Connect with Us

Reforma në Drejtësi/ Rama: Nëse nuk ndëshkohen gjyqtarët dhe prokurorët, s’goditen zyrtarët e lartë!

Politikë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Nëse nuk ndëshkohen gjyqtarët dhe prokurorët, s’goditen zyrtarët e lartë!

Publikuar

-

Të gjithë presin lajme për vaksinën anti-Covid/ Rama ndan në rrjetin social fotot: Shqipëria e bukur

Teksa ka qene duke folur për Reformën në Drejtësi, kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhe të forta në drejtim të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Rama tha se askush nuk duhet të krijojë iluzione pasi nëse nuk goditet korrupsioni i nivelit të lartë brenda sistemit të drejtësisë, s’mund të mendohet se kjo do të vlejë dhe për zyrtarët e lartë.

“Më vjen mirë që këtu flasim për korrupsionin bazuar në fakte. Në fakte të nxjerra në pah në mënyrë krejt të pavarur nga një organizatë e mirënjohur për integritetin për identifikimin e korrupsionit në të gjitha shtetet dhe vlerësimin e situatës. Padiskutuar që lufta ndaj korrupsionit është në thelb luftë për modernizimin e shtetit. Është alternativa e shtetit kur ai mungon në shërbim ndaj qytetarëve, kur është i padisponueshëm për të dhënë atë që secilit i takon. Dhe kur shteti është i pafuqishëm për të vendosur interesin publik mbi interesa të ndryshme private.”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Integrimi në BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Publikuar

-

Nga

Integrimi me BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Kryenegociatori i Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Zef Mazi, ka folur për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mazi tha se e priste këtë vendim, ndërsa u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare.

Ai deklaroi në emisionin “Arnautistan” se shpreson që të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që shkaktoi edhe shyrjen e nisjes së bisedimeve.

“Sot në mbledhje nuk ka pasur asnjë vërejtje për Shqipërinë se i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare. Ngërçi midis një shteti anëtar dhe një shteti kandidat bëri që të mos ecë përpara një vendim i mundshëm për konferencën ndërqeveritare. Në rastin e hapjes së bisedimeve teknike ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka bërë që të shtyhet ky vendim. Starti teknik i negociatave, që është ulja në tavolinë do të duhet të miratohet kuadrin negociues i vendit nga Këshilli i BE dhe më pas paraqitet kuadri nacional i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Blushi i Metës “flakë për flakë” me Ramën/ Gruan e Bilalit e shqetëson fjalë Besëlidhje

LEXO EDHE:  Rama dështon në Kukës

Pas miratimit bëhet konferenca e parë ndërqeveritare. Dje është diskutuar nëse do të duhet një konferencë e parë ndërqeveritare midis dy vendeve ose jo, për Shqipërinë s’ka pasur kontestime. Nuk është hata vendimi i djeshëm. Unë e prisja dhe e di procedurën që ndiqet. Shpresohet që ende mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të gjendet kompromis. Presidenca gjermane dhe portugeze e këshillit bënë përpjekje të mëdha dhe presidenca sllovene besoj do ta gjejë zgjedhjen”, theksoi diplomati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetues/ Afati dhe kriteret

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar gjykimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, që u ankimuan nga opozita joparlamentare.

Kushtetuesja ka vendosur të çështja të pezullohet dhe t’i drejtohet edhe njëherë Komisionit të Venecias përsa i përket kësaj çështjeje.

Pas seancës maratomë që ka zgjatur rreth 9 orë, Gjykata Kushtetuese doli në përfundimin se duhet pritur opinioni i Venecias.

LEXO EDHE:  Blushi i Metës “flakë për flakë” me Ramën/ Gruan e Bilalit e shqetëson fjalë Besëlidhje

LEXO EDHE:  Rama dështon në Kukës

Ndërkohë, kujtojmë se kryebashkiakja demokrate në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ankimoi zgjedhjet në korrik të 2019-ës, ku kërkoi që të mos njihen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngeli jashtë Kuvendit/ Hajdari: Ja pse nuk u zgjodha deputete, do të vazhdoj të jem aktive në politikë

Publikuar

-

Nga

Ngeli jashtë Kuvendit/ Hajdari: Ja pse nuk u zgjodha deputete, do të vazhdoj të jem aktive në politikë

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar zgjedhjet e 25 Prillit, nga të cilat nuk arriti të merrte mandat deputeti.

Ajo u shpreh se ka bërë një betejë të fortë në Parlament. Hajdari theksoi se arsyeja që ajo nuk është zgjedhur deputete është lufta brenda sistemit gjë që sipas saj nuk e ka bërë.

Deputetja shtoi se do të jetë aktive në politikë dhe kontributi që do të japë do të jetë me të njëjtat parime që ka pasur.

Jo nuk më vjen aspak keq sepse kam bërë një betejë të fortë dhe jam shumë krenare për betejat që kamë bërë në parlament. Beteja për të qëndruar në parlament, për të dhënë mesazh që opozita ka nevojë për të bërë betejat e saj kundrejt çdo qeverie. Duhet luftuar brenda sistemit, për këtë kam qëndruar dhe jam krenare, patjetër që kjo është kostoja që merr me pas. Dua të jem aktive në politike, do të jem një njeri që do jetë një vlerë e shtuar për atë që përfaqëson fryma opozitare. Duhet parë se ku do të shkojnë gjërat. Kontributi që do të jap do të jetë po e me të njëjtat parime që kam pasur. Jam akoma në një analizë të të gjithë situatës, por do të vazhdoj rrugëtimin tim të jem aktive në politikë. Jam duke riparë pozicionin tim tek Nisma Thurje”,  Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE