Connect with Us

Një ditë para përfundimit të afatit/ Meta thirrje juristëve: Kandidoni për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

Politikë

Një ditë para përfundimit të afatit/ Meta thirrje juristëve: Kandidoni për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

Publikuar

-

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Meta: Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes 2 vendeve

Presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të përfundimit para kohe të mandatit të një prej ish-gjyqtarëve.

Kur ka mbetur edhe një ditë nga përfundimi i këtij afati, Meta i bën thirrje publike dhe inkurajon të gjithë juristët me integritet, pjesë e sistemit të drejtësisë ose jo, që plotësojnë kushtet e kandidimit të mos hezitojnë për të aplikuar për këtë pozicion në Gjykatën Kushtetuese.

“Pas përfundimit të procedurës së aplikimit, lista e kandidatëve aplikues dhe dokumentacioni shoqërues i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësim sipas ligjit. Emërimi si Gjykatës Kushtetues, është nder për personin që aplikon dhe njëshërbim i madh për Shqipërinë, për ruajtjen e sovrantitetit dhe demokracisë sëvendit, dhe mbi të gjitha njëhap i rëndësishëm për të ardhmen Evropiane të Shqipërisë.

Ripërtëritja dhe bërja plotësisht funksionale e Gjykatës Kushtetuese, por dhe e Gjykatës së Lartë janë kushte kryesore të çeljes së negociatave dhe plotësimi i këtyre kushteve kërkon jo vetëm angazhimin e të gjitha institucionevetëpërfshira por duhet tëgjejë dhe mbështetjen e shoqërisë shqiptare e cila brenda saj ka plotë juristë me integritet që dëshirojnëtë japin kontributin e tyre në këtë proces kaq të rëndësishëm.

Për juristët me integritet, edhe sikur 1 ditë të vetme të jenë anëtarë tëGjykatës Kushtetuese është vlerë e shtuar në karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë. Ripërtëritja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Shqipërinë! Thirrja është e hapur deri në datën 14 tetor, ndaj Presidenti i Republikëssot i fton të aplikojnë dhe të mos ndihen të frikësuar nga procesi i verifikimit që do të pasojë në KED”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Bashkëthemeluesi i Lëvizjes për Ndryshim mesazh të fortë qytetarëve

Ndërkohë, Meta i bën thirrje edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor që të punojë në mënyrë të pandreprerë në drejtim të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave për plotësimin e të gjitha vendeve vakante në Gjykatën e Lartë.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhet të jetë plotësisht funksionale me të 9 anëtarët e saj, në mënyrë që gjatë shqyrtimit të çështjeve kjo trupë gjyqësore të mos hasë në asnjë pengesë proceduriale që bën të pamundur marrjen e vendimeve për themelin e pretendimeve kushtetutese të ngritura nga palët.

Kujtojmë se kjo është e treta here që Presidenti shpall thirrjen për plotësimin e këtij vendi vakant, pasi në të dy procedurat e mëparshme, kandidatët që shprehën interesin ose janë tërhequr gjatë garës, ose nuk janë kualifikuar nga KED gjatë procesit të verifikimit të tyre./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zërat kundër Bashës në PD/ Elezi: Kush ka folur është përjashtuar

Publikuar

-

Nga

“Basha ka bërë PD-në të pabesueshme”/ Ibsen Elezi: Ja kush është problem unë, më i madh se Rama

Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit ka komentuar mbi zërat kundër krydemokratit Lulzim Basha në Partinë Demokratike. Ai tha se shumë anëtarë nuk reagojnë kundër tij, pasi të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar.

Ai shprehet se është njerëzore të gabosh, por sipas tij , të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për gabimet që bëjnë.

“Të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar. Kjo është arsyeja. Ky mekanizëm i ndërtuar me kujdes apo rastësisht kanë çuar në vrasjen e kurajos.

LEXO EDHE:  Rama-Meta “përballen” sërish në Parlament/Video për të mos u humbur!

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Bashkëthemeluesi i Lëvizjes për Ndryshim mesazh të fortë qytetarëve

Në momentin që vret kurajën është e vështirë që njerëzit të besojnë që do ketë sukses nëse del kundër rrymës. Dikush më shumë, dikush më pak, përgjegjës jemi të gjithë. Nuk është turp të korrigjosh diçka, është njerëzore të gabosh. Duke e ditur që demokracia është opinion edhe në rrjetet sociale po deformohet demokracia. Në PD është vrarë konkurrenca, konkurrenca është ajo që prodhon ide”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Elezi: Të bëhet garë e barabartë

Publikuar

-

Nga

“Ka një dakordësi në heshtje”/ Elezi zbulon çfarë fshihet pas sulmeve të Republikasve ndaj Topallit

Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi është shprehur se një nga gabimet më të mëdha që Partia Demokratike ka bërë në zgjedhjet parlamentare është që nuk kërkoi votat e emigrantëve. Elezi shton se nëse do të kishin votuar edhe emigrantët opozita do ti kishte fituar zgjedhjet.

Ai në një intervistë për McnTv, thekson se  zgjedhjet brenda PD për të vendosur lidershipin e ri duhet  të jenë të barabarta dhe sipas tij, nëse fiton Basha do ta pranojë këtë gjë.

“E djathta kërkon sisteme që kanë të bëjnë me konkurrencën ndërsa e majta del me teori dhe fshehin listat. Ajo që duhet të kërkonte me këmbëngulje opozita ishte vota e emigrantëve. Si nuk e kërkon votën e tyre dhe del e ankohesh?  Po të kishte qenë vota e emigrantëve që opozita sado e pafuqishme është do kishte fituar mbi qeverinë. Kjo është një qeveri skandalesh. Nuk i numëron dot skandalet e Ramës. Kemi kërkuar që Basha të largohet dhe të bëhet garë e barabartë. Nëse si fiton unë do ta pranoja këtë gjë”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Publikuar

-

Nga

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi ka komentuar mbi dështimet e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  Elezi shton se ai dhe kreu i PD Lulzim Basha do të jenë në garë për të qenë në krye të kësaj partie jo vetëm për idetë por edhe për personalitetin.

Ai në një intervistë për McnTv thekson se Basha nuk mund të fitojë pasi sipas tij, ai ka humbur besueshmërinë e anëtarëve dhe elektoratit. Ish-kryetari është shprehur se krydemokrati i hartoi i vetëm listën e kandidatëve për deputet.

“Si mund të fitojë Lulizm Basha. Nëse konkurrojmë të dy bashkë do konkurrojmë për idetë dhe personalitetin. Do të jemi në garë. Unë në momentin që ti je një njeri që ke një pabesueshme të madhe dhe nëse ke përballe një njeri që ka minimumin e besueshmërisë nuk ka mundësi të fitojë.

Ai u çua dhe tha kam ndërtuar një listë të vetme me 140 kandidatë dhe kërkoi falje. Bëri ca xhinglime por prapë dështoi. Njerëzit nuk besojnë tek fjala por tek veprimi. Lulzim Basha ka treguar mungesën e besueshmërisë tek anëtarësia e PD dhe tek elektorati. Kjo është arsyeja kryesore e dështimit të Bashës”, tha Elezi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE