Connect with Us

“Si të jesh me mundësitë”/ Mjekja në shtet çon pacientët në klinikën private

Denoncim

“Si të jesh me mundësitë”/ Mjekja në shtet çon pacientët në klinikën private

Publikuar

-

“Si të jesh me mundësitë”/ Mjekja në shtet çon pacientët në klinikën private

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Fier, në një qendër spitalore, pas denoncimeve, se mjekja hematologe, Merita Alimadhi, i drejtonte pacientët në klinikën e saj private, për t’u shërbyer me para në dorë.

Një qytetar shkoi në qendrën shëndetësore, duke dyshuar, se kishte probleme me veshkat. Mjekja Alimadhi fillimisht  e ktheu mbrapsht, për t’u pajisur me maskë dhe kur qytetari e telefonoi sërish, ajo e drejtoi në klinikën private.

Doktoresha: Mos u afro njëherë! Ruaj distancën!

Qytetarja: Dua të bëj një eko!

Doktoresha: Eko për çfarë?

Qytetarja: Kam pasur gjithë natën dhimbje mesi, kam pasur shqetësim nga veshkat.

Doktoresha: Ke rekomandim?

Qytetarja: Jo nuk kam. Kam ardhur te njerëzit e mi.

Doktoresha: Unë i bëj vetë ekot… (Nuk kuptohet)

Qytetarja: Ngaqë rri në fshat unë edhe…

Doktoresha: Do dalësh jashtë të blesh maskën! Merr maskën dhe hajde!

Qytetarja: Ok! Në rregull!

Doktoresha: Dhe hajde aty!

Qytetarja: Në kat të parë?

Doktoresha: Në kat të parë!

Qytetarja: Ok! Unë kam pasur dhimbje gjatë gjithë natës dhe kam urinim të shpeshtë.

Doktoresha: Po djegie urine ke?

Qytetarja: Jo, djegie urinimi jo. Unë kam ardhur te njerëzit e mi këtu, se rri në fshat.

Doktoresha: Merr maskën e hajde aty!

Qytetarja: Ok! Mirë! Në rregull! Faleminderit!

Qytetarja: Më fal doktoreshë Merita më tha, që jam në kat të parë, po nuk po e gjej gjëkundi.

Infermierja: Shiko aty!

Qytetarja: Ngaqë më tha po të pres poshtë tek kati i parë, po s’po e gjej.

Doktoresha: Po këtu s’vjen më ajo.

Qytetarja: 21 xx xxx.

Qytetarja: Alo doktoreshë Merita! Këtu jam unë te hyrja përballë. Jam ajo vajza, që i thatë ik merr maskën, përsa i përket eko-s, përballë me Poliklinikën.

Qytetari pagoi 2 mijë lekë të reja për ekon. Ndërsa disa të moshuar tregojnë, se kanë paguar 10 mijë lekë të reja për analiza gjaku dhe eko, edhe pse analizat i kishin bërë kohët e fundit.

Qytetarja: Për veshkat jeni dhe juve?

Qytetari: Po!

Qytetarja: Këtu i bëre të gjitha?

Qytetari: Po!

Qytetarja: A kushtojnë shumë?

Qytetari: 100! (mijë lekë)

Qytetarja: Sa?

Qytetari: Njëqind mijë leka. 80-të analiza e gjakut dhe urina, 20 ekua, 100!

Qytetari: Bëra, para një muaji, bëra atje lart. (Poliklinikë)

Qytetarja 1: Nuk i pranuan. S’ka mbush një muaj, që ka bërë analizat, po mbarova ilaçet dhe shumë shtrenjtë. Po të gjejmë derman, bëhet hadër.

Qytetarja: U pa puna, u pa puna. Unë shkova te poliklinika. Nuk shkuat atje? Erdhët direkt këtu? A ishit dje te Poliklinika? Pse erdhët këtu?

LEXO EDHE:  "STOP"–Lushnje/ Mungon reagenti për analizën e diabetit, i sëmuri pa insulinë

Qytetari: Ah, si ishte atje dje…

Qytetarja: Te poliklinika këtu?

Qytetarja 1: Eh më…

Qytetari: I kishin ndarë bashkë me numrat radhë.

Qytetarja 1: Vdiqëm!

Qytetari: 2 orë!

Qytetarja: Po si erdhët këtu? Si e gjetët këtë?

Qytetarja 1: Ishte vetë kjo atje më, ku vajtëm ne lart. (Te poliklinika) E tha, e di ç’keni ju- tha? Kam unë klinikën. Ça të bënim ne?!

Qytetarja: E kuptoj!

Qytetarja 1: Po të gjejmë derman, të paktën! Para e madhe shumë.

Qytetari: Sikur janë me gërshërë ato të shkretat.

Qytetarja: Po atje, s’ti bën ekot kjo?

Qytetarja 1: Po pse s’e bëri atje ajo, po na solli tek e saja këtu? Aty merr shumë lekë, atje venë bosh.

Qytetari: Ti do bësh ekon?

Qytetarja: Ekon, ekon!

Qytetari: E mo, 20 bën!

Qytetarja 1: Vetëm ekon?

Qytetarja: Ekon, po ta shikoj pastaj. Duhet të bëj analizat të gjitha nga e para!

Qytetari: Eh, kjo i bëri.

Qytetarja 1: S’kisha mbushur muajin, që i kisha bërë edhe i hodhi poshtë ato, se vajta te një tjetër unë. Ja kshu!

Qytetarja 1: Dje kishte më shumë njerëz këtu.

Qytetarja: Po ju keni dhe kartat e shëndetit, prandaj!

Qytetarja 1: Kush ka kartë shëndeti? Kam unë kartë shëndeti.

Qytetari: Po edhe të ketë…

Qytetarja 1: Kush po pyet, ja më s’kam pas lekë. Unë s’jam sëmurë asnjëherë, hera e parë.

Qytetarja: Se si rregull, ato duhet t’i bëjnë të gjitha, prandaj.

Qytetari: Lë, mora dhe rekomandimin.

Qytetarja: Ça more?

Qytetarja 1: Rekomandim nga doktori i familjes.

Qytetarja: Po!

Qytetarja 1: Përfunduam këtu, sa mbajtëm radhë kot.

Në fund e infiltruara e emisionit “Stop” bën ekon në klinikën private të doktoreshës.

Qytetarja: Doktoreshë!

Doktoresha: Vëre maskën! Lër çantën aty dhe shtrihu!

Qytetarja: Se kështu kam edhe dhimbje. Thashë mos ishte shumë, se nuk isha e përgatitur për të gjitha këto edhe…

Doktoresha: Shiko! 20 mijë lekë bën ekoja dhe analizën do ta bësh tani këtu!

Qytetarja: Te juve këtu?

Doktoresha: Po!

Qytetarja: Ok! Na, se duhet të flas edhe me tim shoq!

Doktoresha: Si e ke emrin edhe njëherë?

Qytetarja: Axxxxx Axxxxx Hxxxx.

Doktoresha: Kalo nga vajza, nga ana tjetër! Bashkë flasim!

Qytetarja: Ok! Kjo është për analizat?

Doktoresha: Për analizat, po!

Qytetarja: Ok!

Doktoresha: Shikoji vetë mundësitë e tua! Si je me mundësitë edhe… Mirë!

Qytetarja: Mirë doktoresha! Shumë faleminderit! Mirupafshim!/tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Shkon të mjekojë mishrat e dhëmbëve/ Dentisti i heq gjithë nervat

Publikuar

-

Nga

Shkon të mjekojë mishrat e dhëmbë/ Dentisti i heq gjithë nervat

Emisioni “Stop” këtë të hënë ka publikuar denoncimin e një qytetareje nga qyteti i Fierit, e cila nuk ka dashur të indentifikohet. Qytetarja shprehet se ka pasur një problem me dhëmbët dhe ka shkuar tek stomatologu Artan Canaj, për të trajtuar një situatë paradontoze.

Unë shkova me idenë se ai do më ndihmonte, se kisha një problem me mishrat e dhëmbëve. Unë kam shkuar me panoramex dhe ai filloi me ngordhjen e nervav të dhëmbëve, por unë kam pasur shqetësime dhe nuk më dha asnjë antibiotik. Më pas unë kam pasur një infeksion të plotë, mu shkaktua nga gabimi i mjekut Canaj me heqjen e nervave”, ka treguar qytetarja.

