LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta përkujton Dritëro Agollin/ Në administratën shtetërore sot e gjen edhe Zylon, edhe Demkën

13 Tetor 2020, 07:05, Politikë CNA
Meta përkujton Dritëro Agollin/ Në administratën

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar në ditën e tij të lindjes, shkrimtarin e madh, Dritëro Agolli.

Sipas Metës, Dritëroi ishte dhe do të mbetet i të gjithëve, prezent në çdo kohë me idetë e tij, në art, kulturë, letërsi dhe politikë. Presidenti shprehet se ?Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo? është sot kaq prezente si fabul në administratën shtetërore, ku sipas tij, ende e gjen edhe Zylon edhe Demkën.

?Dritëroi ynë dritëron gjithmonë!
Thellësia e mendimit, këshillat e mençura, forca e karakterit, urtësia, e në veçanti kurajoja për t?u ballafaquar me padrejtësinë janë një pasuri e madhe që ai na la të gjithëve, së bashku me kryeveprat artistike, ngahera aktuale, frymëzuese dhe shumë të dashura.
Dritëroi ishte një derë e hapur ku gjeje një mik të mençur e të gjendur. Ai ishte dhe do të mbetet i të gjithëve, prezent në çdo kohë me idetë e tij, në art, kulturë, letërsi dhe politikë, sepse forca e talentit, karakterit dhe fuqia e mendimit i buronte nga populli dhe madhështia e të qenit në radhë të parë njeri modest dhe i thjeshtë, pranë halleve e problemeve të bujkut, fermerit, punëtorit dhe shqiptarit patriot, gjithmonë i pari për t?u ?përleshur? me padrejtësinë, arrogancën, megalomaninë, burokratizmin dhe presionet e pushtetit.
E kush do ta mendonte se ?Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo? do të ishte edhe sot kaq prezente si fabul në administratën shtetërore, ku ende e gjen edhe Zylon edhe Demkën.
Sot në ditën e tij të lindjes, Dritëroi na mungon fizikisht të gjithëve. Por ai do të jetë përherë i gjallë midis nesh, në çdo raft librash, në kujtimet e paharruara që la pas dhe në çdo këshillë të vyer që na dha ne miqve të tij!?, shkruan Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga