LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyhet gjyqi për grabitjen e bujshme në Rinas/ Gjobiten avokatët

13 Tetor 2020, 09:14, Kronika CNA
Shtyhet gjyqi për grabitjen e bujshme në Rinas/ Gjobiten avokatët

Shtyhet sërish procesi për të pandehurit e grabitjes së ndodhur në Rinas më 9 shkurt të vitit 2017.

Kjo ka bërë që avokatët mbrojtës të gjobiten me nga 50 mijë lekë dhe 100 mijë lekë.

Avokatët kryesisht të caktuar nga gjykata refuzojnë të marrin përsipër mbrojtjen e këtyre të pandehurve. Për çdo seancë gjykata ka vijuar me aplikimin e gjobave për avokatët kryesisht, të cilët refuzojnë mbrojtjen e tyre.

Shkalla e Parë e ish-Gjykatës për Krime të Rënda i ka dënuar të pandehurit me 107 vite në total. Dash Kupa 27 vite burg, Ernest Kupa 26 vite burg, Neim Avdylaj 26 vite burg, Fatjon Xhyliu 21 vite burg, Dritan Sinani 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vite burg.

Dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Ditjon Memlika dhe Admir Çerpja janë dënuar me nga 8 vite e 6 muaj burg. Përveç grabitjes jashtë pistës në aeroportin e Rinasit, ata gjithashtu akuzohen të jenë autorë të dy grabitjeve të tjera të dy bankave në vitin 2015. Ata akuzohen për veprat penale ?Vjedhja e bankave? më shumë se njëherë, ?Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake? në formën e grupit të strukturuar, ?Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal?./CNA.al

Lajmet e fundit nga