LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi takim me kryesinë e LSI-së në Durrës/ Të ndezim motorrët, Edi Rama do thyejë hundët

13 Tetor 2020, 15:49, Politikë CNA
Kryemadhi takim me kryesinë e LSI-së në Durrës/ Të

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kryesinë e kësaj partie në qytetin e Durrësit për të ndarë e përcaktuar objektivat përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryemadhi e ka quajtur Ramën ?kryeministër të degraduar?, ndërsa është shprehur se LSI do të ndezë motorrët në maksimum për të qenë forcë e parë në qytetin e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit.

?Detyra jonë, sfida që kemi nuk është thjesht angazhimi i të rinjve por do punojmë për t?ja kthyer këtë qytet banorëve, për ta ndarë politikën nga krimi, nga baltosja e imazhit të qytetit të Durrësit.

Sot qyteti është grabitur nga një grup njerëzish që ka krijuar një situatë problematike për vetë banorët.

Të ndezim motorët, të ndahemi në çdo qendër votim, jo thjesht për vota për LSI, por të krijojmë bindjen që Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve.

Nga Durrësi dhe gjithë Shqipëria ne kemi nevojë për përfshirjen e intelektualëve, profesionistëve që të jenë pjesë e hartimit të qeverisjes nesër. Sot mendojmë që Durrësi ka nevojë për një fytyrë të re, pasi shiu i 25 prillit do ta lajmë baltën e hedhur në Durrës e do rikthejë shkëlqimin e dikurshëm.

Do shtrihemi në çdo cep të qarkut, gara do të jetë midis Tiranës, Fierit dhe Durrësit, është garë idesh, jo garë votash.

Përshëndes suflerët e kryeministrit të degraduar dhe ju them se këtu jo vetëm që LSI del forcë e parë, por forcë avangarde për të zhdukur krimin e instaluar prej tij, do i thyejë hundët Edi Rama. Do t?i thyej hundët, jo vetëm Edi Ramës, por kujtdo që do të degradojë qytetarët shqiptarë. Kemi nevojë për të biseduar me çdo qytetar shqiptar për të dhënë vizionin tonë. Jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të gjithë shqiptarëve?,- u shpreh ajo./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga