin. Nuk ka standardet e duhura, sipas çertifikatës teknologjike të firmosur nga palët.

Pra, nga një incinerator që duhej të ishte në mbrojtje të mjedisit, ndoshta me energji elektrike apo me gaz, kemi të bëjmë me një “kaldajë” me naftë që djeg plehra dhe ndot ambientin. Përtej asaj që pretendohet se është një incinerator i standardeve të fundit të Bashkimit Europian.

Burime zyrtare i thanë CNA.al se inceneratori i Elbasanit, ende nuk është provuar asnjëherë të prodhojë energji elektrike, apo avull në shërbim të qytetarëve apo Bashkisë së Elbasanit. Kjo tashmë është e provuar.

Sesi do të procedohet më tej dhe kush do jenë personat që do firmosin marrjen në dorëzim të tij. Pra të këtij inceneratori, që mund të quhet një “kaldajë” me naftë e investuar 22 milionë euro nga qeveria, duket mjaft e vështirë, për shkak të përgjegjësive që mund të kenë.

Një tjetër zyrtar i tha CNA.al se në rast se plehërat do të digjeshin nga një kaldajë me naftë, siç po ndodh me inceneratorin e Elbasanit, aty ishte metalurgjiku, plehrat mund të çoheshin në furrënaltat e tij, të digjeshin, të vendoseshin edhe disa filtra në oxhak dhe gjithçka ishte e zgjidhur.



Nuk kishte nevojë që qeveria të paguante 22 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe një ngrehinë llamarinash që punon me naftë të paguhej me miliona euro nga xhepat e shqiptarëve dhe pastaj zyrtarët të kenë frikë të firmosin për shkak të faktit se nuk kanë përballë atë standart që është kërkuar.

Kontrata koncesionare dhe zbatimi i saj, sipas të gjitha akuzave, dyshimeve dhe hetimeve që po kryhen, janë një skandal korruptiv midis bashkëjetueses së Mirel Mërtirit, Stela Gugallës dhe qeverisë shqiptare dhe tashmë gjithçka pritet të zbardhet nga SPAK./ CNA.al

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

“Buzëkuqi” i krimit të Ramës me inceneratorin e Tiranës/ Si do mbulohet hajdutëria dhjetëra milionë euro

Inceneratori i Elbasanit/ Përplasje të forta për kalimin në pronësi të bashkisë

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Inceneratori i Elbasanit/ Përplasje të forta për kalimin në pronësi të bashkisë

Politika pas plehrave/ Kush është biznesmeni në hije i monopolit të inceneratorëve

Afera e inceneratorëve/ SPAK vë nën hetim zyrtarë e përfitues të koncesioneve

LEXO TE PLOTE