Kronika
Pakoja e dyshimtë në Vlorë/ Dyshohet për eksploziv, policia jep detaje

Dalin detajet e para nga alarmi i ngritur në Vlorë për një pako të dyshimtë pranë Pallatit të Kulturës.
Blutë bëjnë me dije se rreth orës 18:42 është njoftuar nga kalimtarët se në lagjen “Pavarësia” në brendësi të një lulishteje, është konstatuar një pako e dyshimtë.
Pranë një peme është hedhur një telefon celular i mbështjellë, ndërsa janë ngritur dyshime të forta se bëhet fjalë për eksploziv i bërë në mënyrë artizanale.
“Më datë 13.10.2020, rreth orës 18:42, në lagjen Pavarsia, Vlorë, në brendësi të një lulishteje është konstatuar një pako e dyshimtë.
Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj. Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë”, njofton policia.
Ndërkohë, raportohet se ëhstë rrethuar zona dhe po pritet ndërhyrja e forcave xheniere, të cilat do të bëjnë shpërthimin e kontrolluar./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Pas arrestimit të sanitares mashtruese/ Policia bën lëvizjen e radhës
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi mbrëmjen e djeshme një skandal, ku një punonjëse e spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Covid 2, bënte pazar me...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makinat bëhen copë te ambasada italiane
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë pranë ambasadës italiane në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur fort duke pësuar dëme të...