Connect with Us

Kamboxhia, si luftohet varfëria ekstreme përmes shitjes së flokëve

Blog

Kamboxhia, si luftohet varfëria ekstreme përmes shitjes së flokëve

Publikuar

-

Nga Maria Stöhr “Der Spiegel”

Janë thjeshte flokë, thonë tregtarët me gërshërë në duar. Por të gjithë e dinë që kjo nuk është e vërtetë. Për shembull merrni Prak Sohka. 42-vjeçarja jeton në një fshat të Kamboxhias, rreth 170 kilometra larg kryeqytetit Phom Pen.
Ajo thotë se flokët e saj kanë fituar shumë konkurse bukurie, dhe se kujdeset shumë për
to, përmes një përzierje të vajit të kokosit dhe një luleje të veçantë. Prak ka në shtëpinë e saj një foto të realizuar kur ishte 18 vjeçe me flokët e zinj dhe tepër të gjatë.
Pak çaste pas shkrepjes së asaj fotoje, ajo kujton se iu afrua një grua që i ofroi 40 euro për t’i blerë flokët e Prak. Në atë kohë, ajo shumë iu duk si një pasuri e tërë. Pastaj u deshën vetëm 5 minuta që flokët e mrekullueshëm të zhdukeshin nga koka e saj, duke mbetur vetëm disa fije.

Flokët si burim të ardhurash

Në Indi dhe Kinë, tregu i flokëve të njeriut, ka qenë prej kohësh një biznes miliarda dollarësh. Për të përmbushur kërkesën e madhe, vendet e tjera aziatike kanë filluar gjithashtu të merren me këtë lloj tregtie.
Kamboxhia është një nga ato vende, pasi sipas statistikave të Bankës Botërore, 4.5 milionë njerëz jetojnë nën kufirin e varfërisë, që do të thotë se fitojnë dhe jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Në Kamboxhia, sidomos nëpër fshatra, flokët shihen si një lëndë e parë e rinovueshme që njerëzit mund të shesin për të paguar tarifat e shkollimit të fëmijëve, ushqimin e përditshëm apo këstet e kredisë së marrë për shtëpinë e tyre.
Fotoreporterët Luiza Plajod dhe Benxhamin Filarski e vizituan këtë vend në shkurt, pak para se të shfaqej koronavirusi. Ata u takuan me gra nëpër fshatra, të cilat tashmë i kishin shitur flokët e tyre të paktën 2 ose 3 herë. Ato kishin përjetuar ndjenjën e turpit, por edhe thashethemet e njerëzve se prerja e flokëve mund të ndjellë fatin e keq.
Gjithashtu, ata u takuan me gratë që vëzhgojnë tregjet e mëdha të Phom Penit për të gjetur dhe blerë flokë njeriu, për të cilat paguajnë deri në 500 euro, për shkak se flokët ekstejshën u japin atyre më shumë vetëbesim. Ato shpresojnë që shtesat e flokëve do t’i bëjë më të suksesshme në karrierat e tyre.

LEXO EDHE:  Këto janë shenjat  që tregojnë mungesën e Omega 3 tek gratë

Fuqizim apo poshtërim i grave?

Fotoreporterët u takuan me tregtarët që shesin flokët e blera nëpër fshatra, dhe që mbajnë veshur bluza me moto si “Mos ndalo kurrë së rrituri”, apo simbole me parulla si “Bëhu më e bukur për një jetë më të mirë” të varura në vitrinat e dyqaneve të tyre. Por a është ky fuqizim apo poshtërim?
Flokët nuk janë thjesht flokë, siç zbuluan Plajod dhe Filarski. Ato janë edhe para. Dhe tregtia e flokëve ka të bëjë me dinjitetin e njeriut. Çfarë do të thotë kur gratë blejnë flokët e grave të tjera, në mënyrë që të jetojnë në përputhje me një ideal bukurie, me pasojën që gruaja tjetër, ajo që nuk ka para, të mos jetë më në gjendje të jetojë vetë sipas atij ideali?
A është kjo një shenjë e poshtërimit të grave nga shoqëria kamboxhiane, pasi i nxit gratë që të gjymtojnë pak a shumë njëra-tjetrën? Apo ky është një lloj fuqizimi i tyre, duke pasur parasysh që gratë fitojnë para, të cilat i bëjnë ato më të pavarura nga burrat dhe familjet e tyre?
Plajod thotë se gratë që shesin flokët e tyre nuk janë viktima, dhe se ato e dinë se çfarë po bëjnë. “Ato përdorin atë që kanë për të krijuar një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre”- thotë ajo. Kjo i lejon shumë prej tyre që të bëjnë gjëra që do të donin t’i bënin. Por ajo thekson se situata është e ndryshme për gratë që blejnë flokët. Ato ndihen shpesh në presion për të përmbushur disa standarde që shoqëria u imponon grave./Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Si do përpiqen ta sabotojnë vaksinën anti-Covid, kundërshtarët e vaksinimit

Publikuar

-

Nga

Si do përpiqen ta sabotojnë vaksinën anti-Covid, kundërshtarët e vaksinimit

Nga Alessio Perrone

Tani që kompanitë Pfizer dhe Moderna, duket se kanë në dispozocion vaksina efektive kundër Covid-19, po shtrohen një sërë pyetjesh legjitime – kostoja, furnizimi, logjistika – në mënyrë që të nisë ajo që shpresojmë të bëhet fushata më e shpejtë dhe më e gjerë e vaksinimit në histori.

Por disa ditë më parë në Facebook, anëtari i parlamentit italian dhe provokatori politik Xhanluixhi Paragone u fokusua në pyetje të tjera:Cilat janë efektet anësore potencialisht të këqija të vaksinës? A nuk ishte pandemia një lojë nga e cila përfiton industria farmaceutike?

Paragone nuk pati nevojë të presëgjatë për të marrë njëpërgjigje, pasi shumë prej qindra komenteve që pasuan ushqyen atë qëështë bërë e njohur globalisht si lëvizja kundër vaksinave.

Shumë nga komentuesit paralajmëruan se vaksina do të ndryshojëADN-në tonë; se ajo nëthelb ështënjëhelm; se do të ndihmojë në instalimin e mikroçipeve në kokat tona. Ështëmbresëlënëse, por po aq edhe një paralajmërim ogurzi, sesa shpejt ngjiti një mesazh i tillë. Kundërshtarët e vaksinave kanë dominuar këto kohë mediat sociale, duke përhapur teori konspirative si llojin e vet të virusit dixhital.

Gjatë 5 viteve të fundit, faktet themelore shkencore diskutohen nga një numër në rritje i fqinjëve tanë. Që vaksinat mbeten një nga zbulimet më të rëndësishme shkencore të bëra ndonjëherë, dhe që janëkryesisht përgjegjëse për jetëgjatësinë më të madhe të njerëzve, dhe për shumë përfitime në shëndetit publik të shekullit të kaluar, kjo është një pyetje e hapur për gjithnjë e më shumë njerëz.

Deri më tani, kundërshtarët e vaksinave janë fajësuar për disa nga vatrat epidemike të sëmundjeve që ishin mposhtur prej kohësh nga vaksinat, kryesisht fruthi. Por tani ne mund të përballemi me një rrezik shumë më të madh:që mosbesimi publik i nxitur nga kjo lëvizje, dhe ajo kundër përdorimit të maskave, por edhe mohuesit e Covid, të minojë potencialisht fushatën globale të vaksinimit kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:  Këto janë shenjat  që tregojnë mungesën e Omega 3 tek gratë

LEXO EDHE:  Gratë parisiene e caktuan trendin e çizmeve për 2018-ën dhe bota e modës e aprovoi

Ne jemi ende muaj larg vaksinimit në shkallë të gjërë, por në sondazhet e fundit vetëm rreth gjysma e të anketuarve në Francë dhe Itali, dhe 40 për qind e atyre në Gjermani thanë se do të vaksinoheshin. “Lancet” raporton për një studim të ri nga Qendra për Luftimin e Urrejtjes Dixhitale, që fajëson kompanitë e mediave sociale për lejimin e veprimtarisë dhe propagandës sëlëvizjes kundër vaksinave.

Autorët e raportit vunë në dukje se llogaritë e mediave sociale të të ashtuquajturve kundërshtarë të vaksinave, e kanë rritur ndjekjen e tyre me të paktën 7 milion njerëz që nga viti 2019, dhe 31 milion njerëz në total ndjekin grupe anti-vaksinënë Facebook.

Ka arsye të ligjshme pse për momentin duhet të jemi tëkujdesshëm në lidhje me vaksinat e reja. Së pari ato ende duhet të marrin aprovimin e sigurisë nga institucionet, para se ne të analizojmë se çfarë do të bëjmë, do të vaksinohemi apo jo.

Por përhapja e mosbesimit publik, rrezikon të sabotojë luftën kundër Covid-19, e cila varet nënjë pjesë të madhe ngavaksnimi i shumicës së popullsisë.Një dekadë në epokën e mediave sociale, po na kujtohet sërish se informacioni dixhital është helm dhe shërim në të njëjtën kohë, dhe se një vaksinë kundër efekteve më të këqija do të kërkojë vite për tu zbuluar. / World Crunch – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Holodomor, kur Stalini vdiq nga uria miliona njerëz në Ukrainë

Publikuar

-

Nga

Ishte një tragjedi aq e madhe, saqë ukrainasit shpikën një fjalë të re për ta përshkruar “Holodomor” ose “vdekja nga uria”. Ajo i referohet vdekjes së miliona ukrainasve në vitet 1930, të shkaktuara nga politikat mizor të Josif Stalinit.

Një masakër, që është ende një nga arsyet kryesor të marrëdhënieve të tensionuara mes Kievit dhe Moskës, sigurisht bashkëngjitur edhe zhvillimet pas vitit 2014. Tragjedia nisi kur Stalini, midis vjeshtës së vitit 1932 dhe pranverës së vitit 1933, vendosi kolektivizimin e detyruar në bujqësi, duke i detyruar kulakët, fshatarët e pasur që t’u bashkoheshin kundër vullnetit të tyre fermave shtetërore. Ai proces shkaktoi një uri masive, që preku pjesë të ndryshme të Bashkimit Sovjetik, nga Kaukazi në Siberi, dhe nga Kazakistani në zonën e lumit Vollga. Megjithatë, ata që e pësuan më shumë ishin ukrainasit, pasi shfarosja e fshatarëve ishte e ndërthurur me përndjekjen e inteligjencës, dhe luftën kundër patriotizmit të një populli të tërë.

Për Bashkimin Sovjetik, Ukraina pjellore, e njohur ndryshe me nofkën “hambari i Evropës”, ishte një vend që duhej shfrytëzuar. Ndaj Stalini vendosi të lajë njëherë e mirë hesapet me kulakët, kundërshtarët e fortë të kolektivizimit. Kësisoj, në fund të viteve 1920, ashtu si fermerët e tjerë në Bashkimin Sovjetik, edhe fshatarët ukrainas u detyruan t’i bashkohen kolkozeve, fermat shtetërore, ndërsa tokat e tyre u konfiskuan.

“Vala e parë e madhe e vdekjeve, u shkaktua direkt nga fakti se autoritetet sovjetike, indiferente ndaj ndryshimeve natyrore në prodhim, morën përqindje shumë të larta të prodhimit të fshatarëve (rreth 20 për qind)”-shkruan historiani francez Bernard Brunto
në librin e tij “Shekulli i gjenocideve”.

“Në Ukrainë, u kolektivizuan 70 për qind e fermave, përkundrejt 59 për qind në Rusi”-shkruan Bruneto. Shumë fermerë e kundërshtuan këtë kërkesë, ata refuzuan të heqin dorë nga të korrat, i fshehën ushqimet dhe i therën bagëtitë e tyre, në vend se t‘ua dorëzonin kolkozeve.
Ky qëndrim i ukrainasve, u konsiderua nga Byroja Politike Sovjetike një akt shumë serioz rebelimi, dhe pavarësisht se ishin në dijeni të mungesës së ushqimit për banorët e fshatrave, agjentët lokalë dhe aktivistët e partisë ua konfiskuan pjesën më të madhe të ushqimeve.
Për më tepër, për të parandaluar që fshatarët të zhvendoseshin dhe strehoheshin në qytete, ata u izoluan nëpër fshatrat e tyre. Situata ishte e vështirë në mbarë Bashkimin Sovjetik. Popullsia ishte e rraskapitur dhe e uritur, e megjithatë Stalini refuzoi çdo ndihmë nga jashtë, dhe i akuzoi fshatarët e uritur si fajtorët të situatës ku ndodheshin.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, ai miratoi ligje të ashpra që vetëm sa e rrisnin tensionin, terrorin dhe numrin e viktimave:kushdo që zbulohej se fshihte diçka për të ngrënë, qofshin këto edhe vetëm lëkurat e patates, do të pushkatohej.

LEXO EDHE:  “Sindroma e tërheqjes”/ Pse Amerika nuk mund të braktisë angazhimet e saj nëpër botë

LEXO EDHE:  Manastirliu publikon videon ndërgjegjësuese/ Thirrje qytetarëve: Duhet të dalim me sa më pak humbje

Ajo që ndodhi ishte vërtet një masakër:rreth 5 milionë njerëz në mbarë Bashkimin Sovjetik – të privuar enkas nga mjetet e jetesës – vdiqën nga uria. Nga ata, rreth 4 milion ishin ukrainas. “Epidemitë u përhapën, dhe kishte shumë raste të kanibalizmit. Gati gjysma e viktimave ishin fëmijë”- vazhdon historiani francez. Moska shtypi të gjitha format e disidencës, dhe nuk e njohu kurrë atë krim të tmerrshëm.

Përmes manipulimit të demografisë, ajo arriti të fshehë zhdukjen e papritur të miliona qenieve njerëzore. Pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953, pasardhësi i tij Nikita Hrushov filloi “de-Stalinizimin”, dhe denoncoi krimet e paraardhësit të tij, veçanërisht spastrimet brenda partisë të viteve 1936-1938.

Por ai nuk e përmendi asnjëherë dramën ukrainase, që ishte shfarosja më e madhe në historinë evropiane të shekullit XX-të, pas Holokaustit të hebrenjve. Gjithsesi edhe në ato vite, u ngrit një zë që foli. Ishte ai i shkrimtarit rus me origjinë ukrainase Vasili Grosman.
Në romanin e saj të famshëm “Gjithçka rrjedh”, shkruar midis viteve 1955-1963, një nga personazhet kryesore, Ana Sergevna, rrëfen për vitet e tmerrshme të kolektivizimit, urisë, dhe shfarosjes së kulakëve në Ukrainë. Libri, siç mund të imagjinohet, u përball me shumë vështirësi deri në botimin e tij.

Në vitet 1960, disa agjentë të KGB-së ia sekuestruan dorëshkrimin, por shkrimtari e rishkroi librin nga e para. Kopja, e gjetur pas vdekjes së tij në vitin 1964, u botua më pas në vitin 1970 në Frankfurt. Ndërsa në Rusi romani u botua vetëm në vitin 1989, në kohën e Gorbaçovit.
Disa vjet më herët, në vitin 1986, në Angli dhe Shtetet e Bashkuara, ishte botuar eseja “Të korrat e dëshpërimit” nga historiani anglez Robert Konkest, në të cilën për herë të parë Holodomor u dokumentua dhe përshkrua në detaje.

Sipas Konkest, uria nuk ishte shkaktuar nga kolektivizimi i tokës, por nga konfiskimi i ushqimit, dhe nga bllokimet e rrugëve që parandaluan lëvizjen e popullsisë. Për historianin anglez, shfarosja e miliona kulakëve, ishte një akt i qëllimshëm gjenocidial. Ndërkohë, e vërteta për atë që ndodhi në ato vite, filloi të përhapet në një shkallë të gjerë vetëm pas shpalljes së pavarësisë së Ukrainës në vitin 1991, dhe hapjes së arkivave sovjetike. Në vitin 2003, Kombet e Bashkuara deklaruan se Holodomor ishte “rezultat i politikave dhe veprimeve mizore, që sollën vdekjen e miliona njerëzve”.

Pesë vjet më vonë, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, në të cilën Holomodor klasifikohet si një krim kundër njerëzimit. Gjithsesi, ai nuk u njoh asnjëherë si gjenocid, që të mos zemëronte Rusinë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.focus.it/cultura/storia/Holodomor-genocidio-carestia-ucraina

LEXO TE PLOTE

Blog

A mund të ripërdoren maskat kirurgjikale? Ja çfarë thonë shkencëtarët

Publikuar

-

Nga

Autoritetet shëndetësore, thonë se arma më e përhapur anti-Covid – maskat kirurgjikale – duhet të hidhet në koshin e plehrave pas një përdorimi të vetëm. Por shqetësimet mjedisore, po nxisin disa shkencëtarë që ta vënë në dyshim këtë rekomandim.
Ndërsa koronavirusi vazhdon që të përhapet, maskat në shumë vende janë bërë të detyrueshme në transportin publik, në dyqane, dhe në vendin e punës. Por kostoja e tyre është bërë një problem, ashtu si edhe fakti që shumë maska plastike të disponueshme, po përfundojnë në lumenj dete dhe oqeane.

Një alternativë është përdorimi i maskave prej cope rrobash. Por shumë njerëz preferojnë maskat kirurgjikale me një përdorim, pasi ato janë më të lehta dhe më të lira. “Maskat mjekësore janë vetëm njëpërdorimëshe”- ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë. “Hidhni maskën menjëherë ato pas përdorimit të parë, mundësisht në një kosh të mbyllur”- vijon rekomandimi.
Por në kontekstin e mungesave të shumta në pajisje mbrojtëse gjatë valës së parë të pandemisë së Covid-19, OBSH lejoi në një raport muajit prillit përdorimin për një kohë më të gjatë të maskave të disponueshme, në rastet kur ka një mungesë serioze të pajisjeve mbrojtëse personale.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) lejoi – në rrethana emergjente – pastrimin e maskave N95 të përdorura nga mjekët  dhe infermierët nëpër spitale me avujt e peroksidit të hidrogjenit.
Metoda të tjera për të pastruar maskat njëpërdorimëshe përfshijnë ekspozimin e tyre ndaj temperaturave të larta ose rrezatimin ultraviolet.

Por këto metoda janë të papërshtatshme për njerëzit në shtëpi, thotë mikrobiologu francez, anëtar i “Adios Corona”, Denis Korpe.
“Adios Corona”, një grupim shkencëtarësh që jep informacion për publikun mbi Covid-19 – rekomandon “vendosjen e maskës në një zarf letre me datën e shënuar sipër, dhe lënien e saj mënjanë për 7 ditë”.

“Disa studime shkencore, tregojnë se pas 7 ditësh viruset në një maskë, janë thuajse të gjithë të vdekura”- thotë Korpe. Një studim i botuar në revistën mjekësore “The Lancet”, zbuloi se pas një jave vetëm 0.1 për qind e virusit në sipërfaqen e jashtme të maskës, ishte ende e dukshme. Por kjo metodë nuk është e përshtatshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor, që zakonisht ekspozohen ndaj ngarkesave të larta virale. Peter Cai, shpikësi i materialit filtër elektrostatikisht të ngarkuar në maskat N95, bie dakord me “metodën 7 –ditore”. Por ai sugjeron që maskat e përdorura më herët, të lihen të hapura për një javë përpara se të ripërdoren, një cikël që ai thotë se mund të përsëritet 5-10 herë.

Maskat e disponueshme mund të vendosen edhe në një furrë, idealisht në një temperaturë midis 70-75 gradë Celsius, jo shumë e lartë për të shmangur djegien e plastikës, por mjaftueshëm nxehtë për të vrarë virusin. Nga ana tjetër, larja e maskave në lavatriçe, nuk është një ide e mirë.

LEXO EDHE:  Këto janë shenjat  që tregojnë mungesën e Omega 3 tek gratë

LEXO EDHE:  “Duhet ndjekur si model”/ Duma: Presidenti Trump i ka dhënë botës një gjë shumë të mirë

“Larja pa detergjent e maskave, mund të mos e zhdukë virusin. Ndërsa larja me detergjent do të fshijë ngarkesat elektrostatike, duke e zvogëluar efikasitetin e maskës”-thekson Cai.

Grupi francez për të drejtat e konsumatorëve “UFC-Que Choisir”, i lau maskat kirurgjikale në temperaturën 60 gradë Celcius, i vendosi në tharëse, dhe i hekurosi. Pas 10 cikleve të tilla, maskat ende filtronin të paktën 90 për qind të grimcave nën 3 mikronë. “Në vumë re se maskat kirurgjikale të lara, ishin të paktën po aq efikase sa maskat më të mira të bëra prej cope rrobash”- njoftoi “UFC-Que Choisir” javën e kaluar.

Edhe studiuesi Filip Vroman nga universiteti francez i inxhinierisë Ensait, arriti në të njëjtin përfundim. Pas 5 larjesh, “nuk ka praktikisht dallime në filtrim për grimcat prej 3 mikronë”-tha Vroman. “Dhe unë do të preferoja që ne t’i ndërronim maskat çdo 4 orë dhe t’i lanim ato, në vend se t’i mbanim disa ditë me radhë siç bëjnë disa njerëz. Është pak e shumë si me të brendshmet tona”- thotë ai.
Por jo të gjithë shkencëtarët pajtohen me këtë ide. “Larja e maskës në shtëpi, mund të shkaktojë një ndotje dytësore dhe përhapjen e virusit, nëse larja nuk ndodh si duhet”-thotë Kaiming Ji, kreu i departamentit të inxhinierisë bio-mjekësore në Universitetin Binghamton të Nju Jorkut./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.sciencealert.com/can-surgical-masks-be-reused-scientists-are-asking-some-valid-questions

LEXO TE PLOTE