Sipas zonjës trajtimi ka zgjatur rreth 2 muaj dhe dentisti Canaj i ka hequr të gjithë nervat e 28 dhëmbëve. Një tjetër stomatologe shprehet se mjekimi që është bërë për zonjës ka qenë i gabuar dhe ndaj dhe i është shkaktuar infeksioni.

Ke ardhur dhe më ke thënë: po më dhëmbin. S’kam shumë kohë, që i kam hequr nevat dhe të ishin infektuar. I kam hequr vetëm të parët, që ishin me infeksion, që dukeshin, s’mbante më pilafi ujë. Kishte dhimbje shumë. Nuk e di shkakun fiks-fiks, por dhe ato kur dilnin, ishin me granuloma rreth e përqark, me gingiva.

Kanalet e patrajtuara deri në fund. Ka doktori faj, ka, ka fajet e tij, por nuk e di, çfarë ka dashur të arrijë ai me këtë lloj trajtimi, që i ka bërë pacientit, atë nuk e di. Por për paradontozë, e ka të shprehur vetëm në pjesën e sipërme, këtu. Por jo në pjesën e poshtme. E dashur, u ka hequr 28 dhëmbëve nervat. Urdhëro, janë 28 dhëmbë të hequr nervat”, shprehet dentistja.

“Stop” ka shkuar edhe dentisti Artan Canaj, i cili ka patur një sjellje agresive ndaj zonjës dhe grupit të xhirimit, duke thënë madje se zonja është sëmurë e nuk e njeh fare.

Gazetarja: Doktor si jeni?

Dentisti Artan Canaj: Dil jashtë! Dil jashtë, se këtu je në pronë! Jashtë, se të thyva brinjët!

LEXO EDHE:  “Nuk i bëj logoterapi djalit të sëmurë se s’kam lekë/ S’po ndahen pensionet e invalidëve”

LEXO EDHE:  Dhuna në familje/ Prokurori: Kërko azil, largohu që t’i shpëtosh dhunës dhe burgut

Gazetarja: Një sekondë.

Canaj: Dil jashtë, hajde! (denoncueses) jashtë, se të thyej brinjët, ec! Ik mos të shoh më, se të griva!

Gazetarja: Qetësohuni vetëm pak, se nuk e kuptova këtë agresivitetin tuaj!

Canaj: Hajde shpirt! Fol, si është problemi!

Gazetarja: Ça problemi ka?

Canaj: Ça problemi ka ajo? As nuk e njoh fare. Nuk e njoh fare.

Gazetarja: Nuk ka qenë pacientja juaj?

Canaj: As dua t’ia di fare shpirt, nuk merrem me njërëz mendorë unë. Po të jemi privatisht bashkë, do thuash “paske të drejtë, o Tani, jo o doktor”

Gazetarja: Edhe nëqoftëse filmon, duhet të njohësh 2 palët!

Gazetarja: Patjetër! Prandaj kam ardhur.

Canaj: Atëhere ç’më vjen bashkë me atë?!

Gazetarja: Kam ardhur bashkë me atë. Si do të vija?

Canaj: Po leje mi zonjë, ulemi pimë kafe si të dojë shpirti jot. Unë jam shërbëtori jot.

Gazetarja: Ajo, a ishte pacientja juaj?

Canaj: Edhe njëherë pijmë kafe, këto lëri tani!

Gazetarja: Kam një ankesë nga zonja, që ka ardhur, ka bërë disa punime këtu.

Canaj: Po ç’merrem me zonjën tani! Të lutem shumë! Nuk merrem me zonjën unë. S’e njoh fare, troç. Edhe nëqoftë se e filmon, pijmë kafe, si të dojë qejfi, qysh, tek…

Gazetarja: Pa pirë kafe.

Canaj: Pijmë kafe! Flasim! Unë nuk merrem me njerëz, që pandemia ka bërë punën e vet.

Gazetarja: Mendoj, që do ishte më mirë të pranonit punimin, që keni bërë dhe pse e keni bërë?

Canaj: Nuk e njoh fare! Të lutem gazetare! Je shumë e nderuar në punën tënde fisnike.

Gazetarja: Paradontoza, si trajtohet doktor?

Canaj: Të lutem! Jam në punë, punën e ke të shenjtë. Mirupafshim!

Pasi kësaj ngjarje të pakëndëshme me doktorin Artan Canaj, ne biseduam me stomatologun kirurg Bashkim Murati, i cili shpjegon, se çfarë është paradontoza, e cila nuk kurohet me heqjen e nervit. Sipas Muratit, nervat e të gjithë dhëmbëve nuk mund të hiqen, pasi trajtimi jo korrekt, sjell infeksion dhe rëndon këtë patologji./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare “zhvesh” ish-ambasadoren nga përfitimet diplomatike

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare “zhvesh” ish-ambasadoren nga përfitimet diplomatike

Ish ambasadorja e Kosovës në Hungari vijon të mbajë automjetin me targa diplomatike edhe pse nuk është më pjesë e trupit diplomatik.

Rreth dy vjet më parë Luljeta Vuniqi u largua nga ambasadore, por makinën me targa diplomatike vazhdoi ta përdorte deri sa Fiksi “trokiti” në derën e saj.

Ajo nuk pranoi të përgjigjej për targat e makinës të parkuar poshtë banesës së saj, por pas dy ditësh i zëvendësoi ato me targa normale.

Fiks Fare u interesua pranë Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Paraprakisht gazetarët kishin njoftuar për problematikën ministren Meliza Haradinaj nëpërmjet një mesazhi. Këshilltari i saj kur takoi gazetarët pretendoi se nuk ishte në dijeni të këtij komunikimi dhe tha se do të vërë në dijeni ministren nëse dikush është i gatshëm të japë një intervistë lidhur me këtë problem. Ministrja jo vetëm që nuk pranoi të takonte gazetarët, por këshilltari urdhëroi rojet që të nxirrin jashtë godinës gazetarët pasi askush nuk do të prononcohej.

Gazetarët e Fiksit u penguan të raportonin edhe jashtë godinës. Ku rojet i nxorrën jashtë parkimit me pretendimin se kështu e kishin urdhërin.

LEXO EDHE:  “Nuk i bëj logoterapi djalit të sëmurë se s’kam lekë/ S’po ndahen pensionet e invalidëve”

LEXO EDHE:  “Nuk i bëj logoterapi djalit të sëmurë se s’kam lekë/ S’po ndahen pensionet e invalidëve"

Për këtë çështje Fiksi i dërgoi një kërkesë zyrtare Ambasadës së Kosovës në Hungari. Kjo e fundit u përgjigj menjëherë. Në të thuhej:

Ju pershëndesim, dhe ju informojmë, se të gjitha të dhënat që ju i kërkoni nga ne, i kemi dërguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Prishtinë, nëse keni intersim për këtë çështje, adresa e juaj mbetet, MPJD në Prishinë.
Por kjo e fundit, edhe pse u kontaktua me mesazh dhe ju dërgua shkresë në emalin zyrtar, nuk ka kthyer ende një përgjigje. E vetmja që duket se reagoi ishte Luljeta Vuniqi, ish ambasadorja, e cila, pasi Fiksi i “trokiti” në derë, nxitoi menjëherë që të hiqte targat diplomatike dhe t’i zëvendësonte me ato të Kosovës./ Tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Banda” e policëve ther dhe tenton të vrasë qytetarët, asnjë në burg!

Publikuar

-

Nga

“Banda” e policëve ther dhe tenton të vrasë qytetarët, asnjë në burg!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e një “bande” policore në Sarandë, anëtarët e së cilës therin dhe tentojnë të vrasin banorët. Për muaj me radhë, në qytetin bregdetar kanë ndodhur disa ngjarje kriminale, ku disa autorë janë pjesë e Policisë së Shtetit dhe Policisë së Burgjeve, ose kanë lidhje familjare me këta punonjës të ruajtjes së rendit. Por, deri në ditët e sotme, asnjë punonjës nuk është vënë nën akuzë, por vetëm shoqëruar dhe më pas janë lënë të lirë.

Disa ditë më parë, emisioni investigativ denoncoi një ngjarje kriminale të ndodhur në muajin qershor 2020. I dëmtuari Arjan Hoxha ankohej se një punonjës i policisë së burgjeve, Ilmi Limaj, e kishte qëlluar me qytën e pistoletës. Madje, më pas e kishte shtrirë përtokë duke i drejtuar edhe pistoletën. Limaj u ndihmua nga kunati i tij Beso Qorri dhe nga të afërm punonjës të policisë së Sarandës. Ngjarja e qershorit është arkivuar, pasi prokuroria nuk faktoi se ishte përdorur pistoletë, megjithëse ngjarja ishte në sytë e dhjetëra dëshmitarëve. Këta të fundit pranuan para gazetarëve të Fiks Fare se autori kishte përdorur armën e punës, duke vënë në rrezik dhjetëra klientë të lokalit.

Por, disa ditë pas publikimit të këtij investigimi, në redaksinë e Fiks Fare mbërriti një tjetër ankesë. Elida Papagjika ankohet se, të njëjtët
autorë të plagosjes dhe tentativës së vrasjes së Arjan Hoxhës, kanë plagosur dhe kanë tentuar të vrasin edhe vëllanë e saj. Ngjarja e dytë ka ndodhur në fund të muajit gusht 2020 në Sarandë, ku 5 persona kanë qëlluar me thikë Dino Majkon. Elida thotë se autorët veprojnë si bandë në Sarandë, pasi kanë lidhje të forta me strukturat e Policisë së Shtetit. Më tej pohon se ngjarja, megjithëse ka pasur kamera sigurie, nuk është zbardhur plotësisht.

Fiksi bisedoi edhe me të dëmtuarin, Dino Majko, i cili është plagosur me thikë nga kjo ngjarje. Ai pohon se ka pasur vetëm një debat të vogël dhe më pas është gjurmuar nga Beso Qorri, djali i tij, Ilmi Limaj dhe persona të tjerë. Por, pavarësisht se për ngjarjen ka prova filmike, prokuroria ende nuk ka asnjë person të arrestuar. Në videon që disponon Fiks Fare shikohen qartë veprimet e z.Beso Qorri, djalit të tij, të cilët qëllojnë në befasi Dino Majkon. Ata e ndjekin edhe brenda në lokal, ndërsa e qëllojnë edhe me thikë. Në ngjarje merr pjesë edhe punonjësi i Policisë së Burgjeve, Ilmi Limaj, i cili sipas denoncuesve, zhduk nga vendi i ngjarjes thikën.

LEXO EDHE:  E kërcënonte në telefon/ 40-vjeçari e denoncon në polici

LEXO EDHE:  Tenderi 15 milionë euro/ Zbulohet kush qëndron pas aferës korruptive

Por, pavarësisht se ngjarja ka ndodhur në fund të muajit gusht, prokuroria e Sarandës nuk ka asnjë person të arrestuar. Familja e Dino Majkos pretendon me të drejtë, duke u bazuar në pamjet filmike, se ngjarja është tentativë vrasje. Autorët i shkojnë të dëmtuarit në lokalin ku po pinte kafe dhe e qëllojnë me thikë. Policia e ka cilësuar ngjarjen si tentativë vrasje, duke bërë edhe referimet përkatëse. Ndërkohë, prokurori Ilir Hoxha ka bërë rikualifikimin e ngjarjes, duke lehtësuar autorët e dyshuar.

Në takim mes prokurorit dhe të dëmtuarit, prokurori Hoxha thotë se autorët janë liruar nga gjykata. Ai i sugjeron Dinos që mos të bëjë vetëgjyqësi, por nuk i jep asnjë shpresë se ngjarja do të zbardhet. Dhe deri më tani, kur kanë kaluar rreth 45 ditë nga ngjarja, askush nuk është nën akuzë apo i ndaluar. Këto veprime kanë ngritur dyshime te familja Majko se, ashtu si në rastin e parë, prokuroria po tenton të mbrojë autorët të cilët janë punonjës policie, apo familjarë të tyre./tch

LEXO TE PLOTE