LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kokat e korrupsionit nuk janë politikanët”/ Rama: 'Peshkaqenët e vjetër' s duhet të lundrojnë në politikë

13 Tetor 2020, 10:27, Politikë CNA
“Kokat e korrupsionit nuk janë politikanët”/ Rama:

Në fjalën e tij për luftën kundër krimit të organizuar, kryeministri Edi Rama deklaroi se koka e korrupsionit në vend nuk janë politikanët por koorporatat e gjyqtarëve.

Ai tha se procesi i vettingut nuk ka për qëllim që të gjykojë gjyqtarët apo prokurorët por vetëm t’i pastrojë ata. Sipas tij, SPAK dhe BKH kanë detyrën për të gjykuar.

“Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, por koorporatat e gjyqtarëve. Nëse nuk vendoset në themel të sistemit të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30 vjeçar, ngrehina nuk do të qëndrojë. Sot kam një zhgënjim se nga njëra anë nuk e kanë kuptuar deri në fund se vettingu pastron sistemin. Nuk bën gjykimin penal të atyre. Këtë duhet ta bëjë sistemi i pastruar nga vettingu. Dhe për këtë është SPAK dhe BKH. Bashkëjetesa paqësore mes sistemit të ri dhe peshkaqenëve absurd të korrupsionit në sistemin e drejtësisë që vazhdojnë të lundrojnë në formë avokatësh apo konsulentësh apo në formë politikanësh, do të ishte fundi edhe për 1 ose dy dekada të tjera. Parrullat, rekomandimet me luftra që e çojnë atë. Nuk janë të gjithë njësoj në institucione dhe as në politikë. Ndarja e shapit nga sheqeri duhet ta bëjë sistemi i drejtësisë. Pa BE dhe ShBA nuk do të kishim bërë kurrë progres. Nuk do merrnim miratimin e parlamentit. U desh ndërhyrja e ShBA” – tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga